PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kontrolli i duhanit në Pekin
2015-04-30 09:29:24 CRI Komenti juaj Printoni

Në emisionin e sotëm do t'ju flasim për kontrollin e duhanit në Pekin.

Më 1 qershor të këtij viti, do të nisë zbatimi në Pekin i "Rregullores së kontrollit të duhanit" që cilësohet si rregullorja më e rreptë e kontrollit të duhanit në vend. Kjo rregullore ka tërhequr vëmendjen e gjerë të të opinionit publik dhe njerëzit presin të shohin se si të ndalohet me efektivitet pirja e duhanit në vendet publike. Për ta përkrahur zbatimin e kësaj rregulloreje, ditët e fundit, agjencia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë publikoi në Pekin një pllakat të posaçëm të kontrollit të duhanit. Duke folur për këtë, përfaqësuesi i kësaj organizate në Kinë Bernhard Schwartlaender tha:

"Në Kinë ka ende shumë njerëz që nuk janë të qartë për rreziqet e mëdha të pirjes së duhanit ose të duhanit të 'dorës së dytë'. Vënia në zbatim e rregullores së kontrollit të duhanit në Pekin është një rast i rëndësishëm, pasi jo vetëm qartëson objektivin e ndalimit të gjithanshëm të duhanit në ambjentet publike, por edhe ndërmerr masat përkatëse për ta siguruar zbatimin e saj."

Sot Kina është vendi më i madh i prodhimit e i konsumit të duhanit në botë. Çdo vit më se 1 milion kinezë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja. Në Pekin, numri i duhanpirësve ka kaluar 4 milionët. Rregullorja e kontrollit të duhanit në Pekin që do të vihet në zbatim konsiderohet si më e rrepta në nivel lokal pas pjesëmarrjes së Kinës në "Konventën-kornizë të kontrollit të duhanit".

Në krahasim me rregulloren e kaluar të ndalimit të duhanit në vendet publike të zbatuar prej 20 vjetësh në Pekin, rregullorja e re ka qartësuar më tej sferën e vendeve publike, ku nuk lejohet duhani dhe do të forcojë ndëshkimet, ndaj atyre që thyejnë rregullat. Sipas rregullores, në vendet publike, brenda zyrës, në mjetet publike të transportit, në spitalet e grave e fëmijëve dhe në stadiume ndalohet duhani. Ndërkohë personat që thyejnë rregullat do të përballen me një gjobë prej 200 juanësh dhe administruesit e vendeve publike, ku ndodhin rastet e thyerjes së rregullave të kontrollit të duhanit, do të paguajnë 10 mijë juanë gjobë.

Megjithëse do të vihet në zbatim së shpejti rregullorja e re e kontrollit të duhanit, shumë pekinas nuk kanë informacion për të. Disa qytetarë nuk kanë dëgjuar fare rreth kësaj rregulloreje dhe një qytetare u shpreh se nëse dikush pi duhan në një vend publik, ajo nuk do ta ndalojë.

Në fakt para kësaj, në shumë krahina kineze është zbatuar rregullorja e kontrollit të duhanit, por për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së efektshme, zbatimi i saj nuk pati rezultat. Siç bëhet e ditur, bashkia e Pekinit nuk do të krijojë një grup të posaçëm të mbikëqyrjes së kontrollit të duhanit, por autoritetet shpresojnë t'i nxitin qytetarët të marrin pjesë në mbikëqyrjen e zbatimit të rregullores. Për shembull, nëse qytetarë zbulojnë raste të thyerjes së rregullave të kontrollit të duhanit, mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 12320, ose përdorin numrin publik të Wechat-it "Pekini i sigurtë" për denoncim. Nëse administruesi i një vendi publik nuk zbaton rregulloren e kontrollit të duhat, do të ndëshkohet me gjobë. Drejtori i komisionit të shëndetësisë e të planifikimit familjar të Pekinit Fang Laiying u shpreh:

"Në Pekin ka të paktën 4 milionë duhanpirës. Është e pamundur që të kontrollohet pirja e duhanit vetëm nga institucionet qeverisëse, prandaj rregullorja e re synon ndërgjegjësimin e opinionit publik. Ndëshkimi nuk është qëllimi ynë, por shpresojmë që së bashku me qytetarët të luftojmë këtë zakon të keq."

Nga ana e tij, specialisti i kontrollit të duhanit Wu Yiqun vuri në dukje se një rregullore mund të luajë vetëm një rol kufizues për kontrollin e duhanit, nxitja e kësaj çështjeje ka nevojë për bashkëveprim të ligjit, zbatimit dhe pjesmarrjes qytetare:

"Së pari duhet të kemi durim dhe të hartojmë ligjin përkatës duke propaganduar rreziqet e pirjes së duhanit. Për shembull duhet të vendoset shenja e ndalimit të duhanit në vendet publike dhe duhet t'i bindim duhanpirësit të heqin dorë nga duhani. Më e rëndësishmja është që organet e zbatimit të ligjit të mbajnë në të vërtetë përgjegjësinë e mbikëqyrjes." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China