20150429koz01 |
Prodhuesit kinezë të smartphone-ve janë duke përdorur yjet e kriketit (cricket) dhe Bollywood-it për të pushtuar Indinë, tregun e tyre më të madh jashtë vendit dhe ideal prove për zgjerimin e tyre ndërkombëtar, ndërsa përpiqen për të ndryshuar imazhin e tyre e jo vetëm shitjen e celularëve të me çmim të ulët.
Xiaomi Technology, kompania me rritje të shpejtë dhe numri tre në botë për prodhimin e smartphone-ve me një vlerë në treg prej 45 miliardë dollarësh, zhvilloi prezantimin e parë ndërkombëtar jashtë Kinës në Nju Delhi javën e kaluar, ku paraqiti modelin e përparuar Mi 4i me shërbime në gjashtë gjuhë indiane dhe që kushton 12,999 rupie apo 205 dollarë.
Hugo Barra, zv-presidenti i veprimeve ndërkombëtare të Xiaomi-së:
"India është tashmë tregu i dytë më i madh i kompanisë sonë në botë dhe ne duan të investojmë konsiderueshëm këtu. Ne duam të ofrojmë produkte që bëhen dhe përshtaten sipas interesave të dhe Indisë dhe kjo është bërë pikërisht sot duke prezantuar produktin tonë kryesor, i cili është projektuar dhe realizuar në mënyrë specifike për Indinë," Hugo Barra.
Dhe sigurisht Xiaomi nuk është i vetmi. Prodhues të tjerë si Gionee, Huawei Technologies and Lenovo janë duke menduar strategji të reja shitjesh, duke planifikuar dhe kërkuar për pajisje për tregun e Indisë, e ndërsa njëherësh përkojnë të bëjnë përpara në tregje të reja.
Huawei dhe Gionee, janë duke financuar skuadra të kriketit në Ligën e Parë të Indisë, ndërsa Lenovo dhe Oppo financojnë dhe janë shfaqur në reklamat e yjeve të kinemasë si Ranbir Kapoor dhe Hrithik Roshan ndërsa përpiqen për t'u njohur nga indianët e thjeshtë.
India është tregu i tretë më i madh i botës, e pavarësisht kësaj një në 10 njerëz përdor një telefon celular, ndaj mundësia e rritjes është gjigante.
Prodhuesit kinezë janë thuajse të panjohur jashtë qyteteve të mëdha të Indisë, por ata janë duke u përpjekur për të fituar terren në një treg që zotërohet më mirë nga Samsung Electronics si dhe kompania indiane Micromax, e cila në tremujorin e katërt u bë furnizuesi i parë i Indisë.
Me rritjet e tregut në pjesën Kontinentale të Kinës dhe në ishullin e Tajvanit, prodhuesit filluan vitin e kaluar të zgjerohen edhe në Indi.
Rritja e shpejtë e konkurrencës ka detyruar kompanitë kineze të përdorin plane tarifore të provuara më parë në Kinë dhe që iu përshtaten klientëve vendorë.
Xiaomi, kompani me aktivitet pesë vjeçar që njihet gjithashtu si Apple-i i Kinës, hyri në tregun e Indisë qershorin e kaluar në bashkëpunim me shitësin me pakicë Flipkart. Më vonë iu bashkua një shitësi më të madh pajisjesh elektronike për të forcuar shitjet në të gjithë Indinë.
Arvind Vohra, kreu i prodhuesit kinez Gionee për Indinë tha se ishte duke u përqendruar tek shpërndarja fizike dhe pasi sigurimit të saj do të zgjerohej me shitjet në internet. Gionee shiti katër milionë pajisje me një vlerë prej 500 milionë dollarësh nga marsi i vitit të kaluar deri marsin e sivjetshëm.
Të brendshmit e industrisë thonë se tani vëmendja është përqendruar tek prodhimi vendor i cili do t'i ndihmojë firmat kineze të ofrojnë karakteristika me cilësi më të lartë dhe me kosto të ulët, duke u pozicionuar mirë në një treg që do të rritet në rreth 36 për qind në vit gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas firmës së kontabilitetit Zinnov.
Gionee, i cili ishte një ndër prodhuesit e parë kinezë të smarphone-ve që hyri në Indi, ka punësuar 1200 veta për kërkim dhe zhvillim dhe pret të ngrejë një bazë prodhuese në Indi.
Për Xiaomi, hulumtimi mbi procesor e përdorur në modelin Mi 4i u udhëhoq nga një ekip në Bengaluru. Kompania gjithashtu mund t'i shtojë telefonit më shumë karakteristika vendore duke i vendosur linjat e prodhimit në Indi, tha zv-presidenti i veprimeve ndërkombëtare Barra.