PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Pakistan, zbulohet marrëveshja me vlerë 46 miliardë dollarë
2015-04-22 16:35:45 CRI Komenti juaj Printoni


Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi vizitën e tij të parë në Pakistan. Korrespondenti i CRI-së Huang Shan, Ajo kishte si qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e përparimit të ndërtimi të Korridorit Ekonomik Kinë – Pakistan.

Kina dhe Pakistani, të cilat e kanë konsideruar njëri-tjetrin për një kohë të gjatë "mik të çeliktë," i përmirësuan marrëdhëniet e tyre të gjithanshme në nivelin e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të hënën.

Konsensusi u arrit gjatë takimit të presidenti kinez Xi Jinping me kryeministrin pakistanez Nawaz Sharif.

"Kina dhe Pakistani gjithmonë kanë besuar, kuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, dhe janë miq të përhershëm," tha Xi, duke shtuar se të dy vendet ndihmuan për evakuimin e shtetasve të tyre nga Jemeni.

Xi zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në Pakistan, që ishte dhe ndalesa e parë turneut të tij të parë jashtë shtetit këtë vit.

Nga ana e tij kryeministri Sharif tha se qeveria pakistaneze dhe populli e kanë pritur për një kohë të gjatë vizitën e presidentit Xi.

"Miqësia Pakistan-Kinë është guri i themelit i politikës së jashtme të Pakistanit, dhe populli i Pakistanit përfiton nga thesari i marrëdhënieve vëllazërore me Kinën," tha ai.

Korridori Ekonomik Kinë – Pakistan kryesoi axhendën e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Islamabad. Ai është një rrjet rrugësh, hekurudhash dhe projektesh energjetike që lidhin portin Gwadar-it me Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur-it të Kinës.

Gjithsej parashikohet të investohet 46 miliardë dollarë. Analistët pakistanezë thonë se projekti do të jetë përfitues për të dy vende.  

Umar Cheema është një gazetar i të përditshmes së Pakistanit "War."

"Infrastruktura dhe investimet kolosale që po vijnë në Pakistan do të hapin një portë mundësish për popullin. Do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të zgjidhë problemet energjetike. Ajo që po bën Kina tani, nuk është bërë nga asnjë vend tjetër, ndaj kjo nënkupton një lloj të veçanta lidhjeje midis të dy vendeve."

Ky projekt i jep Kinës qasje të drejtpërdrejtë në Oqeanin Indian dhe më tej, duke shënuar një përparim të madh në planet e saj për të rritur ndikimin ekonomik në Azinë Qendrore dhe Jugore.

Nga ana tjetër, Pakistani shpreson se investimi do ta transformojë vendin në një qendër rajonale ekonomike, dhe do t'i japë fund mungesës kronike të energjisë elektrike.

Ambasadori i Pakistanit në Kinë, Gwadar Kashgar.

"Pakistani është duke u përballur me pamjaftueshmëri të furnizimit me energji elektrike. Ndaj ne kemi qenë në diskutime me qeverinë kineze për ta tejkaluar këtë problem. Më duhet të them se kemi pasur një përgjigje pozitive nga qeveria kineze, ndaj dhe tani jemi në fazën e fillimit dhe zbatimit të këtyre projekteve."

Sipas planit do të investohet rreth 16 miliardë dollarë amerikanë në projekte të gjenerimit të energjisë elektrike nëpërmjet djegies së qymyrit, shfrytëzimit të energjisë së erës, energjisë diellore dhe asaj hidrike që brenda vitit 2017 do të shtojnë 10 400 megavat energji në rrjetin kombëtar të Pakistanit.

Presidenti Xi Jinping diskutoi gjithashtu edhe çështje të sigurisë me kryeministrin e Pakistanit, duke përfshirë edhe planin aktual të Pakistanit kundër terrorizmit.

Ambasadori kinez në Pakistan, Sun Weidong, tha bisedimet përfshinë shtimin e bashkëpunimit për mbrojtjen e shtetasve kinezë në Pakistan.

"Kina dhe Pakistani kanë ndërtuar një mekanizëm të përbashkët për të mbrojtur shtetasit kinezë në Pakistan. Kina, duke matur një komunikim dhe koordinim të ngushtë i bën thirrje Pakistanit për të marrë masa të ndryshme për të garantuar sigurinë e projekteve dhe institucioneve tona të rëndësishme aty. Pakistani është zotuar për të themeluar një forcë speciale për të mbrojtur institucionet dhe personelin kinez, si dhe garantimin e sigurisë dhe zbatimin e qetë të të gjithë projekteve të rëndësishme, përfshirë Korridorin Ekonomik."

Kjo ishte vizita e parë e Xi Jinping në Pakistan që kur morri presidencën në vitin 2013. Kina dhe Pakistani janë qenë prej kohësh "miq të çeliktë" dhe partnerë bashkëpunimi strategjik të përhershëm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China