PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Opera mbi ndryshimin e klimës shfaqet premierë në Milano
2015-05-20 14:19:06 CRI Komenti juaj Printoni

Një opera me temë ndryshimin e klimës pati premierën botërore në qytetin italian të Milanos.

Duke u ndalur tek dashuria e njëanshme midis njerëzimit dhe Tokës në vetvete, opera është e para vepër që sjell në vëmendje këtë temë të ndërlikuar.

Korrespondentja e CRI-së Sophie Williams sjell më shumë detaje.

Në teatrin La Scala të Milanos, sopranot dhe baritonët po zhvillojnë prova për atë që mendohet se është opera e parë me temë ndryshimin e klimës e quajtur "Co2". Ajo tregon historinë se si gazet serrë po ndikojnë atmosferën e planetit.

Giorgio Battistelli, kompozitori dhe krijuesi i operës, thotë se krijoji një vepër që flet për mbarë njerëzimin:

"CO2 është një opera, ndoshta e para opera, që merret me marrëdhënien e vështirë, ndoshta të dashurisë, dramatike, të dashurisë, të abuzimit, midis njerëzve dhe natyrës. Natyrisht që opera nuk flet vetëm për shqetësimin e italianëve, europianëve, perëndimorëve, por më tepër është një çështje, një histori dashurie, një histori e mprehtë që lidhet me njerëzimin e mbarë globit."

Me dyzet instrumente muzikore dhe dy gjenerues tingujsh elektrikë në krye të një orkestre standarde, opera është një prodhim i madh artistik. Gjithashtu përdoren vazhdimisht fotografi dhe video.

Historia fillon me klimatologun imagjinar, Dr. David Adamson, duke dhënë një leksion mbi qëndrueshmërinë dhe kërcënimet ndaj mjedisit.

Leksioni i tij ndërpritet me skena nga Bibla, një supermarket, një aeroport dhe Konferenca e Kiotos e vitit 1997.

Robert Carsen, drejtori i prodhimit, paraqet një hyrje të shkurtër mbi ndërtimin e operës:

"Në qendër të operës është doktor David Adamson duke dhënë një leksion në lidhje me problemet e ndryshimit të klimës. Ky leksion vjen në jetë dhe ai flet gjatë shfaqjes tonë ... kjo ndodh në mënyrë shumë të konsiderueshme përmes përdorimit të videos, sepse në leksionin e tij ai është në kërkim, ai është duke dhënë leksion e tij ashtu siç njerëzit bëjnë në ditët e sotme nga kompjuteri i tij të vogël laptop, të cilin e ka vendosur përpara dhe natyrisht qëndron më këmbë, dhe pikërisht ky synimi i kësaj shfaqjeje, interesi bëhet shumë i madh për këtë kompjuter."

Baritorni Anthony Michaels-Moore, që luan rolin e Dr. Adamson, thotë se ai shpreson se opera do të ketë ndikim pozitiv:

"Artistikisht është shumë interesante, unë mendoj se ka shumë rëndësi se ku ndodhemi sot në botë/ Dhe në qoftë se një njeri nga publiku preket në mënyrë pozitive nga ajo që ne prezantojmë, atëherë ne ia kemi arritur qëllimit."

Nga kafshimi biblik i mollës së kopshtit të Edenit marrë nga libri i zanafillës, në raftet e mbushura me mollë brenda një supermarket modern, aktorët këndojnë një lumë informacionesh mbi ngrohjen globale. Por është ajo, 'Nënë Natyrë', ose "Gaia", tërheq në thellësi mendimesh publikun.

Këngëtarja operistike Jennifer Johnston, e cila luan rolin e Gaia-s, tregon për rëndësinë e rolit të saj:

"Koha ime në skenë është mjaft e shkurtër, por në atë që unë tregoj, pra historinë e Tokës nga prehistoria, dua të them se unë këndoj për dinosaurët, në lidhje me vdekjen e gjallesave, zhdukjen masive të specieve. Pra, kjo përfshin më çdo gjë që ju mund të mendoni, dhe kështu që unë të ndiej mjaft përgjegjësi për të siguruar që publiku të dëgjojë fjalët e duhura."

Opera do të vazhdojë të shfaqet në teatrin La Scala të Milanos deri më 29 maj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China