PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Investimet kineze pushtojnë Evropën?
2015-02-16 14:24:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga kriza e borxheve, shumë investitorë u tërhoqën nga Evropa, por Kina ka investuar shuma të mëdha atje pas vitit 2010. Ditët e fundit, gazeta britanike "Financial Times" botoi një artikull me titull: "Investimet masive kineze pushtojnë Evropën", ku thuhet se në vitin 2014, investitorët kinezë hodhën shuma të mëdha në fusha të ndryshme në vendet evropiane, duke shënuar rekord.

Cili vend evropian përfitoi më shumë investime kineze? Cilat fusha preferojnë investitorët kinezë? Si i trajtojnë evropianët investimet kineze? Çfarë pengesash kanë hasur investitorët kinezë në Evropë? Në programin e sotëm, do t'ju flas për investimet kineze në Evropë.

Ushqimet dhe bujqësia, sektorët e preferuar të investimeve kineze

Sipas të dhënave statistikore të kompanisë Rongding, që studjon çështjet tregtare kineze, vitin e kaluar investimet e drejtpërdrejta kineze në Evropë arritën në 18 miliardë dollarë amerikanë, ose dyfishi i vëllimit të vitit 2013. Gjatë 4 vjetëve të kaluar, investimet mesatare vjetore kineze në Evropë arritën 10 miliardë dollarë .

Sipas raportit të kompanisë Rongding, investimet kineze preferojnë më shumë degën e industrisë ushqimore dhe bujqësinë në Evropë dhe vëllimi i përgjithshëm arriti në 4.1 miliardë dollarë. Sektori energjitik radhitet në vendin e dytë, me investime prej 3.7 miliardë dollarësh, ndërsa vendin e tretë e zë sektori i pasurive të paluajtshme, me investime prej 3 mialiardë dollarësh.

Hu Jiangyun, drejtori i Katedrës së Tregtisë së Jashtme të Qendrës Kërkimore mbi Zhvillimin, pranë Këshillit të Shtetit të Kinës tha se ndryshimi i fushave të investimeve kineze në Evropë pasqyron edhe rregullimin e strukturës së ekonomisë kineze. Me ndyshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik, Kina është konkurrente e fuqishme në manifakturë, prandaj investimet kineze preferojnë fushën e përpunimit ushqimor dhe degë të tjera të manifakturës. Interesat e mëdha të investimeve kineze mbi pasurinë e paluajtshme vijnë nga rënia e këtij sektori në vend. Kur kanalet e investimeve në vend hasin vështirësi, është e natyrshme që kapitalet të dalin jashtë .

Sipas raportit të kompanisë Rongding, Britania është destinacioni kryesor i investimeve kineze në Evropë, pasi në vitin 2014, Kina kreu investime të drejtpërdrejta në këtë vend prej 5.1 miliardë dollarësh. Italia zë vendin e dytë në tërheqjen e investimeve kineze, me 3.5 miliardë dollarë. Gjatë 14 vjetëve, qysh pas vitit 2000, Britania ka ruajtur vendin e parë në Evropë, që merr investimet kineze prej 16 miliardë dollarësh. Gjermania zë vendin e dytë pas Britanisë, me 8.4 miliardë dollarë, ndërsa Franca 8 miliardë dollarë, Portugalia 6.7 miliardë dollarë dhe Italia 5.6 miliardë dollarë.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se ngadalësimi i ekonomisë kineze nuk ka ulur interesat e Kinës për investimin në Evropë, përkundrazi, situata e brendshme ndoshta ka nxitur vullnetin e investitorëve kinezë për investime në vende të tjera. Lidhur me këtë, ekonomistja Chen Fengying tha se investimet kineze në Evropë motivohen nga 3 aspekte :

(......1) Chen

"Bëhet fjalë për aspekte të ndryshme. Së pari, lidhet me zhvillimin ekonomik, Kina hyri në fazën e 'daljes jashtë', që do të thotë nga faza e 'importit të kapitaleve' në 'eksportin e kapitaleve'. Së dyti, vitet e fundit, veçanërisht pas krizës monetare ndërkombëtare, shumë kompani kineze merren me shërbime ndërshtetërore dhe kanë nevojë të bëjnë financim dhe investime në botë. Arsyeja e tretë është se kompanitë kineze në vende të Evropës Jugore, të cilat u dobësuan pas krizës së borxheve gjetën hapësira për investimeve ."

Ndryshimi i destinacioneve të investimeve kineze

Shumë agjenci të pavarura ashtu si kompania Rongding kanë ndjekur ndryshimin e destinacioneve të investimeve kineze, nga vendet e afrikane në zhvillim në vendet e zhvilluara evropiane. Gjatë 10 vjetëve të kaluar,70% e investimeve kineze në Evropë u realizuan në ato vende që dolën nga kriza monetare, por vitet e fundit, investitorët kinezë synojnë kapitalet në privatizim në vendet evropiane me ekonomi relativisht të dobët, si Greqia etj. Sipas kompanisë Rongding megjithëse investitorët kinezë kanë interes të madh për kapitalet që shiten me çmim të ulët, kjo prirje do të bjerë shpejt, sepse ata do të tërhiqen nga ndërmarrjet evropiane më me potencial. Duke folur për të ardhmen e investimeve kineze në Evropë, Chen Fengying shpreh mendimin:

"Në vitet '80-të të shekullit të kaluar, ndërmarrjet kineze dilnin jashtë për të kërkuar energji, pra shkonin kryesisht në Azinë Qendrore, gjithashtu në Amerikën Latine dhe në Afrikë. Aktualisht, Kina ka nevojë për zgjerimin e tregut për aftësinë e vet të manifakturës, prandaj shkon më shumë në vende evropiane."

Sfidat dhe pengesat e investimeve kineze në Evropë

Në kohën kur ndërmarrjet kineze fituan shance dhe hapësirë, hasën gjithashtu sfida dhe pengesa në Evropë. Nga një sondazh i Dhomës së Kinës në BE del se pengesat kryesore që hasin ndërmarrjet kineze në Evropë lidhen me ligjin e punësimit, koston e krahëve të punës, ligjin e imigratëve dhe në ndryshimin kulturor në administrim.

Në të njëjtën kohë, edhe një pjesë e evropianëve frikësohen nga investimet kineze. Pak kohë më parë, qeveria e re e Greqisë, e kryesuar nga partia e krahut të majtë radikal ndërpreu privatizimin e kapitaleve shtetërore, gjë që pasqyron shqetësimin e tillë. Në artikullin e gazetës britanike "Financial Times" përdoret fjala "pushton", gjë që tregon konfliktin e Evropës tradicionale ndaj kapitaleve kineze. Duke analizuar shkakun në këtë drejtim, ekonomistja Chen Fengying tha se për evropianët duhen kohë të përshtaten me ndryshimin e etapës, qoftë nga aspekti psikologjik, qoftë kulturor. Nga ana tjetër, edhe ndërmarrjet kineze, kur hyjnë në tregun evropian, duhet të respektojnë sistemin, ligjin dhe traditën kulturore të vendeve përkatëse.

"Evropa ka treg të përsosur, kurse Kina është treg i ri, prandaj ka disnivel jo të vogël në ligj, koncept dhe sistem. Në vitet '80-të të shekullit të kaluar, kur kinezët shkuan në Evropë, evropianët u shqetësuan, kurse tani ata shqetësohen edhe nga kapitalet kineze, sepse mendojnë se jeta e tyre ngatërrohet nga kinezët. Kjo është përplasja e Evropës tradicionale me botën e re." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China