20150415koz |
Cristiano Burani është një stilist italian. Ai së pari mbaroi studimet për mjekësi, por gjatë tyre ëndërronte për modën dhe u bë një mjeshtër i industrisë së modës. Më pas ai mori një tjetër diplomë në Nju Jork për stilim veshjesh.
Burani e filloi karrierën e tij si stilist për shpitë e mëdha të modës, përfshirë dhe Versace-n, por më pas krijoji markën e tij të modës së lartë me emrin e tij.
Korrespodenti i CRI-së Chi Huiguang, përcjell më shumë hollësi.
Stilisti italian Cristiano Burani, i cili e ndërtoi reputacionin e tij mjeshtëror duke punuar për La Perla-n dhe Versace-n, u prezantua për të parë herë në Javën e Modës së Pekinit. Ai prezantoi këtu koleksionin e parë të quajtur "the New Norm":
"E quajta kështu sepse në ditët e sotme ne duhet te kemi një normë të re të mënyrës së si vishemi. Ndaj dhe unë u nisa nga kultura jonë, nga artizanati italian, sidomos ai i pëlhurave të bukura, të cilat unë i përzjeva me trikotazhe, e që mendoj se do të jenë sërish në prirjen e modës," thotë stilisti.
Stilisti është i mirënjohur për drejtpeshimin e modës dhe gravitetit. Koleksioni i tij është i mbushur pëlhura nga më të rejat, të shndritshme, të rehatshme përfshirë mëndafshin, me markën e tij të qëndisur mbi lëkurë, kristale Sëarovski, kashmir tredimensional dhe lesh.
"E dashuroj idenë e mbushjes së strukturës së pëlhurave që vijnë nga haute couture (moda e lartë), por që më pas përdoren për të bërë triko sportive. E dashuroj lëkurën e shndritshme që vjen me prerje të theksuara për veshjet sportive, por që nga ana tjetër vjen për të ekspozuar feminitetin," tha ai.
Përpara se ai të fillonte të ëndërronte për modën, mori mësime dhe u trajnua si kirurg, gjë e cila e ndihmoi të ndërtonte ëndrrën e tij e stilimit të veshjeve: të thjeshta dhe të qarta.
"Qasja ime ndaj modës është krejt e zakonshme, sepse ju e dini, unë jam një mjek. Unë kam studiuar gjëra thellësisht të ndryshme në universitet. Studimi i mjekësisë më lejoi të njihesha me përmasat e trupit të njeriut, sepse padyshim nga brenda mund të krijohet diçka e bukur për jashtë," thotë Burani.
Ai beson se durimi është mënyra më e mirë për ta bërë një ëndërr realitet dhe padyshim duke punuar shumë. Dhe tani Burani është duke punuar shumë për të zbuluar të gjitha hollësitë e mëndafsheve këtu në Kinë.
"Kinezët janë prodhuesit më të mëdhenj të mëndafshit dhe të rrobave me pëlhurë të endur. Dhe sigurisht, ata mund të jenë në kontakt me shijen tonë që ndoshta është më e ndërkombëtarizuar dhe pas përzierjes së kulturës tradicionale, mund të krijojnë një pëlhurë të re, e cila është e fortë dhe me cilësi të lartë, e që mund të përdoret tek veshjet e përditshme."
Ajo që e mahniti më shumë Burani-n, i cili punon me stilistët e tjerë të kulturës orientale është dëshira e tyre për të udhëtuar në perëndim dhe për të bërë përzierje të kulturës kineze me atë perëndimore. Stilisti thotë se përzierja jep gjithmonë rezultate të shkëlqyera.
"Mendoj se Pekini është një qytet magjik ku mund të gjesh përzierjen e një sërë elementeve të rinj arkitekturorë me zonat tradicionale industriale, edhe kjo është një përzierje që mund të ofrojë diçka të re. Ndaj mendoj se do të duhet kohë, por shoh që gjërat përparojnë shumë shpejt. Do të kthehem në Itali gjithë frymëzim për koleksionin e verës."
Krahasuar me stilistët e tjerë punët e të cilëve janë vepra arti, Burani punon 100 për qind për realizimin e veshjeve praktike.
"Sepse ne jemi stilistë, por gjithashtu edhe sipërmarrës, mendoj se duhet t'i kombinojmë të dy elementet."