20150217koz |
Në prag të vitit të ri kinez qyteti i Dubait është duke u përgatitur për festime të mëdha. Kina është partneri më i madh tregtar i Dubait, ndaj dhe qyteti është gati të tregojë se sa të rëndësishëm jam kinezët për të, si për turistët ashtu edhe për investituesit e biznesit. Korrespodenti i CRI-së, Luo Laiming raporton:
Dragon Mart në Dubai është qendra më e madhe tregtare kineze janë Kinës Kontinentale.
E ndërtuar në formën e një dragoi, ajo zë një sipërfaqe të barabartë me 47 fusha futbolli dhe përmban tre mijë dyqane.
Kjo qendër tregtare tërheq afro 65 mijë blerës çdo ditë, shumica e tyre nga vende të tjera si Omani, Arabia Saudite si dhe nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
E ndërtuar vetëm 10 vjet më parë, tani qendra tregtare është dyfishuar dhe së shpejti do të hapet Dragon Mart 2 me një sipërfaqe prej 177 mijë metrash katrore.
Deri tani të gjitha dyqanet janë dhenë me qira. Sipërfaqja masive e Dragon Mart dhe pasuesit Dragon Mart 2, simbolizon rëndësinë në rritje të marrëdhënies midis Dubait dhe Kinës.
Kina u bë partneri më i madh tregtar i Dubait në vitin 2014.
Sot numërohen afro 200 mijë kinezë që jetojnë në Dubai dhe tre mijë biznese me qendër aty. Ky është rezultat i dhjetë viteve, pasi atëherë vetëm 18 biznese kineze ishin të regjistruara në Dubai.
Fei Zhen Xu është personazhi i një prej historive të suksesit në Dubai. Ajo ka ndërtuar një biznes të shitjes me pakicë në Kinë dhe Dubai dhe ka një qarkullim prej 27 milionë dollarësh amerikanë në qytetin e Gjirit.
Ajo gjithashtu e përdor Dubain si një qendër tregtie nga ku ajo ri-eksporton mallra në Europë dhe Afrikë.
"Dubai është një qytet fantastik për të bërë biznes jo vetëm sa i përket vendndodhjes por dhe politikave të qeverisë. Ne gëzojmë këtu mallrat dhe shërbimet pa taksa, procedurat e shpejta për vizat dhe jemi të mirëpritur pa ndonjë diskriminim."
Nuk është rastësi që komuniteti kinez në Dubai është në rritje. Qeveria e Dubait angazhohet aktivisht për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me Kinën.
Falkon Associates është kompania këshillimore strategjik që punon në emër të sundimtarit të Dubait. Ajo ka një departament të veçantë dedikuar përmirësimit të marrëdhënieve me tregjet në zhvillim, sidomos me Kinën.
Vitin e kaluar Falcon dhe Associates themeloi programin Dubai Business Internship. Ky është një program 10 mujor që ofron trajnime menaxhimi të nivelit të lartë, të diplomuarve nga universitetet më të mira të Kinës, kombinuar me vende pune në kompanitë kryesore të Dubait. Kjo është një përpjekje për farkëtimin e lidhjeve me liderët e ardhshëm të biznesit të Kinës.
Vitin e kaluar 17 studentë erdhën në Dubai, ndërsa këtë vit numri do të rritet në 40. Një nga praktikantet, Mengfan Jia, studionte master në menaxhimin e risive teknologjike në Tokio kur dëgjoi për programin.
Ajo mori një pushim nga kursi i saj studimeve dhe shkoi në Dubai për të bërë një stazh në departamentin e Burimeve Njerëzore të kompanisë së fluturimeve Emirates.
"Unë shpresoj se do të mund të kthehem në Dubai pasi të mbaroj detyrimet e mia shkollore dhe të filloj karrierën time. Ka shumë mundësi këtu dhe më japin shansi mua si një e diplomuar e re për t'u punësuar shumë shpejt. Unë shpresoj se do të punoj në një kompani ndërkombëtare me seli në Dubai dhe me lidhje me Kinën në mënyrë që të vazhdoj të shërbej si një urë midis Dubait dhe Kinës. "
Adam Green, një redaktor i lartë i 'Economist Intelligence Unit', botoi kohët e fundit një raport mbi tregtinë ndërmjet Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe Kinës. Ai shkruan aty se Kina paraqet një burim kapitali dhe ekspertize teknologjike, veçanërisht për projektet e mëdha të ndërtimit të Dubait.
Tashmë, kontraktorët kinezë dhe kompanitë e materialeve të ndërtimit janë të përfshirë aktivisht në bumin e ndërtimeve në Dubai.
"Kina është një burim i madh kapitali, një burim i madh i ekspertizës në fushën e punimeve civile, shitjeve me pakicë, të konsumit, pra në të gjithë këta sektorë. Kina ka fituar gjithnjë e më shumë një pozitë udhëheqëse. Pra, nëse Dubai do të ndërtojë planin e tij të diversifikimit, atëherë Kina do të jetë një nga subjektet për të cilën Dubai ka nevojë. "
Zbukurime dhe fenerë të kuq kinezë dekorojnë qendrën tregtare Dragon Mart përpara Viti i Ri Hënor, ndërkohë që blerësit vazhdojnë të dynde.
Dhe në shenjë të rëndësisë që Kina ka për Dubai, hoteli ikonë e qytetit, Burj Al Arab do të përfshihet nga dritat e kuqe dhe do të zbukurohet me shkrime në kinezisht për të shënuar ardhjen e Vitit të Deles.
E ndërsa Dubai bëhet gati për festimet, të shumtë janë ata që shpresojnë se viti i ri hënor që po hyn do të forcojë lidhjet me Kinën.