PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nepal, ekspertët bëjnë thirrje për rindërtim afatgjatë
2015-05-27 17:46:49 CRI Komenti juaj Printoni

Organizta Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për më shumë financim ndërkombëtar për sistemin shëndetësor të Nepalit.

Sipas OBSh-së tërmetet e fuqishëm që tronditën Nepalin ekspozun dobësitë e sistemit shëndetësor të vendit.

Korrespodenti i CRI-së Zhao Jianfu.

Ekipet mjekësore të Nepalit janë vënë në vështirësi për të trajtuar një numër të madh pacientësh për shkak të burimeve të kufizuara që nga rënia e tërmetit plot një muaj më parë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ka dy mjekë dhe 50 shtretër në spitale për çdo 10 mijë pacientë.

Sunil Pokhrel, mjek në Spitalin Universitar Tribhuvan, thotë se shumica e pacientëve kërkojnë trajtim mjekësor afatgjatë.

"Numri i njerëzve të plagosur është shumë i madh dhe kanë dëmtime që kërkojnë trajtim afatgjatë. Ndaj unë mendoj se për rehabilitimin afatgjatë të pacientëve do të na duhet më shumë mbështetje për të plotësuar nevojat tona shëndetësore. Pra do të duhet një mbështetje më e madhe e komunitetit ndërkombëtar."

Sipas të dhënave lëshuara nga Byroja e Statistikave e Nepalit në vitin 2011, rreth dy për qind e 28 milionë banorëve të Nepalit janë invalidë. Të dhënat dyshohet se janë rritur në mënyrë të ndjeshme pas dy tërmeteve të fortë më 25 dhe 12 maj.

Të paktën 18 mijë njerëz u plagosën, por deri tani numri i përgjithshëm i invalidëve të shkaktuar nga tërmeti nuk është saktësuar.

27-vjeçari Rishi Khanal është njëri prej të plagosurve. Ai qëndroi i mbuluar nën gërmadha për më shumë se tre ditë pas tërmetit 25 prillit. Mjekët i kanë prerë atij një këmbë.

Khanal ishte i vetmi që punonte në familjen e tij. Ai po bën tani thirrje për më shumë ndihmë financiare pasi është i paqartë se si do të jetë e ardhmja e tij.

"Për të siguruar të ardhmen dua ndihmë nga çdo organizatë. Dua ndihmë financiare," thotë i riu.

Handicap International, një organizatë jofitimprurëse po e ndihmon tani qeverinë e Nepalit me një plan rehabilitimi.

Organizata ka ndjekur pacientët në të gjithë spitalet e Katmandusë dhe vërejti se nga 500 njerëz që intervistoi 30 për qind e tyre kishin gjymtyrë të hequra ose po vuanin nga plagë që kërkojnë rehabilitim afatgjatë.

Chiara Retis, një prej koordinatoreve të organizatës, thotë se Nepali duhet të përshpejtojë procesin e planifikimit dhe të hyjë në fazën e zbatimit.

"Sot është fakt që pas kësaj fatkeqësie të madh kemi një numër të madh njerëzisht të lënduar. Kjo tregon përsëri nevojën për përshpejtimin e procesit, dhe shpresojmë për një punë të plotë gjithëpërfshirëse. Tani jemi duke analizuar nevojat tona të menjëhershme. Ka një numër të madh plagosurish dhe shpresoj se do të na jepet mundësia për të zbatuar planin tonë të tanishëm."

Shoqata e Fizioterapistëve e Nepalit thotë se tani vendi ka 23 specialistë në punë, ndërkohë ka nevojë dhe për 20 të tjerë.

Pas tërmetit shkatërrues të 25 prillit, ekipi i shpëtimit i dërguar nga qeveria kineze në Nepal si dhe punonjës të organizatave jo qeveritare e vullnetarë kanë janë dyndur në drejt zonave të shkatërruara.

Ata janë kujdesur për trajtimet mjekësore, parandalimin e epidemive, dhuruar ndihma dhe gjithashtu janë kujdesur për punët e rindërtimit në zonat e shkatërruara.

Ekipi mjekësor i Kinës është vlerësuar nga zyrtarët vendorë. General Rana është ministri i Shëndetësisë i Nepalit:

"Njëri prej tyre është ekip ushtarak dhe tjetri qeveritar. Që të dy kanë punuar për të parandaluar përhapjen e epidemive . Ndaj dua ta them këtu para jush se ata kanë bërë një punë të përkryer, saqë tani nuk kemi asnjë sëmundje epidemike të përhapur, ndërkohë ne vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm. Me siguri nuk do të prekemi nga ndonjë epidemi."

Sipas statistikave fillestare, 107 ekipe mjekësore nga mbi 30 vende u vendosën në zonat e goditura nga tërmeti. Ekipet e Kinës përbëjnë një të pestën e tyre dhe janë një forcë kryesore e drejtimit të operacioneve humanitare pas tërmetit.

Qeveria kineze dhe organizatat joqeveritare dhanë ndihma materiale me vlerë mbi 100 milionë juan, afro 16 milionë dollarë.

Punën e Kinës e vlerësoi edhe ministri i Jashtëm i Nepalit, Mahendra Bahadur Pandey.

"Pasi misionet e shpëtimit të Kinës mbërritën këtu, kanë shpëtuar shumë jetë njerëzore. Ata i nxorën të plagosurit jashtë gërmadhave. Në mënyrë të ngjashme edhe ekipet e tyre mjekësore erdhën këtu për të mjekuar dhe trajtuar të plagosurit, kjo gjë padyshim ka thelluar lidhjet midis dy vendeve tona."

Liu Jianchao, zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, thotë se ndihma e vendit të tij për Nepalin nuk ka mbaruar.

"Ne do të diskutojmë me qeverinë e Nepalit për të parë mundësinë e ndihmave të tjera për të cilat ata kanë nevojë. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të dhënë ndihmën tonë."

Dy tërmete të fuqishme mendohet se kanë prekur gati 40% të popullsisë së Nepalit duke lënë tetëmijë të vdekur. Afro një e treta e shtëpive janë shkatërruar.    

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China