PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Deti i Kinës Jugore pasqyron ambicjen dhe shqetësimin e ShBA-së
2015-05-18 14:16:19 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë një interviste më 12 maj për gazetën "The Wall Street Journal", një funksionar amerikan deklaroi se për të siguruar lirinë e lundrimit në Detin e Kinës Jugore, Pentagoni po merr parasysh të dërgojë luftanije e aeroplanë ushtarakë në hapësirën ujore 12 milje detare rreth ishullit artificial të ndërtuar nga Kina në Detin e Kinës Jugor. 12 milje detare është kufiri i ujërave territoriale detare, i përcaktuar nga "Konventa mbi Ligjin e Detit e OKB-së". Nëse trupat amerikane guxojnë të veprojnë në këtë mënyrë, ky do të jetë një provokim serioz ndaj Kinës.

Qëllimi i ShBA-së

Pse funksionari amerikan publikoi një lajm të tillë? Gjatë një interviste më 13 maj për gazetën "Global Times", profesori i Universitetit Renmin, Shi Yinhong tha se para marrjes së ndonjë vendimi, ShBA-ja shpesh teston reagimin e të tjerëve nëpërmjet deklaratave të funksionarëve apo të mediave. Kësaj here, ekziston një mundësi të tillë, "por personalisht mendoj se qëllimi i vërtetë i ShBA-së është pak më serioz se një testim i thjeshtë."

Në numrin e 12 majit, gazeta amerikane "The Wall Street Journal" botoi artikullin me titull: "Projekti i ushtrisë amerikane sfidon kërkesën e Kinës për territorin detar", duke komentuar se "nëse ky projekt do të miratohet nga Shtëpia e Bardhë, i bën me dije Pekinit se pala amerikane nuk do të pranojë kërkesën sovrane të Kinës mbi këta ishuj artificialë, por do t'i konsiderojë si hapësirë detare e ajrore ndërkombëtare." Në koment thuhet se Pentagoni ndoshta llogarit shtimin e presionit ndaj Kinës nëpërmjet dislokimit ushtarak, që të detyrojë Kinën të bëjë lëshime në ndërtimin e ishujve artificialë. Por Pekini ndoshta nuk do të përfillë presionin e palës amerikane, duke zmadhuar përmasën e ndërtimit. Nëse ShBA-ja do të sfidojë kërkesën sovrane të Pekinit me anije e avionë, dhe Pekini nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i tij dhe nuk do të bëjë lëshime, atëhere do të acarohet më tej tensioni në Detin e Kinës Jugore.

Studiuesi i Qendrës Kërkimore të Zhvillimit Detar të Kinës, Yu Zhirong i tha gazetës "Global Times" se ShBA-ja ka pasur dislokim ushtarak në Detin e Kinës Jugore, por hyrja në hapësirën 12 milje detare rreth ishullit artificial kinez "do të jetë një provokim i hapur ndaj sovranitetit të Kinës, një shkelje e Ligjit Ndërkombëtar, pra nuk besoj se Shtëpia e Bardhë do të miratojë një projekt të tillë."

Reagimi i palës kineze

"Pekini shprehu 'shqetësim serioz' lidhur me deklaratat e Pentagonit për dërgimin e avionëve dhe anijeve ushtarake në Detin e Kinës Jugore." Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying u bëri thirrje autoriteteve amerikane të sqarojnë deklaratat. "Kina ka mbrojtur vazhdimisht lirinë e lundrimit në Detin Jugor", tha Hua, ndërsa shtoi se "liria e lundrimit nuk i lejon avionët dhe anijet ushtarake të një vendi të hyjnë në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore të një vendi tjetër."

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi problemin e Detit të Kinës Jugore, Ambasadori i Kinës në ShBA-në Cui Tiankai tha se veprimet e palës kineze në Detin Jugor janë në kuadër të sovranitetit dhe vendet e tjera s'kanë arsye të ndërhyjnë.

"Mos vallë mund të zgjidhen problemet me demonstrimin e forcës? Ndoshta dikush është mësuar me ideologjinë e përdorimit të forcës apo të luftës së ftohtë, por këto janë të dala mode tashmë."

Ambasadori kinez tha gjithashtu se pala kineze ka kundërshtuar gjithmonë zbulimin intensiv të luftanijeve e avionëve ushtarak amerikanë në hapësirën detare shumë afër Kinës. Pala kineze i paraqiti palës amerikane këtë qëndrim dhe në Konventën e OKB-së mbi Ligjin e Detit nuk i jepet asnjë vendi kjo e drejtë.

