PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fillon 'Java e Pekinit' në Ekspozitën e Milanos
2015-06-03 16:51:50 CRI Komenti juaj Printoni

Pavijoni i Kinës në Ekspozitën Milanos u kthye në një skenë të madhe artistike, me shfaqje dhe video gjatë fundjavës së kaluar, kur filloi dhe Java e Pekinit.

Korrespodenti i CRI-së Guo Yan raporton tani nga Milano.

Radhë të gjatë njerëzish pritën me orë të tëra për të hynë në pavijonin e Kinën i ndërtuar në formën e një harku që formohet nga bashkimi i dy kallinjve grurë.

Ata prisnin për të parë akrobatë, kërcimtarë dhe këngëtarë opera që u ngjitën në skenë për të treguar javën trashëgiminë e pasur kulture të Pekinit.

Si qyteti i parë që prezantohet në ekspozitën botërore të Italisë, autoritetet e Pekinit në aktivitet njoftuan organizimin e një seri shfaqjesh në ditët në vijim.

Li Wei, sekretari i përgjithshëm i qeverisë vendore të Pekinit, thotë se synohet prezantimi i pjesën kozmopolite të qytetit.

"Pekini është një kryeqytet antik me një histori mbi 3000 vjeçare. Por në të njëjtën kohë është një qytet antik me një civilizim antik. Pekini është i hapur për komunikim ndërkombëtar dhe do ta forcojë bashkëpunimin me qytete të tjera rreth e përqark botës në fusha të ndryshe duke përfshirë atë ekonomike, teknologjike dhe kulturore. Pekini është i etur për të punuar më ngushtë me qytetet e tjera. Dhe ne shpresojmë sinqerisht se miqtë tanë nga e gjithë bota do të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e qytetit."

Wang Jinzhen është kreu id delegacionit kinez në Ekspozitën e Milanos. Ai thotë se "Java e Pekinit" është një shembull i mirë për t'u ndjekur nga qytetet dhe provincat e tjera të Kinës.

"Së pari, Java e Pekinit përfshin një seri të gjerë aktivitetesh me tema të ndryshme, që fillojnë nga bujqësia e deri te siguria ushqimore, të cilat do të tregojnë plotësisht hijeshinë e qytetit. Muret e kuqe prej qelqi dhe peizazhi shkëlqyes i pavijonit i shtojnë bukurinë qytetit. "

Stefano Cartie është përgjegjësi i pavijonit të Italisë në Milano. Ai thotë se beson se Java e Pekinit do t'i ndihmojë njerëzit ta njohim më mirë kryeqytetin e Kinës.

"Mes aktiviteteve të mbajtura nga Kina, ne do të zhvillojmë aktivitete të tjera prezantuese në pavijonin e Italisë. Unë shpresoj se ne mund të zhvillojmë më shumë raste bashkëpunimi dypalësh. Ne do të fillojmë me rajonin e Marche-ve. Ne do t'ia prezantojmë këtë rajon Pekinit së pari si dhe do të zhvillojmë aktivitete të ngjashme në vazhdimësi. Ekspozita botërore nuk u shërben vetëm turistëve, por ajo është gjithashtu një platformë e gjerë për kompanitë që të gjejnë mundësi dhe shanse bashkëpunimi si dhe të zgjerojnë tregun e tyre ndërkombëtar."

Ekspozita e Milanos, e cila do të jetë e hapur deri në tetor, po mbështet kandidaturën e Pekinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022. Gao Xuemei, një anëtar i Komitetit Kandidues të Pekinit, thotë se shpreson se ekspozita do ta mbështesë kandidaturën.

"Në mbylljen e Javës së Pekinit ne do të kemi ambasadorët tanë për të prezantuar një këngë me temën e Lojërave Olimpike Dimërore. Shpresojmë që nëpërmjet saj më shumë njerëz ta njohim përparimin e kërkesës sonë."

Java e Pekinit shënon prezantimin e parë jashtë Kinës të një ekspozitë ndërkombëtare hortikulture që do të zhvillohet në Pekin në vitin 2019.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China