PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministri i Jashtëm i Kinës shprehu qëndrimin kinez për Ukrainë
2015-04-13 16:27:48 CRI Komenti juaj Printoni

Më 7 prill në mbrëmje, ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi, gjatë vizitës në Rusi, dha një intervistë eksklusive për gazetarin e Radio-Televizionit të Rusisë, Primakov. Në programin e sotëm, ju ftoj të dëgjoni një pjesë të kësaj interviste.

Primakov: Cili është qëndrimi i palës kineze për krizën e Ukrainës?

Wang Yi: Qëndrimi konsekuent i palës kineze në krizën e Ukrainës ka qenë objektiv dhe i drejtë. Kemi propozuar qysh në fillim zgjidhjen e krizës me rrugë politike dhe jemi kundër dhunës, sanksioneve të njëanshme apo mënyrave të tjera që ndërlikojnë situatën. Arritja e marrëveshjes së re të Minskut është pozitive dhe me përpjekjet e përbashkëta të palëve, nenet e saj ushtarake janë zbatuar me efikasitet, ndërsa konsensusi politik pritet të konkretizohet nga palët. Duke marrë parasysh pozitën e veçantë gjeografike të Ukrainës si dhe marrëdhëniet e saj të ngushta tradicionale me Rusinë, pala kineze është e mendimit se për zgjidhjen përfundimtare të krizës duhet të realizohet ekuilibrimi në dy aspekte. Së pari, ekuilibrimi i kërkesave të arsyeshme të rajoneve e kombeve të ndryshme në Ukrainë. Së dyti, ekuilibrimi i marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë dhe me Bashkimin Evropian. Kjo përputhet me shpirtin e marrëveshjes së Minskut dhe me vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe të shumicës së vendeve në botë.

Primakov: Cili është mendimi i Kinës për reformën e OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit?

Wang Yi: Sivjet është 70-vjetori i krijimit të OKB-së. Gjatë 70-vjetëve, kanë ndryshuar shumë situata ndërkombëtare dhe mjedisi botëror, pra OKB-ja ka nevojë ta forcojë aftësinë e vet nëpërmjet reformës, që të kryejë si duhet kompetencat e autorizuara nga Karta e OKB-së. Si një sistem i madh, reforma e OKB-së duhet të zhvillohet në mënyrë tërësore. Krahas reformës së Këshillit të Sigurimit, për të cilën tregon shumë vëmendje publiku, edhe fusha shoqërore dhe ajo e zhvillimit në OKB kanë nevojë për reforma. Lidhur me reformën e Këshillit të Sigurimit, pala kineze ka mbajtur qëndrim konsekuent dhe të qartë që të shtojë përfaqësimin dhe të drejtën e fjalës të vendeve në zhvillim, duke përfshirë vendet e mesme dhe të vogla. Pala kineze është për konsultime të plota dhe demokratike për të arritur një projekt të pranuar nga të gjitha palët. Pala kineze nuk është për zbatimin me forcë të një projekti të papjekur, as përcaktimin e një afati për reformë, sepse kjo nuk është në favor të nxitjes normale të procesit të reformës të OKB-së, as të solidaritetit të vendeve anëtare. Si vend anëtar i përhershëm dhe i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, Kina është e gatshme që së bashku me vendet anëtare të OKB-së, duke përfshirë Rusinë, të nxitin bashkërisht reformën e OKB-së në përputhje me objektivin afatgjatë të kësaj organizate dhe me interesat e përbashkëta të vendeve anëtare.

Primakov: Si e vlerësoni bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Rusisë? Si e konsideron Rusinë Kina, si burimet energjetike, të teknologjisë apo të mallrave?

Wang Yi: Rusia është vend më i madh fqinj i Kinës dhe një nga ekonomitë kryesore në botë. Në bashkëpunimin ekonomik të Kinës me vende të tjera, Rusia ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm. Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Rusisë ka patur një zhvillim të shpejtë. Në vitin 2000, vëllimi i tregtisë dypalëshe ishte 8 miliardë dollarë, kurse vitin e kaluar ky vëllim iu afrua 100 miliardë dollarësh, ose mbi 10 herë më i lartë se ai i vitit 2000. Kjo tregon se Kina dhe Rusia kanë mundësi të madhe bashkëpunimi si dhe perspektivë të gjerë.

