20150503wpp |
Ceremonia e çmimeve për Konkursin Botëror të Fotogazetarisë ("World Press Photo"/WPP) u zhvillua më 25 prill në Amsterdam. Mbi 40 fitues rrëfyen përvojat e tyre prapa kamerave. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe 3 fotografë kinezë, që u nderuan me çmimet e para.
Qysh nga viti 2002, fotografët kinezë kanë fituar çmime të Konkursit "WPP", për 14 vjet me radhë. Por çmime iu akorduan dhe shumë fotografëve të huaj për punët me temë kineze. Në programin e sotëm, do t'ju flas për imazhet e Kinës në Konkursin "WPP".
Të shoqëruar me melodinë lirike të pianos, u shfaqën njëra pas tjetrës në ekranin e madh veprat fituese të edicionit të 58-të të Konkursit "World Press Photo". Këto vepra pasqyrojnë ngjarjet kryesore të vitit 2014, duke përfshirë krizën e Ukrainës, luftimet në Siri, konfliktin Palestinë-Izrael, Kupën Botërore të Futbollit etj. Në këtë edicion, paraqitën 98 mijë vepra të mbi 5600 fotografëve, nga 131 vende e rajone të botës.
Konkursi "WPP" organizohet nga Fondacioni Botëror i Fotogezetarisë (WORLD PRESS PHOTO FOUNDATION), me seli në Holandë dhe konsiderohet si veprimtaria më me autoritet ndër konkurset ndërkombëtare të fotogazetarisë.
Në edicionin e sivjetshëm, fituan çmim 6 fotografë kinezë, ndër to Bao Tailiang fitoi çmimin e parë në kategorinë sportive me një fotografi gjatë Kupës Botërore të Futbollit, me Mesin si personazh. Si fotograf i ri, 30 vjeçari Bao Tailiang i tha korrespondentes së radios sonë se çmimi "WPP" nuk ndahet nga përpjekjet e veta, por se beson edhe tek fati.
"Nuk jam gazetar sportiv profesionist dhe s'kisha përvojë të pasur, por tregova shumë vëmendje për ndeshjet dhe i ndoqa çdo kohë. Si pasojë, largësia e shikimit pësoi ulje të ndjeshme pas Kupës së Botës . Në fund të finales, mendova të fotografoja Mesin, kur ai kaloi pranë një grupi njerëzish, prandaj u largova para kohe nga vendi im i përcaktuar për filmim dhe u ngjita në pikën më të lartë të stadiumit për të pritur Mesin. Nuk më shkoi ndër mend se edhe Kupa do të vendosej atje, pra kapa çastin që Mesi shikoi Kupën me shprehje të çuditur fytyre ."
Cai Shengxiang fitoi çmimin e parë në kategorinë e jetës së përditshme me veprën "Tregu i bagëtive". Në këtë fotografi paraqitet një pazar bagëtish, plot gjallëri, në zonën Liangshan të kombësisë Yi në provincën Sichuan. Gjatë intervistës dhënë korrespondentes së radios sonë, ai shprehu shpresën se të huajt do të njohin më shumë Kinën.
Tregu i bagëtive
"Nuk jam fotograf profesionist, ndaj ishte i papritur çmimi WPP. Pjesa dërrmuese e veprave të mia pasqyrojnë jetën e pakicave kombëtare, folklorin ose tregimet popullore, sepse vendlindja ime është një fshat me shumë banesa antike. Më pëlqejnë shumë temat kulturore e folklorike dhe në të ardhmen, do të vazhdoj të fotografoj këto tema, që të huajt të na njohin më shumë."
Fotografi kinez Chu Yongzhi fitoi çmimin e parë në kategorinë e natyrës në edicionin 2015 të Konkursit "WPP", me veprën "Stërvitja e majmunit". Ai është i mendimit se më shumë fotografë kinezë do të ngjiten në podiumin e këtij konkursi për të tjera çmime në të ardhmen.
Stërvitja e majmunit
"Fotografët kinezë duhet të shohin më lart dhe me një horizont më të gjerë, në përputhje me pozicionin e Kinës në botë. Ne nuk na mungojnë objektet për t'u fotografuar, kjo është epërsia jonë. Besoj se do të ketë më shumë imazhe kineze në Konkursin e Fotogazetarisë Botërore.
Për 14 vjet me rradhë qysh nga viti 2002, fotografët kinezë kanë fituar çmime në Konkursin "WPP". Ndërkohë shumë fotoreporterë të huaj janë nderuar me çmime për punimet e tyre me temë kineze. Cilat janë imazhet e Kinës në Konkursin "World Press Photo" dhe si kanë ndryshuar temat rreth Kinës gjatë këtyre vjetëve? Flasim më tej për veprat që fituan çmime.
Fotoreporterët kinezë kanë marrë pjesë në Konkursin "WPP" për herë të parë në vitin 1959, por 55 veprat e tyre nuk fituan asnjë çmim. Gjatë 30 vjetëve të mëvonshëm, fotoreporterët kinezë nuk patën rast të merrnin pjesë në WPP, por ata të huaj fituan çmime me veprat kushtuar Kinës. Në vitin 1983, fotoreporteri holandez Vincent Menzel fitoi çmimin e dytë në kategorinë e natyrës me veprën "Dush rëre në Ultësirën Turpan të Xinjiangut".
