20150204koz |
Kina shpejton modernizimin e bujqësisë me reforma dhe novacion
Modernizimi i sektorit bujqësor, përmirësimi i të ardhurave të fermerëve, përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe reformat janë ndër përparësitë kryesore të përcaktuara nga Kina për këtë vit, thuhet në një dokument të lëshuar së fundi nga autoritetet qendrore.
Dokumenti nënvizon se bujqësia mbetet bazë e zhvillimit ekonomik, tani që vendi po transformon mënyrën e rritjen ekonomike, duke kaluar nga një rritje e shpejtë në një normë më të ngadaltë rritjeje ekonomike.
Dokumenti rendit arsyet e detajuara për reformat dhe detyrat e qeverisë, duke nënvizuar tre shtyllat kryesore: "Bujqësia, zonat rurale dhe fermerët."
Chen Xiwen, drejtor i zyrës qendrore për drejtimin e punës në fshat, shpjegon:
"Detyra e parë e rëndësishme është konsolidimi i sektorit bujqësor, me rritjen e të ardhurave të fermerëve si dhe me ndërtimin e një peizazhi të bukur natyror. Pjesë tjetër e punës është si t'i arrijmë këto synime. Ne mendojmë se reforma është forca kryesore, bashkë me përmirësimin e sistemit ligjor për të garantuar përmbushen e qëllimeve tona."
Dokumenti gjithashtu thekson sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë. Ato përfshijnë kostot e prodhimit, mungesa e burimeve bujqësore, shfrytëzimi i tepërt dhe ndotja e përkeqësuar. Ndaj dokumenti i autoriteteve qendrore kërkon përshpejtimin e transformimit të zhvillimit bujqësor.
"Transformimi i modelit të zhvillimit është detyre më kryesore që thekson dokumenti, duke vendosur shenjën e barazimit për herë të parë midis sasisë, cilësisë dhe përfitimeve."
Dokumenti bën thirrje për thellimin e ristrukturimit të bujqësisë, rritjen e cilësisë dhe të nivelit të sigurisë të produkteve bujqësore dhe nxitjen e novacionit në qarkullimin e produkteve bujqësore në ferma.
Të gjitha përpjekjet i shërbejë përshpejtimit të modernizimit bujqësor, një qëllim i caktuar nga qeveria qendrore në fund të vitit të kaluar.
Dokumenti thotë se Kina do të rrisë investimet në sektorin e bujqësisë dhe fshatit, rritur efikasitetin e politikave subvencionuese bujqësore, përmirësimin e mekanizmit të çmimeve për fermat dhe rritjen e shërbimeve mbështetëse.
Ndërkohë, dokumenti nënvizon për herë të parë rëndësinë e sundimit të ligjit në fshat dhe bën thirrje për përmirësimin e sistemit ligjor bujqësor dhe rural, me çështje të tilla si drejta e pronësisë rurale, rregullimi i tregjeve rurale dhe reformat rurale.
Li Guoxiang është punonjës shkencor pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës.
"Në një kohë që reformat bujqësore janë në zhvillim e sipër, të drejtat dhe detyrimet e fermerëve duhet të përcaktohen siç duhet dhe të mbrohen gjatë kohës së kalimit të tokës në përdorimin apo tregtisë së burimeve rurale, kështu forcimi i sistemit ligjor në zonat rurale do të bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm."
Song Hongyuan, drejtor i Qendrës së Studimeve Ekonomike e Rurale pranë Ministrisë së Bujqësisë rendit sfidat me të cilat përballet bujqësia në Kinë:
"Kostoja e prodhimit të brendshëm po rritet, duke vënë në dukje faktin se çmimet produkteve tona bujqësore janë më të larta sesa ato që shiten në tregun ndërkombëtar. Ndërkohë, ne jemi një vend me popullsi të madhe dhe me pak burime hidrike. Sasia e ujit për frymë për prodhim bujqësor dhe konsum të përditshëm është përkatësisht sa 1/3 dhe 1/4 e nivelit mesatar botëror ".
Song thotë se në kushtet e konkurrencës së ashpër në tregun ndërkombëtar dhe kufizimit të burimeve natyrore, dokumenti nr.1 propozon mënyrat e arritjes së një zgjidhjeje thelbësore .
"Në kushtet e konkurrencës do të shtojmë mbështetjen për bujqësinë me anë të ngritjes së cilësisë dhe të efikasitetit të produkteve. Duke u përballur me burime natyrore të kufizuara do të nisim punën për realizimin e zhvillimit të vazhdueshëm nëpërmjet ndryshimit të strukturës prodhuese bujqësore, bazuar në garantimin e sigurisë ushqimore."
Për sa i përket ndryshimit mënyrës së zhvillimit të bujqësisë, Li Guoxiang, anëtar i Institutit të Zhvillimit Rural pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës thekson se në të kaluarën, politikat synonin më shumë furnizimin e qëndrueshëm me produkte bujqësore, pra sasinë duke u përballur me presionin e madh të burimeve natyrore dhe mjedisit.
"Tani kemi furnizim të mjaftueshëm ushqimor, por përballemi me shpërdorimin e burimeve, uljen e cilësisë dhe ndotjen e mjedisit. Prandaj, duhet të forcojmë sistemimin e mjedisit në drejtim të zhvillimit bujqësor dhe nxitjen e mirëpërdorimit të burimeve natyrore. Këto fusha paraqesin vështirësi, por në këtë drejtim duhet të përparojmë".
Dokumenti në fjalë lëshohet çdo fillimviti nga Komiteti Qendror i Partisë dhe Këshilli i Shtetit (Këshilli i Ministrave) dhe emërtohet "Dokumenti Qendror No.1".
Ky është viti i 12-të radhazi që dokumenti fokusohet tek çështjet e fshatit. (Foto: www.xinhuanet.com)