PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujtojmë për të mos harruar, Guo Yuhua
2015-05-06 11:26:46 CRI Komenti juaj Printoni

Në programin e sotëm do të takohemi me Guo Yuhua. Ai punoi 10 vite në Shqipëri si përkthyes i gjuhës shqipe, i përgatitur nga ish-Ministria e Metalurgjisë e Kinës. Gou ka kontribuar në ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Pas 40 viteve, ai kujton eksperienca interesante. Madje ai ka botuar dhe një libër me titullin "Rishoh vendin e shqiponjave" ku kujton jetën e tij të bukur në Shqipëri.

Ndjekim intervistën e gazetares së Radios Ejani Zhang Zhuo me zotin Guo Yuhua.

Gazetarja: Shumë specialistë kinezë kanë qenë në Shqipëri, por ju keni shkruar një libër për jetën në Shqipëri.

Guo Yuhua: Mendova se eksperianca ime e pasur duhet të ruhet, ndaj shkrova këtë libër kujtimesh.

Gazetarja: Si u lidhët ju me me Shqipërinë? Mund të na flisni për përvojën tuaj ?

Guo Yuhua: Pas diplomimit fillova punën si përkthyes i gjuhës ruse në Kompaninë e Çelikut të Wuhanit. Më pas kompania më dërgoi në ish-Bashkimin Sovjetik ku qëndrova 2 vjet , perfeksionova gjuhën ruse dhe u ktheva sërish. Në kompaninë ku punoja kishte specialistë rusë dhe unë u shërbeja si përkthyes. Pas të rheqjes nga Kina të specialistëve rusë, vendi ynë pati marrëdhënie miqësore me Shqipërinë. Kompania më dërgoi të mësoja gjuhën shqipe në Pekin, ku mora pjesë në një kurs 6 mujor. Të 20 studentët e kursit vinin nga ministri të ndryshme. Mësuesi ynë atëkohë ishte Agron Fico, profesor i gjuhës shqipe pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ai nuk e njihte gjuhën kineze, ndaj komunikonim në rusisht për të mësuar gjuhën shqipe. Por një pjesë e studentëve të kursit tonë nuk dinte rusisht, ndaj kishin shumë vështirësi.

Gazetarja: Qëllimi i kursit ishte pjesmarrja juaj në projektet e ndihmës nga Kina për Shqipërinë?

Guo Yuhua: Po. Ky ishte qëllimi i kursit tonë, që të mund të punonim në Shqipëri si përkthyes. Në atë kohë Kina nisi të ndihmonte Shqipërinë për ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, ku unë punoja si përkthyes.

Gazetarja: Çfarë menduat kur ju thanë se do të shkonit në Shqipëri ?

Guo Yuhua: U gëzova shumë. Sinqerisht, pata disa probleme atëherë. Së pari kisha bërë kërkesë për anëtarësim në Partinë Komuniste të Kinës. U mërzita se duke qenë jashtë vendit nuk e realizoja dot këtë. Së dyti, isha i martuar dhe baba i një djali 5 vjeçar, pra kisha detyrime familjare. Por dëshiroja shumë të mësoja gjuhën shqipe, pasi nuk kishte shumë njerëz që flisnin këtë gjuhë.

Gazetarja: Kur shkuat në në Shqipëri, në cilat projekte morët pjesë ?

Guo Yuhua: Pas mësimit të gjuhës shqipe, shkova në Shqipëri ku mora pjesë kryesisht në projektin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Numri i specialistëve kinezë e kaloi numrin e të gjithë specialistëve të projekteve të tjera në Shqipëri. Për të ofruar lehtësi, pala shqiptare ndërtoi një godinë të posaçme ku banonin specialistët kinezë si dhe menca, ndërsa në kombinat shkonim me makinë.  

Gazetarja: Si u përshtatët me jetën në Shqipëri?

