PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Acarohet situata në Jemen
2015-04-07 10:10:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në fund të marsit, forcat aleate arabe me Arabinë Saudite në krye nisën sulmin ajror kundër forcave të armatosura antiqeveritare Houthi të Jemenit, duke shkallëzuar situatën në këtë vend. Si vend i madh me popullsi të besimit shiit në Lindjen e Mesme, Irani reagoi menjëherë për sulmet ajrore dhe e dënoi Arabinë Saudite për shkatërrimin e procesit të paqes në Jemen. Sipas situatës së tanishme, Irani do të vijojë ta përkrahë Jemenin brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare.

Pas sulmit ajror, presidenti iranian Hasan Ruhani, ministri i jashtëm Javad Zarif dhe funksionarë të tjerë dënuan Arabinë Saudite për veprimet ushtarake në Jemen. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Marziyeh Afkham i quajti sulmet ajrore si agresion, duke shtuar se veprimet e Arabisë Saudite vetëm do të ndërlikojnë krizën e Jemenit dhe janë një humbje e shancit të zgjidhjes paqësore.

Megjithëse para sulmit ajror, Arabia Saudite u shpreh se veprimet ushtarake zhvillohen me kërkesën e qeverisë së Jemenit, nga ana e tij, dekani i fakultetit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Teheranit Seyed Mohamad Marandi i cilëson si të paligjshme këto sulme :

"Është e dukshme që sulmet ajrore të Arabisë Saudite janë të paligjshme. Së pari, ish-presidenti i Jemenit Abd-Rabu Mansour Hadi ka dhënë dorëheqjen dhe ai nuk është më presidenti i ligjshëm. Së dyti, Hadi hipi në fuqi me përkrahjen e SHBA-së e të Arabisë Saudite dhe ai ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet e atëhershme presidenciale, prandaj populli jemenas nuk e njeh atë si president të ligjshëm. Krahas këtyre, ai është arratisur nga Jemeni."

Pas nisjes së sulmit ajror, udhëheqësit e forcave të armatosura Houthi u shprehën se do të përballen me agresionin e Arabisë Saudite. Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane u bënë thirrje palëve të ndryshme në Jemen të rikthehen në bisedime dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me vendet rajonale për nxitjen e dialogut paqësor në Jemen. Lidhur me këtë, Seyed Mohamad Marandi vuri në dukje se Irani e përkrah procesin e paqes në Jemen:

"Irani ka propozuar që në fillim që të gjitha palët në konflikt në Jemen, duke përfshirë ish-partinë në fuqi dhe forcat e armatosura Houthi të zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet bisedimeve. Të gjithë udhëheqësit e partive e të fiseve duhet të marrin pjesë në bisedime, sepse ata kanë jetuar në Jemen për shumë vjet dhe do të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend."

Pas fillimit të sulmeve ajrore, qarqe të ndryshme shprehën shqetësim se me acarimin e mëtejshëm të situatës, kriza në Jemen mund të nxitë një luftë të re në Lindjen e Mesme, midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Studjuesi Seyed Mohamad Marandi është i mendimit se në gjendjen aktuale Irani nuk ka mundësi të dërgojë trupa në Jemen. Ai tha:

"Jam i mendimit se tani Irani s'ka nevojë të ndërhyjë në situatën e Jemenit, pasi kjo është politika themelore e Iranit. Detyra e Iranit është që ta përkrahë popullin e Jemenit, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Irani beson se populli i Jemenit ka aftësi ta mbrojë shtetin e vet."

Por njëkohësisht Seyed Mohamad Marandi theksoi se megjithëse Jemeni nuk është një vend i madh, ai është një vend i rëndësishëm strategjik në rajonin e Detit të Kuq e të Detit Arab. Në situatën e trazuar ka mundësi të fuqizohen disa organizata ekstremiste. Nëqoftëse Jemeni bie në duart e organizatave ekstremiste, do të lindin kërcënime të mëdha për komunitetin ndërkombëtar, prandaj Seyed Mohamad Marandi vuri në dukje se përkrahja e popullit të Jemenit duhet të jetë veprimi i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar.

"Duhet të vëmë re se nëse Jemeni futet nën kontrollin e organizatave ekstremiste, Deti i Kuq nuk do të jetë më një rajon paqësor, ky do të sjellë kërcënime të mëdha për tregtinë ndërkombëtare e sigurinë ndërkombëtare dhe vendet aziatike nuk do të zhvillojnë më tregtinë me rajonin e Mesdheut nëpërmjet Detit të Kuq, prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet t'i përmbahet qëndrimit të vendosur, për të luftuar kundër organizatave ekstremiste."

Pas shkallëzimit të situatës në Jemen, qeveria kineze reagoi menjëherë duke dërguar sistemin një flotë detare për të tërhequr shtetasit kinezë në Jemen në atdhe. Brenda pak ditëve, të 571 shtetasit kinezë në këtë vend janë kthyer të sigurtë në atdhe. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China