20150520zhaodongfeng |
Në programin e sotëm 'Kujtojmë për të mos harruar' kam ftuar specialistin e përkthimit të materialeve mbi kompjuterët Zhao Dongfeng. Ai ndihmoi për ndërtimin e qëndrës së kompjuterëve të Shqipërisë. Në vitin 1964, Zhao Dongfeng u diplomua nga shkolla e mesme dhe u dërgua në Shqipëri për të mësuar gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës.
Pas diplomimit, ai filloi punë në Zyrën e Punëve të Jashtme të Shangait ku dha kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare. Në vitin 1971, ai mori si detyrë shoqërimin e pedagogave të Universitetit të Tiranës të merrnin mësime mbi kompjuterët në Pekin. Kështu nisi dhe eksperienca e tij me kompjuterët.
Dëgjoni tani intervistën që zoti Zhao i dha gazetares Zhang Zhuo.
Gazetarja: Pas diplomimit nga Universiteti i Tiranës, e ndihmuat Shqipërinë sidomos në fushën teknike. Në fund u bëtë një përkthyes i njohur i materialeve të kompjuterit. Si filloi lidhja juaj me kompjuterët?
Zhao Dongfeng: Në vitin 1969 ose 1970, Kina mori pjesë në një ekspozitë të organizuar nga Shqipëria, ku u ekspozua kompjuteri i prodhuar nga Kina. Në mbyllje të ekspozitës, disa kompjuterë iu dhanë Universitetit të Tiranës. Më vonë Kina dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e kompjuterëve. Së pari, disa pedagogë shqiptarë shkuan në Kinë për mësim dhe unë si përkthyes i shoqërova. Kompjuteri i atëhershëm nuk kishte gjuhë, do me thënë nuk kishte sistemin e përdorimit. Në këtë fushë Shqipëria ishte e pazhvilluar. Prandaj u dërguan shumë njerëz nga Universiteti i Tiranës, universiteti i vetëm i përgjithshëm. Niveli akademik i njerëzve që u dërguan ishte i lartë dhe ata kishin aftësi të forta mësimi. Specialistët kinezë kishin një nivel të lartë arsimor e shkencor. Në vitin 1971, Kina dërgoi një grup specialistësh në Shqipëri dhe unë isha përkthyesi. Qëndrova aty për dy vjet. Në atë kohë, shkëmbyem reciprokisht dhe specialistët kinezë dhanë të gjithë njohuritë e tyre. Ata diskutuan dhe shkëmbyen mendime mbi problemet. Për shembull ata i rregullonin së bashku pajisjet. Megjithatë shqiptarët s'mund të kuptonin qartë dhe shpejt, ndaj specialistët kinezë ishin të durueshëm. Shqiptarët shprehën kënaqësi për këtë.
Gazetarja: Në fund këta kompjuterë mbetën në Shqipëri?
Zhao Dongfeng: Po. U ndërtua një qendër e kompjuterëve. Pala shqiptare mësoi jo vetëm t'i administronte, por edhe t'i riparonte, mirëmbante dhe përdorte këto pajisje.
Gazetarja: Përse u pëdorën këta kompjuterë?
Zhao Dongfeng: Kompjuterët u përdorën për të përpunuar të dhëna të mëdha. Për shembull të dhënat për parashikimin e motit, të dhënat e projekteve. Ato kërkonin llogari të shumta dhe njerëzit janë të ngadalshëm, por kompjuterët janë të shpejtë.
Gazetarja: Këta kompjuterë ishin prodhuar nga Kina?
Zhao Dongfeng: Po këta kompjuterë ishin prodhuar plotësisht nga Kina.
Gazetarja: Nga sa kinezë përbëhej grupi i specialistëve që shkoi në Shqipëri?
