PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Italia tërheq turistë kinezë nëpërmjet Rrugës së Re të Mëndafshit
2015-03-09 09:44:53 CRI Komenti juaj Printoni

Me historinë e kulturën e lashtë dhe me mallra të pasura të përzgjedhura, Italia është një nga destinacionet kryesore të turistëve kinezë. Për t'u dhënë turistëve kinezë kushtet më të volitshme për vizitë, aeroporti Da Vinci i Romës që pret shumë turistë kinezë ka ngritur më tej nivelin e shërbimit.

Pak ditë më parë, në aeroportin Da Vinci u organizua simpoziumi me titull "Porta e Rrugës së Re të Mëndafshit", ku u diskutuan masat e ndërtimit të aeroportit Da Vinci si porta hyrëse e turistëve kinezë në Itali e në Evropë. Simpoziumi organizohej bashkërisht nga aeroporti Da Vinci e Radio e Jashtme e Kinës, ku morën pjesë ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu, funksionari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë Sergio Monti, kryetari i Shoqatës së Industrialistëve të Italisë Maurizio Stirpe etj.

Italia është një vend i lashtë e i qytetëruar në Evropë, qytetërimi i Romës së Lashtë dhe historia e Rilindjes tërheqin shumë turistë kinezë. Sipas statistikave, çdo vit numri i turistëve kinezë në Itali ka arritur në disa milionë, duke qenë pak më i vogël se numri i turistëve nga Gjermania, SHBA-ja e Japonia. Në të njëjtën kohë, shumica e turistëve kinezë hyjnë në Itali nëpërmjet aeroportit Da Vinci, ndërsa në vitin 2014 ky aeroport priti 540 mijë turistë kinezë. CEO-ja e aeroportit Da Vinci të Romës Lorenzo Lo Presti tha:

"Këto vitet e fundit, kemi mbështetur fluturimet e drejtpërdrejta mes dy vendeve dhe pa kaluar shumë kohë do të hapet edhe linja e fluturimit të drejtpërdrejtë nga Roma në Çongqing të Kinës. Ne po përsosim aktivisht standardin e shërbimit për t'i pritur më mirë turistët kinezë dhe si rezultat, shumë turistë kinezë e pëlqejnë shërbimin tonë dhe kjo do të na nxitë të ngrejmë më tej nivelin e shërbimit."

Me pajisjet e përsosura dhe shërbimin e duhur ndaj turistëve kinezë, në qershor të vitit të kaluar, aeroporti Da Vinci i Romës fitoi certifikatën

"Mirëseerdhe Kinë !" të dhënë nga Drejtoria Shtetërore e Turizmit e Kinës. Duke vlerësuar masat e volitshme të aeroportit Da Vinci për turistët kinezë, ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu tha:

"Aeroporti i Romës ka përsosur shumë masat e volitshme për turistët kinezë. Krahas shenjave në gjuhën kineze, aeroporti u ofron turistëve kinezë ujë të nxehtë dhe shërbime të tjera. Shpresoj se aeroporti do të japë një shërbim më të mirë të lundrimit në internet, sepse shumë turistë të rinj kinezë duan të komunikojnë në kohë reale me shokë e shoqe nëpërmjet internetit."

Tani aeroporti Da Vinci i Romës ka hequr shpenzimet e përdorimit të karrocës së dorës, mund të shihen kudo shenja në gjuhën kineze dhe në dyqanet kryesore ka shitës që flasin gjuhën kineze. Gjatë Festës së Pranverës, shumë shitës u shprehën turistëve kinezë urime me rastin e festës:

"Përshëndetje! Jam shitëse në gjuhën kineze dhe ju pres në aeroportin e Romës."

Italia është pikarritja e Rrugës së Lashtë të Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit kaloi në këtë vend. CEO-ja e aeroportit Da Vinci të Romës Lorenzo Lo Presti shprehu dëshirën që linjat e fluturimit që lidhin Romën me qytete të ndryshme kineze të formojnë "Rrugën Ajrore të Mëndafshit". Ai tha:

"Kemi krijuar këtë rrugë ajrore të mëndafshit dhe nga Roma mund të fluturojmë drejtpërdrejt deri në Pekin, Guangzhou, Shangai dhe në Çongqing që do të hapet. Shpresoj se në të ardhmen do të hapen më shumë linja të fluturimit të drejtpërdrejtë mes dy vendeve."

Siç bëhet e ditur, më 27 prill të këtij viti do të realizohet fluturimi i parë i linjës nga Çongqingu deri në Romë i kompanisë së fluturimit ajror Hainan të Kinës. Kjo do të jetë linja e parë e fluturimit të drejtpërdrejtë nga Kina Perëndimore në Evropë e menaxhuar nga një kompani kineze e fluturimit ajror. Hapja e kësaj linje do t'u sjellë dy vendeve shanse të reja në fushën politike, ekonomike, kulturore etj. Ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu u shpreh:

"Jam i mendimit se kjo linjë ka rëndësi të madhe, sepse tani ekonomia e krahinave jugperëndimore kineze zhvillohet shumë shpejt dhe shkëmbimet e huaja janë shtuar shumë. Hapja e kësaj linje do të jetë në favor të tërheqjes së turistëve e investitorëve të huaj në këto krahina dhe do t'u sjellë turistëve e biznesmenëve kinezë kushte të volitshme për vizita në Evropë. Uroj që kjo linjë të ketë sukses."

Sipas një raporti studimor të bërë bashkërisht nga Drejtoria Shtetërore e Turizmit e Italisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë, nga viti 2014 deri në vitin 2016, turistët kinezë në Itali do të shtohen me vijueshmëri. Veçanërisht gjatë Panairit Botëror të Milanos të vitit 2015, aeroporti Da Vinci i Romës do të luajë një rol të rëndësishëm si qendra e rëndësishme e trafikut e Mesdheut dhe e Italisë.

Zhvillimi i rripit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit është strategjia shtetërore e Kinës që ka ngjallur interesin e vendeve përreth Rrugës së Mëndafshit. Shumë vende kanë shprehur dëshirën për pjesëmarrjen në këtë strategji. Me thellimin e kësaj strategjie, do të nxitet më tej ndërlidhja e Kinës me vende të ndryshme, duke realizuar zhvillimin e përbashkët të botës. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China