PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Singapori, trashëgimia e themeluesit Lee Kuan Yew
2015-03-25 16:11:04 CRI Komenti juaj Printoni


Lee Kuan Yew

Lee Kuan Yew, që themeloi Singaporin modern, kritikuar për qeverisjen e tij autoritare dhe njëherësh adhuruar për transformimin e qytetit shtet në një nga kombet më të pasura të botës, ndërroi jetë. Ai ishte 91 vjeç.

Si kryeministri i parë i vendit, ai e udhëhoqi Singaporin nga ndarja me Malajzinë në vitin 1965 dhe ndihmoi në transformimin e qytetit të përgjumur port në një qendër të financave dhe tregtisë botërore.

Presidenti amerikan Barack Obama vlerësoi rolin e tij për zhvillimin e ekonomisë aziatike, gjatë takimit të dy udhëheqësve në tetorin e vitit 2009 në Shtëpinë e Bardhë.

"Dua t'i shpreh mirëseardhjen ministrit Mentor të Singaporit. Kjo është një nga figurat legjendare të Azisë të shekullit të 20 dhe 21-të. Ai është dikush i cili ndihmoi për të ndezur mrekullinë ekonomike aziatike. Singapori mbetet një mik dhe aleat i shquar i Shteteve të Bashkuara për shumë e shumë vite," tha Obama.

Trashëgimia e Lee përfshin ndërtimin e një qeverie efikase me pak korrupsion, vendosjen e taksave të ulëta për të tërhequr investime të huaja, shkolla të shkëlqyera dhe rrugë të pastra të sigurta, të cilat e ndihmuan Singaporit të ngjitet vazhdimisht në listën e qyteteve më mikpritëse për emigrantët.

Ai është përballur me kritika për përdorimin e metodave të ashpra për përqendrimin e pushtetit. Ai burgosi disa kundërshtarë politikë pa një proces të rregullt gjyqësor si dhe ngriti padi për shpifje kundër gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë, metoda që frenuan disidentët.

Lee gjithashtu vendosi kufizime për fjalimet publike dhe protestat me qëllim që të ruante stabilitetin në një vend shumetnik dhe shumëfetar i themeluar në vitet '60. Ai stabilitet ishte i nevojshëm për të mundësuar rritjen ekonomike dhe rritjen e standardit të jetesës në një vend me pak burime natyrore.

Në një intervistë me gazetën 'The New York Times' të publikuar në shtator 2010 Lee do të thoshte: "Më është dashur të bëj disa gjëra të këqija. Të burgosja kundërshtarë pa gjyq. Nuk po them se çdo gjë që kam bërë ishte e drejtë. Por çdo gjë e kam bërë për një qëllim të ndershëm."

Lee, organizata politike e të cilit, 'Partia e Veprimit Popullor' ka qeverisur Singaporin që nga viti 1959, qëndroi në pushtet si një këshilltar i fuqishëm në këshillin e ministrave pasi u largua me dorëheqje nga posti i kryeministri në vitin 1990.

Ai u dorëhoq nga postet qeveritare dhe nga komiteti drejtues i Partisë së Veprimit Popullor, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2011 kur partia e tij mori numrin me të vogël të votave që nga pavarësia e vendit.

Një nga djemtë e tij, Lee Hsien Loong, është tani kryeministri i Singaporit.


Lee Hsien Loong

I lindur më 23 shtator të vitit 1923, Lee u rrit në Sinpaorin anglofon si pjesë e Perandorisë Britanike. Atë kohë ai njihej me emrin Harry. Studimet e tij universitar u ndërprenë nga pushtimi trevjeçar japonez i ishullit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kohë në të cilën Lee tha se mësoi se si mbahet pushteti.

Pasi përfundoi studimet në Kolegjin Raffles, Lee shkoi në Angli në Universitetin Cambridge për të studiuar ligj. Aty ai u martua me Kwa, gjithashtu një studente, në vitin 1947. Në vitin 1949 ai u kthye në Singapor dhe së bashku me bashkëshorten hapi një firmë ligjore në vitin 1955.

Së bashku me sindikatat tregtare komuniste, Lee themeloi Partinë e Veprimit Popullor në 1954-n dhe u bë kryeministri i Sinpagorit në vitin 1959 kur Britania i dha të drejtën e vetëqeverisjes, përveç atë të çështjeve të mbrojtjes dhe punëve të jashtme.

Singapori shpalli pavarësinë nga Britani në vitin 1963 dhe Lee, duke besuar se vendi i tij nuk mund t'ia dilte i vetëm u bashkua në Federatë me Malajzinë. Por udhëheqja malajziane i kërkoi të largohej nga aleanca për shkak të ideologjive të ndryshme.

Më pasi ai iu kthye qeverisjes së vendit të vogël duke vendosur rregulla të rrepta në jetën e përditshme të singaporezëve.

Lee shpalli si të paligjshëm shitjen e çamçakëzëve, nxiti hapjen e shkollave në anglisht dhe kinezisht dhe ndaloi përdorimin e dialekteve të tjera kineze nga shkollat, radio dhe televizioni. Ai nxiti fort integrimin etnik duke kontrolluar përbërjen e apartamenteve publike të banimit, ku jeton 80 për qind e popullsisë.

Për këtë, në vitin 1987 Lee do të deklaronte:

"Unë e pranoj pa mëdyshjen më të vogël, se ne nuk do të kishim arritur këtu, nëse nuk do të kishim bërë përparim ekonomik, në qoftë se ne nuk e kishim ndërhyrë në çështje shumë personale si: Kush është i fqinji juaj, si jetoni, zhurmën që shkaktoi, ku pështyni apo çfarë gjuhe përdorni. Ne vendosëm se çfarë është e drejtë. Mos u mërzisni se çfarë mendojnë njerëzit."

Lee gjithashtu goditi krimin e organizuar dhe imponoi dënime të ashpra për shkelje të vogla, një politikë që e ndihmoi Singaporin të ruajë normat më të ulëta në botë për krimet e dhunshme.

Korrierët e drogës vareshin ndërsa ata që kryejnë akte vandale goditen me shkop, ashtu si i riu amerikan Michael Fay në 1994 pavarësisht një lutje për lehtësimin nga presidenti Bill Klinton.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China