PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tragjedia e 'krahëve gjermane', dalin në dritë të tjera fakte
2015-04-01 15:29:29 CRI Komenti juaj Printoni

Prokurorët gjermanë thotë se piloti i dytë i akuzuar për përplasjen e qëllimshme të avionit të Germanwings-it në Alpet franceze është trajtuar më parë për prirje vetëvrasëse përpara se të pajisej me licencën e fluturimit.

Autoritete thonë se mjekët i kishin kërkuar Andreas Lubitz-it të merrte pushime të gjata.

Christoph Kumpa është zëdhënësi i prokurorisë së Dyseldorfit.

"Piloti, shumë kohë më parëm dhe gjithashtu para se të pajisej me licencën e fluturimit, është trajtuar për një kohë të gjatë për shkak të prirjeve të tij vetëvrasëse. Që atëherë e deri në fund, ka pasur vizita të tjera tek mjeku dhe janë mbajtur shënime, por ai nuk është diagnostikuar me prirje vetëvrasëse apo sjellje armiqësore."

Kompania ajrore gjermane "Lufthansa" deklaroi të martën se në vitin 2009 piloti i dytë i aeroplanit të rrëzuar të "Germanwings" Andreas Lubitz e kishte njoftur shkollën e trajnimit ku studionte se kishte pasur "episode të mëparshme depresioni të rëndë".

|
Andreas Lubitz

Sipas deklaratës së "Lufthansa"-s, Prokuroria e Duseldorfit kishte paraqitur shumë dokumente shtesë, sidomos materiale mbi trajnimin e Andreas Lubitz dhe materiale mjekësore, për të hetuar sa më shpejt incidentin e rrëzimit të aeroplanit të "Germanwings" javën e kaluar në Alpet Franceze.

Prokuroria e Duseldorfit konfirmoi të hënën se para shumë vjetësh Lubitz ishte diagnostikuar me prirje vetëvrasjeje dhe kishte marrë trajtim psikologjik afatgjatë, por vitet e fundit ai nuk kishte shfaqur shenja për kryerje vetëvrasjeje ose agresiviteti ndaj të tjerëve.

Megjithatë këtyre fakteve të zbuluara, autoritetet ende nuk kanë dhënë një arsye për shkakun e tragjedisë.

Lubitz u regjistrua për trajnim tek kompania Lufthansa që është dhe pronare e Germanwings-it në vitin 2008 përpara se t'i jepej e drejta e fluturimit si pilot 2013-n.

Sipas disa raporteve mjekësore të zbuluara së fundi në vazhdim të hetimeve për incidentin tragjik që rezultoi me 150 viktima, piloti ishte diagnostikuar me depresion të rëndë në vitin 2009 dhe mori trajtim për një vit e gjysmë.

Avioni Airbus A320 u përplas qëllimisht në Alpet e Francës javën e kaluar ndërsa ishte duke fluturuar nga Barcelona drejt Dyseldorfit, duke vrarë 15 njerëzit që kishte në bord.

Prokurorët francezë dolën në përfundimin se përplasje e avionit ishte e qëllimshme pasi dëgjuan regjistrimet zanore të 30 minutave të fundit. Deri tani autoritetet kanë identifikuar nëpërmjet ADN-së 80 prej viktimave.

Rreth 100 hetues të komisionit të posaçëm "Alpet" aktualisht po kontrollojnë ambjentet ku ka qarkulluar piloti. Shumë dëshmitarë janë marrë në pyetje. Një pjesë e madhe e materialit të konfiskuar nga kontrollet e banesave tashmë janë përpunuar, bëri të ditur Prokuroria.

27 vjeçari dyshohet se e ka rrëzuar me qëllim avionin Airbus 320 të martën e kaluar.

Pas rrëzimit të avionit të Germanwings-it në Alpet franceze, hetuesit ndërkohë kanë siguruar ADN-në e mbi 80 personave. Këto të dhëna do të krahasohen me të dhënat e anëtarëve të familjes, për të identifikuar të vdekurit, tha Prokurori i Marsejës, Brice Robin.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China