PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jehona e dokumentarit koreanojugor "Super Kina"
2015-03-02 09:27:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në janar të vitit 2015, dokumentari me titull "Super Kina" i transmetuar nga televizioni koreanojugor KBS pati jehonë të madhe në këtë vend dhe shikueshmëria e tij arriti në 10%. Shumë shikues koreanojugorë e quajtën këtë dokumentar enciklopedia e njohjes së Kinës, por disa shikues shprehën shqetësimin e tyre për fuqizimin e Kinës. Ndërkohë disa shikues kinezë që e ndoqën dokumentarin në internet janë të mendimit se "Super Kina" shtrembëron të vërtetën për Kinën. Lidhur me këto, ditët e fundit, një nga prodhuesit e dokumentarit "Super Kina", Jin Bum Park i dha një intervistë gazetarit të radios sonë për këtë dokumentar.

Dokumentari "Super Kina" me 7 episode i njohu shikuesit koreanojugorë me zhvillimin aktual të Kinës në 6 aspekte, të popullsisë, ekonomisë, politikës së jashtme, ushtarake, të territorit, kulturës dhe politikës. Duke folur për idenë origjinale të prodhimit të këtij dokumentari, prodhuesi Jin Bum Park u shpreh se nën sfondin e fuqizimit të potencialit ekonomik të Kinës, shikuesit koreanojugorë shprehën një interesim të madh për njohjen e Kinës. Ai tha:


Jin Bum Park

"Vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se GDP-ja e Kinës e llogaritur sipas fuqisë blerëse e ka kaluar atë të SHBA-së. Aktualisht shikuesit koreanojugorë i kushtojnë vëmendje të madhe zhvillimit të Kinës, prandaj prodhuam këtë dokumentar për të ndihmuar publikun të njohë këtë vend."

Dokumentari "Super Kina" i njohu shikuesit koreanojugorë me aktivitetet diplomatike të udhëheqësve kinezë, investimet e ndërmarrjeve kineze jashtë vendit, armët e ushtrisë kineze, mosmarrëveshjet territoriale midis Kinës e vendeve përreth etj. duke përfshirë poshuajse të gjitha aspektet e jetës së Kinës, ndaj shumë shikues e quajnë enciklopedia për njohjen e Kinës. Jin Bum Park që ka studiuar e punuar për shumë vjet në Kinë është i mendimit se megjithëse tani marrëdhëniet midis Koresë së Jugut dhe Kinës po zhvillohen shumë shpejt, ekzistojnë ende në shoqërinë koreanojugore paragjykime mbi Kinën dhe kjo është një arsye e rëndësishme për prodhimin e dokumentarit "Super Kina". Ai tha:

"Koreanojugorët kanë ende disa paragjykime për Kinën. Disa janë të mendimit se fuqizimi i Kinës përbën një kërcënim, kurse disa të tjerë mendojnë se Kina është ende një vend i varfër. Shpresojmë që dokumentari ynë do të ndryshojë këto paragjykime."

Jin Bum Park shprehet se me fuqizimin e potencialit shtetëror, Kina ka ndryshuar në të gjitha fushat. Njëkohësisht duhet të ndryshojë qëndrimi i koreanojugorëve për Kinën. Për t'u dhënë shikuesve një pamje objektive të Kinës, grupi i xhirimit të dokumentarit "Super Kina" shkoi edhe në SHBA, Greqi, Argjentinë, Kenia, Vietnam etj. për të parë ndikimin e Kinës mbi këto vende. Ai u shpreh:

"Fuqizimi i Kinës është një dukuri globale, prandaj vizituam mbi 20 vende të botës për të shfaqur mendimet e popujve të ndryshëm për Kinën e sotme."

Pas transmetimit në Korenë e Jugut, dokumentari "Super Kina" ngjalli një interesim të paparashikuar. Shikueshmëria e tij arriti në 10%, shifër kjo është shumë më e lartë se niveli mesatar i shikueshmërisë së dokumentarëve. Disa teleshikues koreanojugorë e kanë cilësuar dokumentarin si një dritare për njohjen e gjithanshme të Kinës, por disa të tjerë mendojnë se admirimi për Kinën në dokumentarin "Super Kina" është i tepruar. Lidhur me këtë, Jin Bum Park tha:

"Jemi përpjekur të shfaqim Kinën në mënyrë objektive. Nuk jam dakord me opinionin se kemi shprehur një 'admirim të tepërt', pasi në këtë dokumentar shfaqen edhe aspekte negative të Kinës."

Profesori i ekonomisë politike i Universitetit Hoseo të Koresë së Jugut Chun Ka-lim vë në dukje se koreanojugorët janë befasuar nga forcimi i shpejtë i potencialit shtetëror të Kinës dhe si pasojë nuk është e habitshme që tek ata të lindë opinioni për "Kërcënimet nga Kina". Dokumentari "Super Kina" mund t'i ndihmojë koreanojugorët të ndryshojnë qëndrimin e gabuar ndaj Kinës, duke hequr shqetësimin e tyre për zhvillimin e Kinës.

Sipas Jin Bum Park dhe Chun Ka-lim, fuqizimi i Kinës është një fakt i pashmangshëm dhe vendet e ndryshme, përfshirë Korenë e Jugut duhet të mendojnë për një problem, domethënë si të përballohet fuqizimi i Kinës. Chun Ka-lim thotë se fuqizimi i Kinës do t'i sjellë Koresë së Jugut më shumë shance se sa kërcënime. Ai thekson:

"Së pari, Koreja e Jugut dhe Kina mund të kërkojnë rrugën e bashkëpunimit në ndërtimin e rendit të ri të ekonomisë botërore, sepse ekonomia botërore funksion sipas rregullave të disa vendeve të zhvilluara perëndimore dhe nuk shfaq plotësisht interesat e vendeve të vogla e të mesme dhe të atyre në zhvillim. Së dyti, Koreja e Jugut dhe Kina janë njësoj ekonomi të tipit të eksportit dhe mund të kundërshtojnë njëzëri proteksionizmin tregtar. Së treti, të dy vendet mund të shfaqin qëndrim të njëjtë e të qartë në çeshtjen e sigurisë. Prandaj jam i mendimit se shanset janë më të shumta se kërcënimet." (Fani)        

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China