PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, një vend i madh i investimeve jashtë vendit, por jo i fuqishëm
2015-03-02 17:36:50 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2014, Kina u bë "eksportuesi neto i kapitaleve", që do të thotë se investimet kineze jashtë vendit janë më të mëdha se investimet e huaja në Kinë. Shtimi i pandërprerë i investimeve kineze jashtë vendit jo vetëm ka ushtruar ndikime të mëdha mbi Kinën, por edhe në mbarë botën. Por paravarësisht nga ana zyrtare, studiuesit apo sipërmarrësit janë të mendimit se Kina tani është vetëm vendi i madh i investimeve jashtë vendit, por ende larg vendit të fuqishëm për investime të huaja.

"Në vitin 2014, Kina investoi gjithësej 140 miliardë dollarë amerikanë në vende të tjera, shifër kjo afro 20 miliardë dollarë më shumë se investimet e huaja në Kinë gjatë këtij viti. Kjo do të thotë se në vitin 2014, Kina u bë 'eksportues neto i investimeve'."

Në një konferencë shtypi pak kohë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Shen Danyang prezantoi gjendjen e përjgjithsme të investimeve kineze jashtë vendit në vitin 2014. Pas fjalës së tij, shprehja "eksportuesi neto i investimeve" u vu në fokus të vëmendjes së opinionit.

Gjatë mbi 30 vjetëve pas reformës dhe hapjes ndaj botës, Kina ka tërhequr shumë investime të huaja, duke u bërë për shumë vjet me radhë vendi nr.1 në botë në shfrytëzimin e investimeve të huaja. Me fuqizimin e potencialit, Kina ka shpejtuar hapat për investimin jashtë vendit dhe në vitin 2014 realizoi për herë të parë në historinë moderne eksportimin neto të investimeve.

Sipas të dhënave statistikore, deri në fund të vitit 2014, Kina ka investuar gjithësej 660 miliardë dollarë në vende të tjera, duke zënë vendin e 11-të në botë në këtë drejtim. Xing Houyuan, zv. drejtorja e Institutit Kërkimor të Bashkëpunimit Ekonomik e Tregtar Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës është e mendimit se eksportimi neto i kapitaleve do ta nxitë Kinën të bëhet fuqi ekonomike dhe njëkohësisht do të nxitë edhe zhvillimin e vendeve të tjera, gjë që ka rëndësi të madhe për Kinën dhe për botën.

"Nga aspekti ekonomik, kjo shënon thellimin e bashkëpunimit industrial midis Kinës dhe vendeve përkatëse, gjë që do të nxitë ndryshimin e strukturës së tregtisë së Kinës dhe transferimin e kapacitetit të prodhimit të Kinës në tregjet e vendet, që kanë nevojë. Nga njëra anë, kjo gjendje do t'i formojë Kinës baza të qëndrueshme të lëndëve të para dhe të energjive dhe nga ana tjetër, do ta nxitë Kinën të ketë më shumë bashkëpunim teknologjik me vendet e tjera dhe të fitojë më shumë patenta e teknologji të larta nga tregun ndërkombëtar. Nga aspekti diplomatik, investimet jashtë vendit do të forcojnë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe vendeve përkatëse, duke shtuar bashkëpunimin rajonal. Për vendet mikpritëse, investimet kineze do të nxitin rritjen ekonomike, shtimin e punësimit, rritjen e të ardhurave tatimore si dhe shtimin e kuotave në tregtinë ndërkombëtare."

Specialistë të tjerë vunë në dukje se shndërrimi në eksportuesin neto të kapitaleve simbolizon pjesëmarrjen e Kinës në raundin e ri të globalizimit. Krahasuar me eksportin e mallrave, eksporti i kapitaleve do të ndikojë më drejtpërdrejt në rregullat ekonomike globale dhe strukturën e tregtisë botërore.

Pavarësisht nga suksesi i madh, një pjesë sipërmarrësish kineze, që merren me investime jashtë vendit janë të mendimit se eksportuesi neto i kapitaleve nuk do të thotë rezultat i mirë i investimeve. Drejtori i Federatës së Përgjithshme Industrialo-Tregtare të Kinezëve në Afrikën Jugore, Zhuang Binguan tha:

"Përsa i përket gjendjes në Afrikë, investimet kineze ende nuk janë integruar në pjesën kryesore të shoqërisë vendëse."

Ashtu si ky sipërmarrës, shumë persona vunë në dukje se në krahasim me vendet e zhvilluara, investimet kineze jashtë vendit ndodhen ende në fazën fillestare. Lidhur me këtë, këshilltari i ministrit të Tregtisë së Kinës Zhang Xiangchen shpjegon.

"Nga ana e vëllimit të investimeve jashtë vendit, Kina ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. 660 miliardë dollarë zënë vetëm 2.5% të investimeve të përgjithshme jashtë vendit në mbarë botën, ose 10% të atyre të ShBA-së a 50% të atyre të Japonisë. Ndërkohë, nga ana e cilësisë së investimeve, Kina ka ende një diferencë shumë të madhe. Konferenca e Zhvillimit të Tregtisë të OKB ka një tregues për vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të investimeve jashtë vendit, që quhet 'TNI'. Treguesi 'TNI' më i lartë se 20% shënon natyrën e fortë ndërshtetërore të një kompanie, por shumë rrallë kompanitë kineze e arrijnë këtë tregues."

Mësohet se tani ndërmarrjet kineze janë ende në nivel të ulët ndërkombëtarizimi. Sipas të dhënave statistikore, 90% të fitimeve të kapitaleve kineze vijnë nga Kina vetë, jo nga mbarë globi. Edhe ekonomistja Chen Fengying, nga Instituti Kërkimor i Marrëdhënieve Moderne Ndërkombëtare vuri në dukje se Kina ka një disnivel jo të vogël me vendet e fuqishme të investimeve jashtë vendit, qoftë në anën e investimeve, qoftë në aftësinë konkurruese.

"Investimet kineze jepen kryesisht për burimet, për të cilat Kina ka nevojë. Nga konkurrencat industriale dhe teknologjike, Kina mund të krahasohet akoma me vendet e zhvilluara. Edhe në shërbimet financiare dhe marketingun pas investimeve, kompanitë kineze nuk janë të fuqishme sa ato ndërshtetërore perëndimore."

Zj. Chen është e mendimit se edhe niveli i ndërkombëtarizimit të monedhës kineze RMB nuk mund të plotësojë kërkesat e investimeve kineze jashtë vendit. Vitet e fundit, Kina është bërë me radhë vendi nr.1 në rezervat valutore, ekonomia e dytë botëtore, vendi nr.1 i tregtisë së mallrave. Kësaj here, eksportuesi neto i kapitaleve tregon edhe një herë shtimin e vëllimit ekonomik të Kinës, por kjo nuk do të thotë se Kina duke qenë ekonomi e fuqishme, kjo gjendje do të vazhdojë për kohë të konsiderueshme.

"Kina është një vend i madh ekonomik, por jo i fuqishëm. Por në 5 a 6 vitet e ardhshëm, Kina do të mbetet e madhe, jo e fuqishme. Megjithatë, kam mendimin se vetëm duke qenë e madhe Kina do të shndërrohet në të fuqishme." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China