Guo Yuhua: Në atë kohë kinezët nuk i hanin ushqimet perëndimore, jo si tani. Kinezët nuk tërhiqen shumë nga gatimet perëndimore, prandaj gatuanim më shumë zarzavate, por ende nuk mësoheshim. Më vonë kinezët u përpoqën tu mësonim shqiptarëve kuzhinën kineze, por ata nuk e zotëruan mirë, ndaj përpiqeshim të përshtateshim. Shqipëtarë janë shumë miqësorë me kinezët, sepse kinezët ishin larguar nga familjet për ti ndihmuar. Kolegët shqiptarë shpesh na ftonin në shtëpitë e tyre. Shqipëria ka shumë male dhe kujtoj se kemi vizituar një qendër të rritjes së bletëve në një mal. Madje mbaj mend se na ftuan të provojmë mjaltin, por pa dashje mjalti mu ngjit në faqe dhe u sulmova nga disa bletë. Faqja u enjt dhe kisha shumë dhimbje, ndaj ndërpreva vizitën në mal. Më erdhi keq për këtë. Ditën tjetër u riktheva sërish në punë, pavarësisht se kisha shqetësim nga pickimi i bletëve.

Gazetarja: Jeta juaj në Shqipëri ishte interesante. Keni ndonjë përvojë të veçantë për ta ndarë me ne ?

Guo Yuhua: Brenda oborrit ku ndodhej godina e Kombinatit në Elbasan kishte dhe disa projekte të tjera. Në atë kohë kishin ardhur dhe kuzhinierë kinezë në Elbasan. Kujtoj se kur njeri nga kuzhinierët shkoi ditën e parë në treg ai mori një copë patateje me vete për tua shpjeguar shitësve çfarë donte, pasi nuk dinte shqip. Shitësi mori copën e patates dhe hyri në depo, por kaloi kohë dhe nuk po kthehej. Kuzhinieri kinez u mërzit dhe e pyeti përse u vonua ,por shitësi shqiptar i tha se kemi patate të mëdha, ndaj po zgjedhim të voglat për ju. Ishte një ngjarje me humor. Por një tjetër ngjarje ishte se shqiptarët nuk i përdornin shumë në gatim këmbët e derrit, që u pëlqejnë kinezëve. Por shqiptarët, duke qenë shumë miqësorë i ndihmuan kuzhinerët për të zgjedhur këto ushqime.

Gazetarja: Gjatë 10 viteve në Shqipëri, keni kthyer në shtëpi tuaj në Wuhan?

Guo Yuhua: Çdo vit u ktheva një herë. Djali im deri në 5 vjeç, nuk më thirri Babi. Sepse çdo herë qëndrova në Wuhan vetëm disa ditë, pastaj përsëri shkova në Shqipëri. Kur djali im ishte 5 vjeç, në stacionin e hekurudhës të Hankou, kur treni me zile për të nisur, dhe unë përgatita të ik, djali im u mëzit dhe thirri se Babi, mos u larguat!

Gazetarja: Kur u kthyet në Kinë, si ishte situata në atë kohë?

Guo Yuhua: Marrëdhëniet kino-shqiptare nuk ishin të mira. Me urdhërin e qeverisë kinezë, të gjithë specialistët kinezë u tërhoqën. U tërhoqën të gjithë specialistët kinezë, jo vetëm ata të Ministrisë së Metalurgjisë. Procesi i tërheqjes zgjati një kohë të gjatë. Dokumentet e u dogjën, ndërsa ato më të rëndësishme u çuan në ambasadë.

Gazetarja: Keni jetuar në Shqipëri 10 vjet , por si u ndjetë kur duhet të largoheshit ?

Guo Yuhua: Njerëzit kanë ndjenja. Ishte një shqiptar që përgjigjej për punën e specialistëve kinezë. Ai ishte shumë miqësor me mua dhe shpesh djali i tij më thërriste xhaxha. E kisha ftuar disa herë për darkë. Kur erdhi çasti i ndarjes qamë të dy. Shqipëtarët na ftuan të vizitonim mbarë vendin, ndërsa Shqipëria dha një kontribut të madh për Kinën, duke e ndihmuar të rikthehej në OKB. Kam shikuar një dokumentar televiziv, ku thuhet se para rikthimit të Kinës në OKB, përfaqësuesit e Shqipërisë propozuan që Kina të marrë pjesë në OKB. Ky është kontributi më i madh i Shqipërisë për Kinën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China