PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yang Yanyi: Europa është pjesëmarrëse e "Një brez e një rrugë"
2015-05-08 09:40:11 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është 40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Bashkimit Europian, si dhe viti i partneritetit Kinë-Europë. Ditët e fundit, dekanja e trupit diplomatik të Kinës në Bashkimin Europian Yang Yanyi i tha medias kineze se Europa duhet të jetë dhe mund të jetë pjesëmarrëse, nxitëse, ndërtuese dhe bashkëpunëtore në projektin "Një brez , një rrugë" të Kinës.

Më 6 maj të vitit 1975, Kina dhe paraardhësi i Bashkimit Europian – Bashkësia Ekonomike Europiane vendosën marrëdhënie diplomatike. Në sfondin e Luftës së Ftohtë mes Lindjes e Perëndimit në atë kohë, udhëheqësit e dy palëve bënë zgjedhje strategjike me guxim të madh politik, duke hapur faqen e re historike të marrëdhënieve kino-europiane. Dekanja e trupit diplomatik të Kinës në Bashkimin Europian, ambasadorja Yang Yanyi u shpreh se gjatë 40 vjetëve, zhvillimi i marrëdhënieve kino-europiane ka hasur shumë vështirësi e pengesa,por marrëdhëniet dypalshe kanë pasur përparime të dukshme dhe dialogu e bashkëpunimi janë bërë rrymë kryesore. Ajo tha:

"Veçanërisht pas hyrjes në shekullin e ri, marrëdhëniet kino-europiane kanë shënuar përparime të njëpasnjëshme. Në vitin 1998, të dy palët vendosën marrëdhëniet e partneritetit të bashkëpunimit, në vitin 2001, këto marrëdhënie u shndërruan në ato të partneritetit të gjithanshëm dhe në vitin 2003, u avancuan më tej në partneritetin e gjithanshëm strategjik. Në vitin 2014, Kina e Bashkimi Europian përcaktuan 4 tema kryesore 'paqe, rritje, reformë e qytetërim' në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe."

Ambasadorja Yang shtoi se me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Bashkimi Europian do të marrin masa për të çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri:

"Së pari do të organizojmë takimin e 17-të të udhëheqësve Kinë-BE dhe 3 dialogje sistematike, dialogun e nivelit të lartë në fushën e mbrojtjes, dialogun e nivelit të lartë ekonomiko-tregtar dhe dialogun e nivelit të lartë të shkëmbimeve njerëzore, për të shtuar besimin reciprok duke arritur konsensus. Së dyti do të nxitim bashkëpunimin aktual dypalësh. Do të zbatojmë në mënyrë të gjithanshme 'projektin strategjik të bashkëpunimit kino-europian për vitin 2020', do të çojmë përpara bisedimet për investimet kino-europiane, do të bëjmë përpjekje për të arritur marrëveshjen e liberalizimit të vizave dhe do të zgjerojmë më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e infrastrukturës, të risive tekniko-shkencore, të telekomunikacionit, të urbanizimit, të financave dhe të ndërtimit të 'Një brezi e një rruge' për të ngritur nivelin e bashkëpunimit kino-europian."

Për të kremtuar 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Bashkimit Europian, këtë vit të dy palët do të organizojnë edhe një sërë aktivitetesh, duke përfshirë shfaqje artistike, ekspozitën e arteve moderne kineze, shkëmbime sportive, javën e filmit të Kinës etj. Në të njëjtën kohë, me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe të 70-vjetorit të themelimit të OKB-së, të dy palët do të forcojnë bashkëpunimin në çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të mbrojnë e përsosin bashkërisht rendin ndërkombëtar, në dobi të paqes, barazisë dhe drejtësisë.

Vitet e fundit, qeveria kineze paraqiti propozimin "Një brez, një rrugë" me qëllim që të ndërtohet një bashkësi interesash e përgjegjësish me leverdi reciproke që kalon Euroazinë. Ambasadorja Yang vuri në dukje se Europa është pikëarritja e Rrugës së Mëndafshit, nga ana e pozitës dhe e rolit, Europa duhet dhe mund të jetë pjesëmarrëse, nxitëse, ndërtuese e bashkëpunëtore e projektit "Një brez ,një rrugë". Ajo tha:

"Europa ka një potencial të fuqishëm të kapitaleve dhe tekniko-shkencor. Bashkimi Europian po zhvillon planin e investimeve për nxitjen e rritjes, të punësimit dhe të konkurrencës, po integron tregun digjital e tregun energjetik. Njëkohësisht vendet anëtare të BE-së nga Europa Qendrore e Lindore planifikojnë të forcojnë ndërtimin e infrastrukturës dhe të transportit. Këto kanë hedhur bazat për pjesëmarrjen e BE-së në ndërtimin e 'Një brez, një rrugë". Kemi vënë re me gëzim se vendet anëtare të Bashkimit Europian mbështesin gjerësisht 'Një brez, një rrugë', me bashkëpunimin e ngushtë, ky projekt do t'u sjellë me siguri të dy palëve përfitime."

Kina dhe Bashkimi Europian janë partnerë kryesorë tregtarë dhe vitin e kaluar, vëllimi tregtar dypalësh arriti në 615 miliardë dollarë. Ambasadorja Yang u shpreh se me zgjerimin e pandërprerë të shkëmbimeve tregtare, është e pashmangshme që të lindin mosmarrëveshje midis dy palëve dhe më e rëndësishmja është që të zgjidhen siç duhet mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut. Ajo tha:

"Kina e Bashkimi Europian kundërshtojnë njëzëri proteksionizmin tregtar dhe dëshirojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare nëpërmjet dialogut e bisedimeve. Nën këtë sfond, Kina e Bashkimi Europian kanë zgjidhur me sukses mosmarrëveshje tregtare të baterive fotovoltaike, të polisilikonit, të verës etj. Shpresojmë se të dy palët do të forcojnë më tej shkëmbimet e do të parandalojnë mosmarrëveshjet tregtare, si dhe për tu zgjidhur siç duhet ato." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China