20150329liguangyao |
Pasi u nda nga jeta Lee Kuan Yeu, mëngjesin e 23 marsit, udhëheqës të shumë vendeve, duke përfshirë presidentin e Kinës dhe atë të ShBA-¨së i dërguan pa humbur kohë Singaporit telegram ngushëllimi, duke i vlerësuar lartë arritjet e kryeministrit të parë të këtij vendi.
"Një nga shfaqjet e çekuilibrimit të historisë është mospërputhja e aftësisë së një lideri me potencialin e vendit të tij", kështu e ka komentuar ish sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger, figurën e Lee Kuan Yeu. Singapori, një vend i vogël, që ka luajtur rol global. Ky sukses i Singaporit lidhet dhe me suksesin personal të Lee Kuan Yeu-t.
Në programin e sotëm, le të njohim së bashku Lee Kuan Yeu, nga këndvështrimi global.
Li Kuan Yeu dhe Singapori
Li Kuan Yeu respektohet nga njerëzit kryesisht për sukseset e Singaporit, nën udhëheqjen e tij. Pas krijimit të shtetit në vitin 1965, Singapori u shndërrua shumë shpejt nga "lagjia më e madhe e varfër" e Azisë Juglindore në vendin më të përparuar dhe me të ardhura më të larta për frymë në Azi. Duke i hedhur një vështrim historisë, cilat janë elementet kyçe për realizimin e një ndryshimi të tillë?
Përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Lee Kuan Yeu i zhvilloi ato me fuqitë e mëdha. Kur u krijua shteti i Singaporit, bota ndodhej ende në Luftën e Ftohtë. Atëherë, Lee Kuan Yeu e vlerësoi ShBA-në si forcë drejtuese e Paqësorit dhe e ngushticës Malacca, ku gjendet Singapori. Në këtë rrethanë, Lee Kuan Yeu e drejtoi Singaporin të "bënte kthesë djathtas" shumë shpejt dhe mori pjesë në bllokun e ShBA-së, duke fituar sigurinë politike. Qysh nga mesi i viteve '70-të, kur u normalizuan marrëdhëniet midis Kinës dhe ShBA-së dhe veçanërisht pas reformës e hapjes së Kinës, duke menduar se marrëdhëniet kino-amerikane do të drejtonin situatën e Azi-Paqësorit dhe madje të mbarë botës, Lee Kuan Yeu filloi të ndërmjetësonte aktivisht midis Kinës dhe ShBA-së, duke shfrytëzuar epërsinë e Singaporit si shtet me prejardhësit kinez. Singapori ka luajtur rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare e rajonale.
Nga ana ekonomike, Lee Kuan Yeu nuk ndoqi rrugën e zakonshme të shumë vendeve që sapo kishin fituar pavarësinë pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat i kushtuan rëndësi industrisë kombëtare dhe "mbyllën derën ekonomike" me jashtë. Singapori ka hapur gjithmonë derën ndaj ekonomisë botërore dhe ka krijuar lidhje të ngushtë me botën në mënyrë të gjithanshme.
Stabilizimi i shoqërisë së klasës së mesme është tjetër suskses i Singaporit. "Të gjithë banorët të kenë shtëpinë e vet" është një nga politikat shtetërore të Lee Kuan Yeu-t. Kështu në Singapor, të pasur, apo të varfër, disponojnë pasuri të paluajtshme. Këta pronarë të klasës së mesme përbëjnë pjesën kryesore të Singaporit,duke u shndërruar në forcën kryesore të nxitjes së ekonomisë dhe të ruajtjes së stabilitetit politik.
Nga ana politike, Lee Kuan Yeu krijoi sistemin e qeverisjes me institucionalizmin e lartë duke ruajtur qëndrueshmërinë e gjatë politike në Singapor. Nën drejtimin e Lee-ut, pushteti, hartimi i politikave dhe pjesëmarrja në aktivitetet politike, tre fushat kryesore politike u institucionalizuan në nivel të lartë, me zbatimin me rigorozitet të Kushtetutës dhe të ligjit, duke shmangur qeverisjen sipas vullnetit personal.
Lee Kuan Yeu krijoi "Modelin e Singaporit", i cili i kushton rëndësi mësimit nga Perëndimi, duke u bazuar në konceptin e vlerës aziatike. Si lider i një vendi të vogël, Lee kishte kërkuar balancim gjeopolitik midis fuqive të mëdha, por duke këmbëngulur në mbrojtjen e interesave të Singaporit. Kjo është trashëgimia politike e Lee Kuan Yeu-t dhe gjithashtu thelbi i ekzistencës dhe i zhvillimit të Singaporit.
Lee Kuan Yeu dhe Kina
"Zëri i Amerikës" komentoi se në politikën e jashtme të Lee Kuna Yeu-t, marrëdhëniet e tij me Kinën kanë tërhequr më shumë vëmendjen e botës.