Dush rëre në Ultësirën Turpan të Xinjiangut
5 vjet më vonë, gazetari i Agjencisë Kineze të lajmeve Hsinhua, Yang Shaoming, i biri i ish-kryetarit të shtetit Yang Shangkun, fitoi çmimin e tretë në kategorinë e dokumentarit me veprën seriale "Ten Hsiao Pin në pension". Ky ishte çmimi i parë i fituar nga një fotoreporter i pjesës kontinentale të Kinës në këtë konkurs. Vlerësimi i jurisë mbi këtë vepër është : "Fotografitë tregojnë Ten Hsiao Pinin në shtëpi, si çdo njeri tjetër i zakonshëm." Nga ky vlerësim shihet interesimi i Konkursit "WPP" për Kinën, me ideologji të ndryshme nga Perëndimi.
Ten Hsiao Pin në pension
Gjatë periudhës në vijim, fotoreporterë të huaj fituan disa çmime me fotolajmet rreth kulturës tradicionale kineze. Në vitin 1989, Alon Reininger, themelues i agjencisë amerikane "Contact Press Images" fitoi çmimin e tretë në kategorinë shkencë-teknologji me veprën "Mjekimi tradicional kinez". Në vitin 2000, fotoreporteri spanjoll Bell Monaiz fitoi çmimin e dytë në kategorinë e arteve me veprën "Stërvitjet e arteve marciale kineze Ushu".
Mjekimi tradicional kinez
Stërvitjet e arteve marciale kineze Ushu
Të ndjekur nga veprat e huaja mbi Kinën, edhe fotoreporterët kinezë u paraqitën në Konkursin "WPP" me temën kulturore. Në vitin 1996, fotoreporteri kinez Li Nan fitoi çmimin e parë në kategorinë e arteve me veprën "Shkolla e akrobacisë Liaocheng". Ai ishte i pari fotoreporter kinez që u nderua me çmim të parë nga "WPP". Në vitin 2000, fotoreporterja e Agjencisë kineze të lajmeve Zhongxin, Wang Yao fitoi çmimin e parë përsëri në kategorinë e arteve me veprën seriale "Rikthimi në skenë në moshën 60 vjeçare", me personazh Chen Ailian, e cila konsiderohet si "Princesha e kërcimit në Kinë ".
Shkolla e akrobacisë Liaocheng
Rikthimi në skenë në moshën 60 vjeçare
Ndër kategoritë e ndryshme të Konkursit "WPP", ajo dokumentare është më e rëndësishme dhe pasqyron aftësinë e një fotoreporteri . Por në këtë kategori, Kina nuk kishte shënuar ndonjë përparim. Në vitin 2003, fotoreporteri japonez Tomohisa Kato fitoi çmimin e parë në kategorinë e lajmeve me veprën "Refugjatë nga Koreja e Veriut sulmojnë konsullatën e Japonisë në Shenyang" (Shenyang është kryeqendra e provincës Liaoning të Kinës Verilindore).
Krahas kulturës tradicionale, fotoreporterët e huaj tregojnë kujdes edhe për shkëmbimet e Kinës me botën. Në vitin 2005, fotoreporteri gjerman Michael Wulff fitoi çmimin e parë në kategorinë e ngjarjeve të rëndësishme nga aktualiteti me veprën seriale "Kina, fabrika e botës". Faktet tregojnë se juria e Konkursit "WPP" po e kthen vëmendjen në ngjarjet me rëndësi shoqërore .
Kina, fabrika e botës
Në vitin 2004, fotoreporteri kinez Lu Guang fitoi çmimin e parë në kategorinë e ngjarjeve të rëndësishme me veprën seriale "Fshati i Sidës". Për këtë serial, Lu kishte vizituar mbi 30 herë fshatin e Sidës. Më vonë, Lu fitoi edhe dy çmime përkatësisht me veprën "Përmbytja e zjarrfikësit" dhe "Zhvillimi e ndotja".
Fshati i Sidës
Tashmë me një përvojë të pasur, fotoreporterët kinezë janë gjithnjë e më realistë në paraqitjen e jetesës së përditshme të qytetarëve të thjeshtë dhe të kulturës tradicionale kineze. Në vitin 2007, fotoreporteri Wang Gang fitoi çmimin e dytë në kategorinë e portretit me veprën "Bariu i kombësisë Yi".
Vitet e fundit, me temën kineze janë gjithënjë e më pakta veprat e fotoreporterëve të huaj që fitojnë çmime, por janë shtuar temat e trajtuara nga fotoreporterët kinezë. Nga çmimet e rralla në fillim e deri tek arritjet aktuale, Konkursi "World Press Photo" shërben si pasqyrë, ku ka lënë gjurmë fotogazetaria kineze, me thjeshtësi dhe profesionalizëm."(Wang Lei)