PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shpejtimi i sundimit të ligjit, shans për zhvillim
2015-03-18 16:04:57 CRI Komenti juaj Printoni

Sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës erdhi në vëmendjen e opinionit publik kinez e ndërkombëtar gjatë vitit 2014, vit në të cilin udhëheqësit kinezë filluan drejtimin e ekonomisë sw vendit në gjendjen e re normale: Nga një normë më e shpejtë rritjeje në një më të qëndrueshme dhe fushatës kundër korrupsionit nën drejtimin e presidentit Xi Jinping.

Shteti i së drejtës dhe qeverisja në bazë të ligjit pritet të bëhen pengesë për zyrtarët që tejkalojnë kompetencat e tyre apo punojnë për të realizuar përfitime vetjake

Duke mbajtur raportin e punës së qeverisë për vitin 2015 para sesionit vjetor parlamentar, kryeministri Li Keqiang nënvizoi edhe një herë rëndësinë e sundimit të ligjit.

"Zhvillimi i politikave duhet të zbatohet sipas Kushtetutës, puna e administratës duhet t'iu përmbahet ligjeve, ndërsa nga ana tjetër punët e qeverisë duhet të hyjnë në binarin e sundimit të ligjit," tha Li duke nënvizuar se tani sundimi i ligjit në Kinë ndodhet në fazën e shpejtimit.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që theksi vihet tek sundimi i ligjit. Në Asambletë Vendore Popullore, që zhvillohen çdo vit para sesionit kombëtar vjetor parlamentar në mbarë vendin, raportet e punës të 20 qeverive vendore nënvizonin shprehjen "ndërtimi i qeverisjes në bazë të sundimit të ligjit."

Në fillimin e këtij viti, presidenti Xi Jinping parashtroi strategjinë e "katër gjithëpërfshirjeve", ku një prej të cilave është vendosja e sundimit të ligjit. Ndërsa kryetari i Konferencës Konsultative Politike të Kinës, Yu Zhengsheng, theksoi në raportin e tij të punës se 2015-a është viti i rëndësishëm i fillimit të nxitjes së sundimit të ligjit.

Pas Kongresit të 18-të, reforma hyri në zonën thellë duke sjellë një sërë sfidash. Vendosja në fokus e sundimit të ligjit i shërben zgjidhjes së një sërë problemesh të mëdha, çliruar energji të reja në shoqëri, nxitjen e barazisë dhe të drejtave shoqërore dhe për të ruajtur stabilitetin e harmoninë shoqërore. Autoritetet kanë theksuar se sundimi i ligjit është binari që siguron drejtimin e reformave.

Si organi më i lartë ligjvënës i Kinës, Asambleja Kombëtare Popullore është organi që garanton sundimin e ligjit. Me shpejtimin e procesit të thellimit të reformës, qeverisja me bazë sundimin e ligjit duhet gjithashtu të shpejtohet.

Më 1 janar të vitit 2015 filloi të zbatohet ligji më i rreptë i mbrojtjes së mjedisit. Zëdhënësja e sesionit të vitit 2015, Fu Ying vlerësoi se ligji i ri u "tregon dhëmbët" ndotësve dhe sanksionon vendosjen e gjobave të papërballueshme.

Sesioni vjetor parlamentar i marsit rishikoi një sërë ligjesh bazë, midis tyre kryesori ishte ai i rregullimit të qeverisjes. Ligji i rishikuar u jep të drejtën miratimit të ligjeve vendore, 282 qyteteve në mbarë vendin që kanë distrikt nga 49 qytetet e mëdha. Këto qytete që kanë distrikt mund të hartojnë rregullat e fushës së administrimit të qytetit.

Profesori i Institutit të Ligjit pranë Universitetit të Pekinit, Wang Xixin, thotë se me thellimin e reformës dhe nxitjen e zhvillimit, rishikimi i ligjit do të mundësojë zgjidhjen më të mirë të çështjeve vendore.

"Krahinat e ndryshme të Kinës përballen me situata të ndryshme. Në kuadër të forcimit të sundimit të ligjit, nëse në të kaluarën e drejta për të miratuar ligje ishte vetëm në nivel qendror ose të provincës, tani ka mundësi edhe njësi më të vogla administrative të zgjidhin probleme konkrete. Zgjerimi i të drejtës së ligjvënies është autonom dhe u jep krahinave mjete ligjore për të qeverisur."

Shpejtimi i sundimit të ligjit në Kinë duket edhe me rritjen e propozimeve ligjore dhe fushën që ato mbulojnë. Zv-drejtori i Sekretariatit të Asamblesë Kombëtare Popullore, Guo Zhenhua, tha se u paraqitën 522 propozime duke shënuar një rritje prej 10% në krahasim me sesionin e vjetshëm, nga të cilat 511 propozime lidhen me legjislacionin. Sfera e propozimeve legjislative i kushton rëndësi ndërtimit demokratik, reformës së sistemit ekonomik, reformës së sistemit të juridik dhe të drejtësisë, reformës së tokës, problemet e fshatit, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e industrisë kulturore. Madje disa këshilltarë politikë i kushtuan rëndësi edhe caktimit të një niveli për njohjen e ligjeve nga punonjësit administratës.

Anëtarja e Konferencës Konsultative Politike, Peng Jing, u shpreh se drejtuesit e institucioneve të administratës shtetërore duhet të forcojnë trajnimin e punonjësve për njohjen e ligjeve.

"Duhet të zhvillojmë sistemin e përgjegjësive të drejtuesve të administratës shtetërore duke shtuar njohuritë e tyre ligjore. Për këtë duhet të luajnë një rol më të madh juristët. Efikasiteti i trajnimeve mbi sistemin ligjor të drejtuesve dhe punonjësve të administratës lidhet me sundimin e ligjit."

Sundimi i ligjit është garancia e nevojshme që shtetet të ndërmarrin reforma. Kina ndodhet tani në një çast vendimtar transformues.

Shqipëria është ndërkohë në rrugën e integrimit europian, një proces që shoqërohet nga reforma të dhimbshme. Deri tani Shqipëria ka siguruar statusin e vendit kandidat, por fazat e mëtejshme të integrimit europian kërkojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik, plotësimin e kushteve të zhvillimit, reforma në drejtësi, vendosjen e sundimit të ligjit si bazë për punën e qeverisë shqiptare.

Lidhur me reformën në drejtësi, një prej fushave të dominuar nga korrupsioni dhe mosbesimi nga publiku, parlamenti i Shqipërisë ka ngritur një komision parlamentar për ta udhëhequr reformën.

Suksesi i reformës shqiptare në drejtësi varet nga vullneti politik. "Asnjë ndryshim nuk mund të ndodhë nëse nuk ka vullnet politik," thotë Saimir Visha, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë.

"Të ndërgjegjësohet politika, që të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen me shumicë të cilësuar. Edhe për këtë pikë ne kemi kërkuar ndryshime në Kushtetutë."

Shpejtimi i sundimit të ligjit në Shqipëri kërkon ndryshime edhe mbi institucionet që mbikëqyrin zbatimin e ligjit dhe decentralizmin e kompetencave.

"Të decentralizohet Prokuroria e Përgjithshme. Ne Kemi kërkuar që prokurori i përgjithshëm dhe prokurori i rrethit të jenë prokurorë shteti. Domethënë vendimet e tyre të jenë të pavarura."

Ndërtimi i sundimit të ligjit nuk është një proces i shkurtër. Ai do të garantojë sundimin e drejtë të zhvillimit të vendeve. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China