PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina në fokusin e vëmendjes botërore
2015-03-09 09:43:41 CRI Komenti juaj Printoni

Me zhvillimin e sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organit suprem shtetëror të Kinës, opinioni publik vendës dhe i huaj tregon më shumë vëmendje ndaj Kinës. Cilat aspekte të Kinës janë në fokus të vëmendjes së botës? Nëpërmjet teknologjisë "big data", ndihen dhe analizohen komentet e përdoruesve të internetit për Kinën gjatë vitit të kaluar. Në programin e sotëm, le të shohim së bashku informacionet që u referohen popujve të vendeve të ndryshme.

Në bazë të të dhënave nga 104 vende të botës, kompania IZP vizatoi një hartë botërore shumëngjyrëshe që pasqyron nivelet e vëmendjes për Kinën. Zonat me ngjyrë më të fortë tregojnë një nivel më të madh vëmendjeje.

Azia është rajoni me ngjyrën më të fortë dhe pas asaj vijnë me radhë Amerika dhe Evropa. Megjithëse kjo radhitje nuk ndryshon në krahasim me vitin e kaluar, të dhënat e përgjithëshme tregojnë se vëmendja e Evropës për Kinën është në rritje e sipër dhe treguesi i sivjetshëm është trefishi i vitit të kaluar. Përse një rezultat i tillë? Le të shohim agjendën e takimeve zyrtare të liderëve kinezë gjatë vitit 2014.

Gjatë vitit 2014, liderët kinezë bënë vizita në 9 shtete evropiane dhe u takuan me mbi 10 liderë evropianë. Me këto shkëmbime, gjithnjë e më shumë evropianë tregojnë interes për Kinën. Interesi i tyre lidhet edhe me tregtinë kino-evropiane, që është shtuar gjithnjë e më shumë. Gjatë vitit 2014 u realizuan 308 vajtje-ardhje të trenave midis Kinës dhe Evropës, me mbi 20 mijë konteinerë, shifër kjo që u shtua në 285% në krahasim me vitin 2013. Vitin e kaluar, Kina nënshkroi edhe disa kontrata për trena të shpejtësisë lartë me Evropën, gjë që nxit shumë pritjet e evropianëve për Kinën. Në një buletin në internet, një përdorues serb shkruan: "në të kalaurën mendoja se Kina ndodhet shumë larg, por tani duke e parë trenin e shpejtësisë së lartë përpara shtëpisë, ndjej se Kina gjendet shumë afër.

Nga të dhënat e përgjithëshme të ofruara nga kompania IZP del një tjetër fenomen interesant. Në krahasim me vitet e kalaura, në vitin 2014 në 10 vendet që tregojnë më shumë vëmendje për Kinën përfshihen për herë të parë dy vende fqinje të Kinës, Rusia dhe Koreja e Jugut.

Vitin e kaluar, Kina dhe Rusia shtuan bashkëpunimin në shfrytëzimin e gazit dhe të naftës dhe kjo ishte ndër arsyet kryesore që populli dhe media ruse tregojnë më shumë vëmendje për Kinën. Vetëm kontrata e gazit natyror, që u nënshkrua vitin e kaluar midis Kinës dhe Rusisë, ka një vëllim prej 400 miliradë dollarësh amerikanë. Kërkesat kolosale të Kinës janë me të vërtetë shumë tërheqëse për Rusinë.

Edhe qytetarët e Koresë së Jugut tregojnë gjithnjë e më shumë vëmendje për Kinën. Analizat në bazë të dhënave të të përgjithëshme tregojnë se gjatë vitit 2014 numri i turistëve kinezë në Korenë e Jugut u shtua 41.6%, duke kaluar 612 milionë veta, shifër kjo që zë mbi 40% të turistëve të huaj në Korenë e Jugut. Duke blerë produkte makjazhi, veshmbathje dhe aparate elektronike shtëpiake, turistët kinezë i sollën Koresë së Jugut një fitim prej 170 miliardë dollarësh amerikanë.

