20150401Intervista |
Një ish student i gjermanishtes në Universitetin e Pekinit, në vitet 1973-1978, pjesë e ekipit të futbollit të këtij universiteti, Astrit Ibro sjell në Radio Ejani kujtimet e tij rinore nga Kina. Si erdhi me grupin e të rinjve shqiptarë për të studjuar gjuhën gjermane në Kinë? Lidhjet me bashkëstudentët kinezë dhe kthimi më pas në atdhe.
Rikthimi në Pekin pas 40 vjetësh plot mall dhe kureshti, por mbi të gjitha befasia e zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kinës. Ndiqeni bashkëbisedimin e gazetares Eda Merepeza me drejtorin e Kanalit të Tretë të Radio Tiranës, Radiotelevizioni Shqiptar, zotin Astrit Ibro.