PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Botohet "Strategjia ushtarake e Kinës"
2015-06-01 15:28:50 CRI Komenti juaj Printoni

Më 26 maj, qeveria kineze botoi Librin e Bardhë të Mbrojtjes Kombëtare "Strategjia ushtarake e Kinës" ku paraqitet plani strategjik ushtarak i Kinës dhe veprimtaria e forcave ushtarake, duke shfaqur transparancën e zhvillimit të mbrojtjes në vend.

"Strategjia ushtarake e Kinës" është Libri i 9-të i Bardhë i Mbrojtjes Kombëtare i botuar nga qeveria kineze qysh nga viti 1998. Libri i Bardhë ka rreth 9000 shkronja dhe ndahet në disa kapituj si parathënie, situata e sigurisë shtetërore, misioni i ushtrisë dhe detyrat strategjike, kursi strategjik i mbrojtjes aktive, zhvillimi i forcave ushtarake, përgatitjet luftarake, bashkëpunimi i sigurisë ushtarake etj.

Në krahasim me librat e bardhë të mbrojtjes kombëtare të kaluar, "Strategjia ushtarake e Kinës" i kushton më shumë vëmendje zhvillimit të ardhshëm të forcave ushtarake kineze. Studjuesi i politikës së mbrojtjes të Akademisë së Shkencave Ushtarake të Kinës Wen Bing është i mendimit se strategjia aktuale tregon rritjen e transparencës ushtarake të Kinës:

"Librat e bardhë të kaluar e njihnin kryesisht komunitetin ndërkombëtar me arritjet në fushën e mbrojtjes, kurse ky libër i bardhë shpjegon kryesisht strategjinë ushtarake, objektivin e zhvillimit të forcave ushtarake dhe masat konkrete për mbrojtjen e sigurisë e të interesave shtetërore."

Në një kapitull të Librit të Bardhë shtjellohet posaçërisht kursi strategjik i mbrojtjes aktive të Kinës. Wen Bing vuri në dukje se zhvillimi i strategjisë së mbrojtjes aktive është thelbi i këtij libri. Për shkak të këmbënguljes afatgjatë në strategjinë e mbrojtjes aktive dhe të shmangies së hegjemonizmit, Kina ka fituar një mjedis paqësor e të qëndrueshëm zhvillimi, ka gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e komunitetit ndërkombëtar dhe ka pritur rastin e rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Në të njëjtën kohë, me ndryshimin e situatës së sigurisë dhe me shtrirjen e interesave shtetërore, strategjia e mbrojtjes aktive e Kinës ka fituar një përmbajtje të re. Wen Bing tha:

"Në gjendjen aktuale duhet të forcojmë administrimin e forcave ushtarake, t'u kushtojmë më shumë vëmendje sfidave në fushën e sigurisë dhe të marrim pjesë më aktivisht në bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar të sigurisë, këto janë zhvillimet e reja të strategjisë së mbrojtjes aktive. Strategjia e tanishme e mbrojtjes aktive thekson më tej krijimin e një mjedisi të mirë për sigurinë shtetërore nëpërmjet përdorimit siç duhet të forcave ushtarake."

Në Librin e Bardhë paraqitet për herë të parë ndryshimi i modelit të mbrojtjes në ujërat bregdetare të forcave detare kineze në modelin e bashkimit të mbrojtjes në ujërat bregdetare me mbrojtjen në det të hapur , me qëllim që të krijohet sistemi i integruar i mbrojtjes e i luftimit në det. Wen Bing është i mendimit se ndryshimi i strategjisë së zhvillimit të forcave detare përputhet me kërkesat e shtrirjes së interesave shtetërore dhe të fuqizimit të forcave detare. Është normale shtrirja e forcave detare kineze në det të hapur. Ai tha:

"Shtrirja e veprimtarisë së forcave detare kineze drejt detit të hapur është një proces i domosdoshëm. Forcat detare janë shërbim ushtarak ndërkombëtar dhe duhet të lundrojnë në detet e mbarë botës. Shkuarja e forcave detare kineze në det të hapur bëhet për qëllime paqësor, për mbrojtjen e interesave të veta dhe të interesave rajonale e ndërkombëtare të sigurisë dhe nuk është agresion ose shtim i influencës."

Krahas këtyre, në Librin e Bardhë "Strategjia ushtarake e Kinës" vihet në dukje se forcat ajrore kineze duhet të realizojnë bashkimin e sulmit ajror me mbrojtjen ajrore. Lidhur me këtë, profesori i Institutit të Komandës të Forcave Ajrore të Kinës Wang Mingliang u shpreh se forcat ajrore kineze mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e sovranitetit ajror të vendit dhe strategjia e bashkimit të sulmit me mbrojtjen përputhet me kërkesat aktuale :

"Kjo është një prirje dhe forcat ajrore duhet të forcojnë kontrollin e hapësirës ajrore, njëkohësisht ne duhet të jemi gati të përballojmë kërcënimet ushtarake nga hapësira ajrore."

Duke folur për bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë ushtarake ndërkombëtare, Libri i Bardhë shprehet se ushtria kineze i përmbahet pikëpamjes së sigurisë së përbashkët dhe zhvillimi i marrëdhënieve ushtarake nuk i drejtohet palës së tretë. Kina nxit krijimin e sistemit të barabartë të sigurisë së përbashkët dhe të besimit të ndërsjellë ushtarak për të zgjeruar hapësirën e bashkëpunimit të sigurisë ushtarake e për të mbrojtur paqen e vendit. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China