Gazeta e Singaporit "Lianhe Zaobao" komentoi se ndër takimet e panumërta të Lee-ut me udhëheqës politikë të vendeve të ndryshme, njerëzit përmendin më shumë kontaktet e tij me liderët e 5 brezave të Kinës. Gjatë 39 vjetëve nga vizita e parë në Kinë në vitin 1976 deri më sot, Lee bëri gjithësej 33 vizita në Kinë. Nga Mao Ce Duni, Ten Siao Pini deri në Jiang Zemin, Hu Jintao dhe Xi Jinping, shumë rrallë politikanë ndërkombëtarë janë takuar me liderët kinezë të të gjithë 5 brezave. Këto takime jo vetëm kanë nxitur zhvillimin e marrëdhënieve midis Singaporit dhe Kinës, por kanë ushtruar edhe ndikime të mëdha mbi strukturën e Azi-Paqësorit dhe të botës.
Mao Ce Duni dhe Lee Kuna Yeu
Dy vjet më parë, gazetari i gazetës kineze "Global Times", si anëtar ekzikutiv i Shoqatës Botërore të Shtypit të Gjuhës Kineze, intervistoi Lee Kuan Yeu. Gjatë bisedës, Lee foli për konceptin e qeverisjes së Singaporit, ndryshimin e statusit të Kinës në botë, kontaktet e tij me Ten Siao Pinin etj., nga të cilat gazetari kinez ndjeu se pavarësisht nga mosha e thyer, Lee shprehu qartë mendimin strategjik si dhe simpatinë e plotë për Kinën.
Xi Jinping dhe Lee Kuan Yeu
Për Kinën, Lee Kuan Yeu tregon konsideratën e tij të veçantë. Ai filloi të kontaktonte me pjesën kontinentale të Kinës shumë herët, por Singapori mbetet vendi i fundit në ASEAN që vendosi marrëdhëniet diplomatike me Kinën. Për trazirën politike që ndodhi më 1989 në Kinë, Lee Kuan Yeu u shpreh se masat e marra nga qeveria kineze nuk kishin lidhje me të drejtat e njeriut, por ishin mënyra e duhur për të mbrojtur stabilitetin e shtetit. Por vitet fundit, mendimi i Lee-ut "për ekuilibrim kundrejt Kinës" ka ngjallur diskutime në Kinë.
Lee Kuan Yeu dhe marrëdhëniet kino-amerikane
Lee Kuan Yeu konsiderohet si "mik i vjetër i kinezëve", që është një titull i përshtatshëm për të. Njëkohësisht, ai konsiderohet gjithashtu si "mik i vjetër" edhe nga Uashingtoni dhe shumë fuqi ndërkombëtare e rajonale. Lee kishte ruajtur marrëdhënie të mira me autoritetet e dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Në vitin 1993, takimi i parë midis shoqatave popullore të të dy brigjeve, në përfaqësim të autoriteteve të Pekinit dhe të Tajvanit u zhvillua pikërisht në Singapor.
Pavarësisht nga marrëdhëniet e ndërlikuara kino-amerikane si dhe situata jo e qëndrueshme në Azinë Juglindore, Singapori dhe Kina ka qenë vende miqësore. Lee Kuan Yeu ka shprehur hapur shpresën se ShBA-ja do të "ekuilibrojë" ndikimet e Kinës në Azinë Juglindore. Megjithëse mendimi i tij pati reagim të ashpër në opinionin kinez, por pakënaqësia kaloi shumë shpejt. Me pjekurinë e shoqërisë kineze, Kina tregon më shumë vetëbesim në arenën ndërkombëtare.
Në kryeartikullin e 23 marsit, gazeta e Singaporit "Lianhe Zaobao" komentoi se në fakt pozita dhe influenca e Singaporit në botë janë më të mëdha se sipërfaqja apo potenciali i tij. Koncepti i Lee Kuan Yeu-t në marrëdhëniet ndëkombëtare ka pragtizmin si thelb. Lee ishte i mendimit se nëse një vend i vogël nuk do të bëhet shtet vasal, ai duhet të mos mbështetet te favoret e fuqive të mëdha, por të sigurojë ekuilibrimin e forcave. Nga këndvështrimi i tij, Lee propozoi ruajtjen e pranisë ushtarake amerikane në Azinë Juglindore dhe njëkohësisht, inkurajoi Kinën të ngrihet në mënyrë paqësore. Gazeta "Lianhe Zaobao" komentoi se nën drejtimin e Lee Kuan Yeu-t, Singapori la luajtur rol ndërmjetësues jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në atë diplomatike.
Trashëgimia e Lee Kuan Yeu-t është shumë e shtrenjtë, jo vetëm për Singaporin. (Wang Lei)