PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Italia bën thirrje për zgjidhjen e problemit të emigrantëve të paligjshëm në Mesdhe
2015-04-24 15:30:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, në Mesdhe kanë ndodhur disa mbytje të anijeve të emigrantëve të paligjshëm. Sipas të dhënave të Zyrës së Refugjatëve të OKB-së, deri më 20 prill të këtij viti mbi 1500 emigrantë vdiqën në rrugën drejt Mesdheut.

Natën e 18 prillit, një anije me emigrantë të paligjshëm hyri në mënyrë të paligjshme në Europë, por u mbyt në zonën detare afër Libisë. Siç bëhet e ditur nga zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Italisë, kur ndodhi aksidenti, anija po udhëtonte drejt Maltës dhe vendndodhja e aksidentit është rreth 190 kilometra larg ishullit Lampeduza të Italisë. Për shkake ende të paqarta të aksidentit, mendohet se numri i saktë i personave në anije ishte 700 deri në 900 vetë.

Pas aksidentit, Roja Bregdetare e Italisë, forcat detare të Maltës etj. filluan menjëherë operacionet e kërkim- shpëtimit. Zëdhënësja e Zyrës së Refugjatëve të OKB-së Carlotta Asami e quajti këtë aksident si një tragjedi:

"Po kryhen operacionet e kërkimit dhe shpëtimit por kjo është një tragjedi. Nuk është e lehtë zgjidhja e problemit të refugjatëve, por duhet të punojmë në këtë fushë. Operacionet e shpëtimit duhet të zhvillohen me përpjekjet e përbashkëta të Bashkimit Europian dhe duhet të marrim parasysh hapjen e një rruge të ligjshme për hyrjen e refugjatëve në Europë."

Më 21 prill, Carlotta Asami deklaroi gjatë një konference shtypi se aksidenti detar ka shkaktuar mbi 800 të vdekur. Mësohet se në anijen e mbytur kishte mbi 800 vetë, përfshirë fëmijë 10 deri 12 vjeçarë. Këta emigrantë të paligjshëm janë kryesisht nga Siria, Eritrea e Somalia. Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshimtë, të ardhur nga Tunizia e Siria që do të përballen me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore.

Situata e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore i ka nxitur shumë banorë të këtyre vendeve të hyjnë ilegalisht në Europë dhe si pasojë, kriza e emigrantëve të paligjshëm në Mesdhe është bërë më serioze. Për përballjen e emigracionit të paligjshëm në rritje, Italia u detyrua të kërkojë përkrahjen e fuqishme të Bashkimit Europian. Më 19 prill, kryeministri italian Matteo Renzi i bëri thirrje Bashkimit Europian të zhvillojë një samit urgjent për aksidentet e vazhdueshme të anijeve të refugjatëve dhe u shpreh se trafiku i paligjshëm i tyre është bërë një plagë e Europës. Ai tha:

"Italia kërkon të zhvillohet sa më parë një samit urgjent, sepse ky problem duhet të zgjidhet me bashkëpunimin e ngushtë të Europës. Tani Italia po e përballon situatën pothuajse me forcat e veta dhe nevojitet ndihma e komunitetit ndërkombëtar."

Në fakt midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka zëra të ndryshëm lidhur me pranimin e emigrantëve. Qeveria italiane ka paraqitur shumë herë kërkesën për rishikimin e neneve të "Marrëveshjes së Dublinit", lidhur me shqyrtimin nga vendet ku mbërrijnë emigrantët të kërkesave përkatëse, kurse ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian, 24 prej tyre kundërshtojnë rishikimin e marrëveshjes. Si trampolinë e hyrjes së emigrantëve në Europë, Italia nuk ka aftësi të pranojë fluksin e shtuar të emigrantëve dhe ka theksuar shumë herë se vendet e tjera të Bashkimit Europian nuk kanë dhënë kontributin e duhur për zgjidhjen e krizës së emigrantëve. Ministri i jashtëm italian Paolo Gentiloni vuri në dukje se Bashkimi Europian duhet të marrë masa për ta përkrahur Italinë. Ai tha:

"Problemi i emigrantëve lidhet me imazhin e Europës dhe nevojitet një reagim i fuqishëm. Italia ka pranuar 2/3 e emigrantëve të paligjshëm në Europë, duke tejkaluar aftsinë e pranimit dhe Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë në këtë fushë."

Megjithëse udha deri në Europë nëpërmjet Mesdheut është shumë e vështirë dhe ndodhin shpesh aksidente me pasojë vdekjen, ka ende shumë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore që zgjedhin këtë rrugë të shkojnë në Europë për t'u arratisur nga lufta e varfëria.

Sipas statistikave, në vitin 2010, rreth 90% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Greqisë. Për ndalimion e fluksit të tyre, midis Greqisë e Turqisë u ndërtua muri ndarës kufitar. Pas kësaj, shumë emigrantë u detyruan të shkojnë në Europë nëpërmjet rrugës detare. Në vitin 2014, rreth 219 mijë refugjatë e emigrantë kaluan Mesdheun deri në Europë dhe ndër ta, të paktën 3500 veta vdiqën në udhë. Këtë vit deri tani kanë vdekur të paktën 1500 veta në përpjekje për të arritur në brigjet europiane. Me ngrohjen e motit, parashikohet se do të shtohet më tej trafiku i paligjshëm i emigrantëve në Mesdhe në muajt e ardhshëm. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China