PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
NATO bën raportin vjetor
2015-02-09 09:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në fund të janarit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg zhvilloi në Bruksel konferencën mujore të shtypit ku bëri raportin vjetor të NATO-s për vitin 2014.

Ky është raporti i parë vjetor i NATO-s pas drejtimit të saj nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. Në konferencën e shtypit, Jens Stoltenberg i njohu gazetarët me përmbajtjen e raportit vjetor të NATO-s dhe përdori shprehjen "vit i errët" për të përshkruar vitin 2014:

"Viti 2014 nuk ishte një vit i mirë për sigurinë evropiane, ndaj mund të quhet 'viti i errët'. Në linjën jugore, ekstremizmi me dhunë është përhapur deri në kufirin tonë, situata e trazuar përshkon Afrikën Veriore e vendet e Lindjes së Mesme, madje terrorizmi ka pushtuar rrugët tona. Në linjën lindore, Rusia aneksoi Krimenë me armë, pa marrë parasysh ligjin ndërkombëtar, shkatërroi situatën e qëndrueshme në Ukrainën Lindore, duke kërcënuar shumë vende fqinje. Prandaj për NATO-n siguria ka ndryshuar rrënjësisht."

Në më shumë se gjysmën e tij, raporti vjetor i vitit 2014 i NATO-s shtjellon sfidat e reja globale dhe masat e marra nga kjo aleancë për përballimin e sfidave. Në samitin e NATO-s të zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar në Uelsh, vendet anëtare miratuan njëzëri planin e gatishmërisë luftarake për të rritur aftësinë mbrojtëse të trupave të NATO-s, duke siguruar përballimin e fortë të sfidave nga rajone të ndryshme. Jens Stoltenberg u shpreh në konferencë shtypi se plani i gatishmërisë luftarake po realizohet:

"Ky raport vjetor ka vërtetuar se NATO-ja po përshtat e përballon këto ndryshime për të ruajtur forcën e vet. Ne po realizojmë planin e veprimeve të gatishmërisë luftarake, të hartuar në samitin e Uelshit dhe kjo është përpjekja më e madhe e bërë nga NATO-ja për forcimin e mbrojtjes kolektive, qysh pas përfundimit të luftës së ftohtë."

Në 10 vjetët e fundit, shpenzimet ushtarake të vendeve anëtare evropiane të NATO-s janë pakësuar pandërprerë dhe shpenzimet ushtarake të shumë vendeve anëtare janë shumë larg nga standardi i zënies në 2% të GDP-së, i kërkuar nga NATO-ja. Lidhur me këtë, vendet anëtare të NATO-s arritën unanimitet në samitin e Uelshit për shtimin e shpenzimeve ushtarake dhe në këtë konferencë shtypi, Jens Stoltenberg përsëriti thirrjen ndaj vendeve të ndryshme anëtare që të zbatojnë premtimin e bërë:

"Vitin e kaluar, ne bëmë një premtim tjetër të rëndësishëm, ndalimin e pakësimit të shpenzimeve të mbrojtjes kombëtare. Planifikojmë që në 10 vjetët e ardhshëm, 2% e GDP-së të përdoret në fushën e mbrojtjes kombëtare dhe do të përdorim më efektivisht këto shpenzime për të siguruar përballimin në kohë të çdo kërcënimi. Tani kemi bërë përpjekje për një orientim të drejtë, por ka ende një rrugë të gjatë për realizimin e objektivit."

Për shkak të shkallëzimit të pandërprerë të konfliktit të armatosur në Ukrainën Lindore, në raportin vjetor NATO-ja shtjelloi hollësisht qëndrimin e saj ndaj kësaj çeshtjeje dhe ritheksoi se NATO-ja përkrah sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës dhe do ta ndihmojë Ukrainën ta nxitë zhvillimin e reformën e mbrojtjes kombëtare e të institucioneve të sigurisë. Jens Stoltenberg u shpreh se në mbledhjen e parë të ministrave të mbrojtjes të NATO-s për vitin 2015, pjesëmarrësit do të diskutojnë për krijimin e trupave sulmuese me reagim të shpejtë:

"Në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes, do të diskutojmë për përmasat e përbërjen e trupave sulmuese me reagim të shpejtë dhe do të krijojmë 6 qendra komanduese të NATO-s në aleatët tanë në linjën lindore."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China