PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita botërore e leximit: më shumë kinezë tregojnë interes për leximin
2015-04-27 16:58:11 CRI Komenti juaj Printoni

23 prilli është Dita botërore e leximit. Pak ditë më parë, Instituti i Shtypit dhe i Botimit i Kinës publikoi rezultatin e sondazhit mbi lidhjen e kinezëve me leximin . Sipas tij në vitin 2014 kinezët lexuan 4.56 libra letre për frymë, duke shënuar për herë të pare rritje të leximit dixhital të librave, krahasuar me mënyrën tradicionale të tij.

Sipas rezultatit të sondazhit të Institutit të Shtypit dhe të Botimit të Kinës, në vitin 2014, 58% të rriturëve në Kinë lexuan libra në formën tradicionale në masën , 58.1% por kishin dhe eksperiencën e leximit dixhital, ndërsa përqindja e leximit të përgjithshëm ishte 78.6%. Duke analizuar këto shifra, drejtori i këtij instituti Wei Yushan tha:

Në përgjithësi, përqindja e leximit universal ka prirje rritjeje, duke përfshirë përqindjen e leximit të përgjithshëm, atë të leximit të librave, atë të leximit të gazetave dhe të revistave, përqindja e leximit në mënyrën dixhitale, vëllimin e leximit për frymë etj. Kjo tregon se leximit i kushtohet gjithnjë e më shumë rëndësi nga një pjesë e madhe e popullsisë."

Por njëkohësisht, nga sondazhi del se në vitin 2014, të rriturit në Kinë lexuan 4.56 libra letre për frymë, shifër kjo pak më e ulët se ajo e vitit 2013, ndërsa ka ende disnivel të konsiderueshëm në krahasim me vendet e zhvilluara. Lidhur me këtë, Xu Shengguo, drejtori i Qendrës së Kërkimeve dhe të Nxitjes së Leximit Universal tha:

"Vëllimi i leximit për frymë është treguesi më i përhapur në botë, që është zakonisht 7-12 në vende të tjera. Si P.Sh. në ShBA 7 libra, Japoni 8 libra, Korenë e Jugut 11 libra. Në përgjithësi, përqindja e leximit universal në vendin tonë ka patur ngritje vitet e fundit, por ka ende disnivel me vendet e zhvilluara dhe ky është shkaku kryesor që po iniciojmë dhe bëjmë thirrje për leximin universal.

Tjetër dukuri që tërheq vëmendjen është se përqindja e leximit në mënyrë dixhitale , që kalon për herë të parë atë tradicionale.

"Lexoj shumë romane në internet, pothuajse çdo ditë."

"Lexoj me celular në metro, kryesisht materiale në Wechat, të publikuara nga miqtë."

"Lexoj libra prej letre dhe e-book, por e-booku është më lehtë për lexim, kur pret autobusin apo në ashensor."

Sipas sondazhit, ndër mediat e reja, koha e leximit me celular është zgjatur në mënyrë të dukshme dhe kohëzgjatja për frymë për leximin e materialeve në Wechat është 14.11 minuta në ditë. Për leximin me media të lëvizshme, si celular dhe pad, ka diskutime. A mund ta zëvendësojë leximin tradicional kjo mënyrë e re e leximit? Lidhur me këtë, Xu Shengguo është i mendimit se leximi dixhital dhe ai tradicional mund të plotësojnë njëri-tjetrin.

"Duhet të përkrahim dhe të nxitim shumëllojshmërinë e mënyrave të pranimit të informacioneve dhe duhet të mësohemi me mënyrën e re të leximit. Edhe në Wechat, ka shumë artikuj seriozë dhe të gjatë. Mendoj se ato llogari publike në Wechat mund të ofrojnë përmbajtje të mira në mënyrë fragmentare dhe në rrjetin social, që është në favor të përhapjes së leximit. Njëkohësisht, leximi dixhital shkakton lodhjen optike, prandaj media e lëvizshme nuk mund ta zëvendësojë plotësisht librin prej letre."

Interneti ka ndryshuar gradualisht mënyrën e leximit dhe të blerjes. Sot, aparati elektronik i leximit, APP celulari, rrjeti social na krijojnë shumë kanale për leximin, kurse libraritë po kalojnë një dimër të ashpër.

Libraria Sanlian, që ndodhet në qendër të Pekinit, është një pikë shumë e njohur kulturore në kryeqytet. Zv/menaxherja e librarisë Wang Yu tha hapur se në kohën më të vështirë, fitimet nga shitja e librave ishin vetëm 400 mijë juanë, të cilat nuk ishin në gjendje të mbanin funksionimin normal të librarisë, me sipërfaqen prej 1500 metra katrore. Por gjatë dy vjetëve të fundit, kinezët kanë treguar gjithnjë e më shumë entusiazëm për lexim. Me ngritjen e përqindjes së leximit të përgjithshëm, edhe libraritë kanë dalë gradualisht nga dimri dhe përpiqen të provojnë mënyra të ndryshme për t'u shërbyer lexuesve.

Në prillin e vitit të kaluar , libraria Sanlian filloi të provonte funksionimin 24 orësh, kështu pekinasit gëzojnë për herë të parë "sallën e leximit natën vonë". Në fillim, pavarësisht nga vlerësimet në shoqëri, shumë njerëz nuk besonin se libraria Sanlian do të ngulte këmbë në këtë shërbim.

Ka kaluar një vit dhe sot libraria Sanlian arriti një rezultat të shkëlqyeshëm. Zv/menaxherja Wang Yu i tha korrespondentes së radios sonë:

"Vitin e kaluar u realizua xhiroja prej 20 milionë e 550 mijë juanë, kurse më përpara kishte qenë 10 milionë, që do të thotë u dyfishua xhiroja dhe fitimet do të ngrihen pa tjetër."

Për miqtë e librit, përpjekjet e librarisë Sanlian u japin atyre një ambjent të ngrohtë dhe të qetë për lexim. Në mesnatë korrespondentja e radios sonë shkoi në këtë librari. Në krahasim me rrugën e errët, në librari kishte ndriçim dhe gjallëri. Mbi 10 klientë po lexonin të qetë.

"Ndihem e çlodhur kur lexoj një libër të mrekullueshëm. Kur erdha, qendrova këtu për disa orë e madje deri në agim."

"Punoj tërë ditën, pra hapja e librarisë natën më krijon lehtësi."

"Vizitoj shpesh librarinë Sanlian, pasi më jep entuziazmin për të lexuar."

Në fakt, funksionimi 24 orësh është jo vetëm një model tregtar i librarisë, por edhe një mënyrë e jetës moderne, që zgjodh dëshirën e shumë njerëzve për lexim. Zv/menaxheri librarisë Sanlian, Wang Yu i tha korrespondentes së radios sonë se me rastin e njëvjetorit të funksionimit 24 orësh, u hap një tjetër degë e librarisë.

"Një zemër gjithëpërfshirëse do të krijojë forcën e madhe tërheqëse për lexuesit. Nga këndvështrimi im, libraria nuk është dobësuar, por po rimëkëmbet."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China