Kohët e fundit, disa media të huaja njoftuan se me kërkesën e ShBA-së, Filipinet do të hapin 8 baza ushtarake për palën amerikane dhe dy prej tyre ndodhen afër arkipelagut Nansha të Kinës. Lidhur me këtë, Cui Tiankai tha:

"Problemet në botën e tanishme, duke përfshirë problemet në rajonin e Azi-Paqësorit, nuk zgjidhen me forca dhe baza ushtarake. Vendet përkatëse duhet të jenë të ndërgjegjshme për situatën aktuale të shekullit të 21-të dhe të përputhen me prirjen e kohës. Shpresoj se Filipinet do të zgjedhin alternativën e drejtë."

Cui Tiankai theksoi gjithashtu se pala kineze dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore nëpërmjet bisedimeve diplomatike.

"Kemi një qëndrim konsekuent në mosmarrëveshjet territoriale. Në bazë të qëndrimit konstruktiv kemi zgjidhur problemet e kufirit tokësor me 12 vende fqinje. Kjo tregon se pala kineze është e sinqertë në bisedimet diplomatike. Shpresojmë se edhe vendet që kanë mosmarrëveshje në hapësirën detare me Kinën do të nisen nga ky qëndrim i sinqertë."

Opinioni ndërkombëtar

Pas publikimit të deklaratës nga pala amerikane, opinioni ndërkombëtar tregoi vëmendje të madhe.

Në fakt, ndërtime në ishujt në Detin e Kinës Jugore janë kryer jo vetëm nga Kina, por edhe nga Filipinet, që kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme shumë ishuj kinezë dhe kanë ndërtuar shumë instalime ushtarake e civile në to. Pse ShBA-ja nuk përfill veprimet e Filipineve dhe të vendeve të tjera, por tregon histeri për Kinën? Në një koment të 13 majit të Gazetës gjermane "Freie Erde" thuhet se gjatë dekadave, politika e jashtme e ShBA-së ka synuar kontrollin e oqeaneve të botës. ShBA-ja dëshiron të kontrollojë çdo cep të Paqësorit dhe të Atlantikut nga pikpamja ekonomike dhe politike. Për këtë, ShBA-ja ka krijuar kudo baza ushtarake dhe ka lidhur aleanca ushtarake. Ndoshta politika aziatike e ShBA-së nuk ka për qëllim që të përballet me Kinën, por ngritja e Kinës ndikon natyrisht mbi pozitën e ShBA-së në Paqësor.

Uebsaji rus "Ekspert" njoftoi më 12 maj se për të frenuar influencën e Kinës që është zgjeruar pandërprerë, ShBA-ja nisi strategjinë e "rikthimit në Azi-Paqësor" dhe orvatet të kontrollojë kanalin detar në këtë rajon. Për këtë, ShBA-ja ka shtuar praninë e saj ushtarake në Azi-Paqësor dhe ka forcuar bashkëpunimin ushtarak me aleatë në këtë rajon. Ndërhyrja e ShBA-së në mosmarrëveshjet sovrane në Detin e Kinës Jugore është veprim hegjemonik. Ajo i frikëson me paramendim vendet fqinje të Kinës me shtimin e pandërprerë të potencialit të forcës detare kineze.

"Në problemin e Detit të Kinës Jugore, paraqitja e ShBA-së duket si sindroma e menopauzës. Kjo pasqyron edhe shqetësimet e saj," tha Jin Canrong, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit Renmin të Kinës. Ai shpejgoi më tej se nga njëra anë, ShBA-ja mendon se është vështirë ta kontrollojë Kinën, sipas vlerësimit të saj për potencialin e Kinës dhe nga ana tjetër, ShBA-ja shqetësohet edhe për rënien e potencialit të vet. Njëkohësisht, në qarqet strategjike amerikane, problemi i Detit të Kinës Jugore ka rëndësi të madhe simbolike, pra sipas palës amerikane, veprimet e Kinës në Detin Jugor kanë shumë kuptime simbolike, që shqetësojnë më tej ShBA-në.

Duke folur për vizitën këtë javë të sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Kinë, Cui Tiankai është i mendimit se midis Kinës dhe ShBA-së ka shumë tema për tu biseduar. Pjesa më e madhe të temave janë për bashkëpunim, ndërsa një pjesë të vogël u përket mosmarrëveshjeve. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet, Kina dhe ShBA-ja do të vazhdojnë bisedimet dhe vetëm bashkëpunimi do t'u sjellë dy vendeve përfitime të përbashkëta. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China