Zhao Dongfeng: Kishte disa grupe specialistësh. Në atë kohë volumi i kompjuterit ishte shumë i madh, sepse nuk ishin me qark të integruar, por me tuba elektronikë dhe kishte pajisje të ruajtjes, pajisje të kontrollit etj. Kishte shumë pjesë disa prej të cilave ishin të jashtme. Ndaj dhe kishte njerëz që përgjigjen për përdorim. Për çdo pjesë u kërkua një specialist, prandaj gjithsej ishin mbi 10 veta.
Gazetarja: Jeni diplomuar për gjuhën shqipe në universitet, prandaj mund të shkëmbenit lirisht me shqiptarët, ndërsa specialistët kinezë nuk flisnin shqip. Si e kujtoni kontaktin me shqiptarët?
Zhao Dongfeng: Në atë kohë, ishin miqësorë. Sinqerisht mendova se ishte periudha më miqësore mes dy vendeve. Në atë kohë shqiptarët ishin shumë miqësor ndaj kinezëve dhe shumë shqiptarë dëshironin të mësonin kinezisht. Në Shqipëri specialistët kinezë mësuan disa fjalët shqipe për përdorim të përditshëm por komunikonin edhe me gjeste, lëvizjen e duarve. Në jetën e përditshme specialistët nuk kishin nevojë për përkthin, por gjatë punës. Të gjithë njerëzit ishin miqësor, nuk kishin asnjë mosmarrëveshje dhe ne ia kalonim mirë.
Gazetarja: Në herën e parë ndihmuat rregullimin e disa pajisjeve hardware të kompjuterit. Ju shkuat në Shqipëri për këtë punë?
Zhao Dongfeng: Herën e dytë kryesisht kishte nevojë për ndihmë në fushën software-ve dhe përdorimin e kompjuterit.
Gazetarja: Herën e dytë takuat të njëjtët punonjës shqiptarë? A ishin mirëmbajtur pajisjet?
Zhao Dongfeng: Po ishin të njëjtët dhe pajisjet ishin mirëmbajtur. Qëllimi i udhëtimit të dytë ishte për të dhënë disa përmbajtje të reja dhe për të trajnuar punonjësit. Hera e dytë zgjati 8 muaj. Në atë kohë quhej Qendra e Kompjuterit e Universitetit të Tiranës, më pas kjo qendër u vendos pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe u quajt Qendra e Kompjuterit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Gazetarja: Pas kësaj here nuk shkuat përsëri në Shqipëri?
Zhao Dongfeng: Në atë kohë nuk e mendova. Kur u ktheva në Kinë vazhdova punën duke ndihmuar shqiptarët që vinin në Kinë. Përgjigjesha në fushën elektronike, akademike dhe shkencore. Për shembull kam ndihmuar për ndërtimin e sistemit automatik për fabrika, përgatitjen e pajisjeve për eksperimentin e forcës për Universitetin e Tiranës. Këto ndodhën në vitin 1976.
Gazetarja: Më vonë s'ka pasur më lidhje me Shqipërinë? Çfarë pune bëtë?
Zhao Dongfeng: Pas mbarimit të ndihmës për Shqipërinë, fillova të merresha direkt me kompjuterin. Mësova gjuhën angleze dhe fillova të përkthej metariale teknike për të dhënë ndihmë dhe mbështetje për përdoruesit. Deri sa dola në pension punova në këtë fushë. Sigurisht që eksperienca e fituar nga puna me projektin e ndihmës për Shqipërinë në fushën e kompjuterit ndikoi karrierën time të mëvonshme.
Gazetarja: Përveç punës, ç'kujtoni tjetër nga Shqipëria?
Zhao Dongfeng: Kam mësuar dhe jetuar gjashtë vjet në Shqipëri. Kujtimet e asaj kohe janë të bukura. Mendoj se eksperienca në Shqipëri luajti një rol të rëndësishëm për rritjen dhe formimin e njerëzve. S'mund të harroj eksperiencën time në Shqipëri. (Çang Çuo)