20150524mingyun |
Ditët e fundit, gazeta kineze Renminribao botoi artikullin e Guo Jipingut me titull: "Një e ardhme më e bukur e botës, drejt fatit të përbashkët të njerëzimit". Në artikull vihet në dukje se: "Për të realizuar bashkëpunim me interes reciprok duhet të promovohet ideja 'fati i përbashkët i njerëzimit' dhe në kërkim të interesave tona duhet të marrim parasysh vëmendjen e vendeve të tjera. Duhet të nxitet zhvillimi i përbashkët i vendeve të ndryshme dhe të krijohen marrëdhënie më të barabarta të partneritetit global. Vendet e ndryshme duhet të gëzojnë të drejta të njëjta dhe të mbajnë së bashku përgjegjësi me qëllim që të shtohen interesat e përbashkëta të njerëzimit."
Në nëntor të vitit 2012, në raportin e Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës u diskutua posaçërisht për fatin e njerëzimit: "Në botën e sotme, lidhja midis vendeve të ndryshme është thelluar pandërprerë, njerëzit jetojnë në një fshat global dhe kanë fat të përbashkët."
Në mars të vitit 2013, në fjalimin e mbajtur në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping i shprehu për herë të parë botës gjykimin e Kinës për drejtimin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Pas kësaj, presidenti Xi është ndalur rreth 62 herë në idenë e "fatit të përbashkët" , që shfaq dëshirën e Kinës për ndërtimin së bashku me popujt e tjerë të një vatre më të bukur.
Në artikull vihet në dukje se ideja "fati i përbashkët i njerëzimit" shkrihet me "ëndrrën e Kinës" për realizimin rinimin e kombit kinez, sepse kjo ëndërr kërkon paqen, zhvillimin, bashkëpunimin dhe leverdinë reciproke që do t'u sjellin popujve të ndryshëm përfitime. Për të realizuar fatin e përbashkët të njerëzimit, duhet të krijohen marrëdhënie ndërkombëtare të tipit të ri, nëpërmjet bashkëpunimit dhe duhet të hiqen pikëpamja e kolonializmit dhe e Luftës së Ftohtë. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i Kinës nuk dëmton kurrë interesat e vendeve të tjera dhe Kina i përmbahet politikës së bashkëekzistencës paqësore.
Globalizimi ekonomik dhe informatizimi shoqëror kanë hedhur bazë për realizimin e fatit të përbashkët të njerëzimit. Sot vëllimi i përgjithshëm i eksportit global të mallrave ka arritur në 2 trilionë dollarë, shifër kjo që ka kaluar GDP-në e SHBA-së. Një aeroplani pasagjerësh Boeing 747 i nevojiten më se 10 mijë pjesë ndërrimi që prodhohen nga shumë kompani të Kinës, Singaporit, Republikës së Koresë etj. Ekonomia botërore ka dalë nga monopolizimi dhe vepron si një e tërë. Në vitin 2015, numri i vizituesve të internetit në botë do të afrohet me gjysmën e popullsisë së përgjithshme globale, në kohën e informacionit me internet si simbol, ndërlidhja midis njerëzve po ngushtohet me një shpejtësi shumë të madhe.
Nga ana tjetër, krijimi i fatit të përbashkët të njerëzimit u ka sjellë mbi 200 vendeve e rajoneve të botës mundësinë e paqes së përhershme. Pas shpërthimit të krizës financiare ndërkombëtare, Grupi i 20 Vendeve ka zëvendësuar atë të 8 vendeve, duke u bërë platforma kryesore e rregullimit të ekonomisë globale. Vendet e ndryshme kanë marrë pjesë së bashku në më shumë çështje ndërkombëtare dhe vendet në zhvillim po përparojnë në rrugën e vet të zhvillimit, duke realizuar në mënyrë objektive shumëllojshmërinë e modeleve të zhvillimit botëror. Krijimi i fatit të përbashkët të njerëzimit është në favor të arritjes së besimit të ndërsjellë politik dhe të bashkëekzistencës harmonike.
Në artikull thuhet gjithashtu se Kina është jo vetëm propozuesi i idesë "fati i përbashkët i njerëzimit", por edhe zbatues i përgjegjshëm i saj. Në luftën globale kundër virusit Ebola, Kina i përkrahu me vendosmëri vëllezër afrikanë. Pas nisjes së sulmit ajror në Jemen, anije luftarake të forcave detare kineze mbaruan me sukses detyrën e tërheqjes së shtetasve dhe ndihmuan 279 shtetas të huaj të largohen të sigurtë nga Jemeni. Ideja "një brez e një rrugë" do t'u sjellë mbi 60 vendeve e një popullsie prej 4.4 miliardë vetësh përfitime. Gjatë 2 vjetëve të fundit, Kina ka përsosur pandërprerë sistemin e bashkëpunimit dypalësh ose shumëpalësh si Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait etj. duke çuar rendin ndërkombëtar në një drejtim më të arsyeshëm e më të barabartë. Bisedimet e tregtisë së lirë me Islandën, Zvicrën, Australinë, Republikën e Koresë etj. kanë pasur progres të madh, Kina ka bërë përpjekje të palodhshme për nxitjen e rritjes së fuqishme e të vazhdueshme të ekonomisë botërore. Kina është edhe pjesëmarrëse aktive në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare si problemi i Gadishullit Korean, programi bërthamor i Iranit, kriza e Ukrainës, konflikti palestinezo-izraelit, lufta antiterroriste etj. Kina po bën përpjekje së bashku me vendet e tjera për të krijuar fatin e përbashkët me zhvillimin e përbashkët. (Fani)