Marrëdhëniet ekonomike kino-ruse janë krejtësisht e barabarta dhe me leverdi reciproke. Të dy vendet synojnë bashkëpunimin me fitime të përbashkëta. Dua të përgjithësoj bashkëpunimin midis dy vendeve me tre fjali: të konsolidohet bashkëpunimi tradicional, të forcohet bashkëpunimi i teknologjisë së lartë dhe të hapet hapësira e re e bashkëpunimit. Në fushat tradicionale, Kina ka kërkesë afatgjatë dhe të domosdoshme për burimet energjetike, ndërsa Rusia ka burime të pasura energjetike, pra të dy vendet plotësojnë njëra-tjerën në shkallë të lartë dhe mund të krijojnë bashkëpunimin strategjik afatgjatë e të qëndrueshëm. Rusia ka epërsi në shkencë e teknologji, kurse Kina ka ngritur gradualisht nivelin e saj teknologjik, pra të dyja vendet mund të forcojnë bashkëpunimin në kërkimin dhe zhvillimin e avionit të pasagjerëve, në ndërtimin e hekurudhës me trena të shpejtësisë së lartë, në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, në studimin e prodhimin e produkteve të fluturimeve kozmike, që të ngrihet bashkërisht forca konkurruese e të dy vendeve në botë. Zhvillimi i rajonit të Lindjes së Largët të Rusisë është hapësira e re e bashkëpunimit kino-rus. Lindja e Largët është pjesa e pandarë e zhvillimit të gjithanshëm të Rusisë. Si fqinji më i afërt i Lindjes së Largët të Rusisë, Kina mund të bëhet partneri më besnik dhe më ideal i palës ruse për zhvillimin e këtij rajoni. Qeveritë e të dy vendeve duhet të luajnë rol drejtues, që zhvillimi i Lindjes së Largët të ndjekë një rrugë të standardizuar, të sistemuar dhe të vazhdueshme. Bashkëpunimi në fushën e kapaciteteve prodhuese është një tjetër hapësirë e bashkëpunimit kino-rus. Me arritjen e dukshme në industrializim, shumë ndërmarrje kineze me kapacitete prodhuese të cilësisë së lartë kanë dalë jashtë vendit, ndërkohë, Rusia shpreson të realizojë lokalizimin e prodhimit industrial. Kërkesat e dy vendeve krijojnë shansin e rrallë për bashkëpunimin në kapacitetet prodhuese, si instalime inxhinierike, prodhim të energjisë elektrike, metalurgji, lëndë ndërtimi, përpunim të burimeve energjetike etj.

Primakov: Kina dhe ShBA-ja janë partnerët më të mëdhenj ekonomikë, por ShBA-ja ka ende dyshime për Kinën, nga pikpamja strategjike. Cila është strategjia e Kinës për ShBA-në? Si e komentoni politikën aktive të Kinës në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine?

Wang Yi: ShBA-ja është vendi më i madh i zhvilluar, pra ne të gjithë duhet të komunikojmë me të. Është përhapur shprehja që "me fuqizimin e Kinës, Kina dhe ShBA-ja do të bien në kurthin e Tukididit", që do të thotë se një vend i madh i fuqishëm do të sfidojë patjetër vendin e madh ekzistues. Mendoj se kjo premisë është false. Në kohën e globalizimit, interesat e vendeve të ndryshme gërshetohen me njëri-tjetrin. Kina dhe ShBA-ja kanë shumë kontakte e shkëmbime midis kompanive e individëve dhe të dyja vendet mbështeten te njera-tjera, ndaj nuk ka mundësi që njera palë të izolojë palën tjetër ose ndonjë palë të fitojë në mënyrë të gjithanshme.

Si të trajtojmë marrëdhëniet midis vendit më të madh në zhvillim dhe atij më të madh të zhvilluar? Pala kineze u përpoq të krijojë marrëdhëniet e tipit të ri midis fuqive, që do të thotë pa konflikt e kundërvënie dhe me respekt reciprok, bashkëpunim e fitime të përbashkëta. Lidhur me këtë, Kina dhe ShBA-ja kanë arritur konsensus, përcaktojnë kursin dhe kanë arritur objektivin fillestar. Sigurisht, Kina dhe ShBA-ja kanë gjendje të ndryshme praktike e sisteme të ndryshme shoqërore dhe gjenden në etapa të ndryshme të zhvillimit. Marrëdhëniet e tipit të ri midis fuqive nuk mund të realizohen pa zigzage dhe midis dy vendeve ekzistojnë akoma mosmarrëveshje. Kina është për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve në mënyrë konstruktive dhe në bazë të dialogut e konsultimeve, duke lënë mënjanë ato që nuk zgjidhen përkohësisht, që të shmanget ndikimi negativ i këtyre mosmarrëveshjeve mbi zhvillimin normal të marrëdhënieve kino-amerikane.

Kina po zbaton një politikë të jashtme më aktive, për të mbrojtur më aktivisht paqen në botë, për t'i ofruar botës më shumë produkte publike dhe për të mbrojtur më aktivisht interesat e veta në vende e rajone të ndryshme të botës. Kina ka hyrë në etapën e re të zhvillimit, si partner tregtar nr.1 i mbi 130 vendeve të botës, me vëllimin e tregtisë së jashtme prej 5 trilionë dollarësh në vit, me 25 mijë kompani kineze jashtë vendit dhe me mbi 100 miliardë dollarë investime në vende e rajone të tjera. Të gjitha këto i kërkojnë Kinës të zbatojë një diplomaci më aktive. Por Kina nuk do të ndjekë rrugën e vjetër të fuqive tradicionale. Kina do të respektojë me rigorozitet synimin dhe parimin e Kartës së OKB-së dhe të përpiqet, së bashku me vendet e tjera duke përfshirë Rusinë, të nxitë krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri me fitime të përbashkëta, që do të thotë do ta zëvendësojë kundëvënien me bashkëpunim, ta zëvendësojë lojën ku "fituesi i merr të gjitha" me fitimet e përbashkëta dhe fuqitë duhet të marrin përgjegjësi për detyrimet ndërkombëtare. Partneriteti i gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Rusisë ofron përvojë për kontaktet midis fuqive të mëdha dhe shërben si shembulli i suksesshëm për krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China