Sipas të dhënave sivjet, temat që përdoruesit e internetit të vendeve të tjera kanë fokusuar mbi Kinën nuk ndryshojnë shumë nga ato të viteve të kaluara dhe në 5 vendet e para rradhiten marrëdhëniet ndërkombëtare, zhvillimi ekonomik, antikorrupsioni, reforma dhe mbrojtja e mjedisit. Por njëra prej këtyre temave ka tërhequr vëmendjen brenda e jashtë vendit dhe ka patur jehonë të madhe, është antikorrupsioni. Niveli i vëmendjes për këtë temë u rrit nga 5% që ishte vitin e kaluar në 13% këtë vit. Përdoruesit e internetit janë të mendimit se lufta e antikorrupsionit në Kinë është në favor të nxitjes së transparencës në fushën e investimeve dhe kontribuon në rritjen e besueshmërisë së qeverisë kineze.

"Brezi ekonomik përgjatë Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rruga detare e mëndafshit të shekullit të 21-të" përbëjnë strategjinë e madhe të Kinës në epokën e re, që quhet shkurtimisht si "Një brez dhe një rrugë". Kjo është një temë e shumëdiskutuar gjatë "dy sesioneve" të këtij viti. Si mendojnë vendet e tjera për këtë strategji kineze dhe cilat janë shpresat e tyre për "Një brez dhe një rrugë"?

Në Evropë, treguesi më i lartë i pritshmërisë ndaj Kinës vjen nga Bullgaria. Le të shohim dëshirën më fuqishme të bullgarëve që ka të bëjë me shitjen e kosit në Kinë. Kosi bullgar është i famshëm në botë dhe ka epërsi absolute në tregun japonez. Por në Kinë, kosi bullgar zë vetëm 8% të tregut. Bullgarët janë shumë entuziastë për tregun kolosal kinez, me një popullsi prej 1.37 miliardë vetësh. Me zbatimin e strategjisë "Një brez dhe një rrugë", bullgarët paraqitën objektivin që ta ngrejë përqindjen e kosit të tyre në tregun kinez deri në 30%.

Në Azi, treguesi më i lartë i pritshmërisë ndaj Kinës shfaqet në Tajlandë. Në këtë vend të njohur turistik, aspirohet vizita në Kinë pa vizë. Të dhënat tregojnë se Kina radhitet në vendin e tretë ndër destinacionet që tajlandezët dëshirojnë të vizitojnë jashtë vendit.

20 vendet e para, ku shtohet shumë treguesi i pritshmërisë për Kinën këtë vit në krahasim me vitin 2014, krahas Shqipërisë, përfshijnë edhe Malajzinë, Tajlandën, Australinë, Algjerinë, Brazilin, Rusinë, Britaninë, Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Gjermaninë etj. Të dhënat tregojnë gjithashtu se ngritja e treguesit të 16 vendeve prej tyre ka të bëjë me strategjinë "Një brez dhe një rrugë".

Nëpërmjet të dhënave zbulohen dhe pritshmëritë e ndryshme në rajone të ndryshme. Azia Juglindore dhe Azia Qendrore presin ta ftojnë Kinën të ndërtojë hekurudha për ta, ndërsa vendet e Azisë Jugore shpresojnë të zhvillojnë tregtinë detare me Kinën.

Në përgjigje të entuziazmit të të huajve për strategjinë "Një brez dhe një rrugë" edhe qeveritë lokale kineze e shohin me entuziasëm këtë strategji dhe 20 krahina e përfshijnë atë në raportin vjetor të veprimtarisë.

Gjatë vitit 2015, shpresojmë sa më shumë njerëz në mbarë botën të marrin trenin e zhvillimit të Kinës gjatë "një brezi dhe një rruge", që të realizohet bashkëpunimi me interes reciprok dhe fitime të përbashkëta. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China