PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sektori kinez i hotelerisë përballë vështirësive dhe shanceve
2015-01-30 10:12:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, hoteli me 5 yje "Radison Plaza Cixi" në Ningbo shpalli falimentimin, duke u bërë i pari hotel i kësaj kategorie që falimenton në Kinë. Ky lajm ka tërhequr vëmendjen e gjerë për perspektivën e sektorit kinez të hotelerisë.

Hoteli "Radison Plaza Cixi" gjendet në qytezën Xiaolin të qytetit Cixi dhe është 5 kilometra larg nga qendra e qytetit. Përreth hotelit ka shumë dyqane 4S të shitjes së automobilave. Megjithëse pozicioni i hotelit është pak larg nga qendra e qytetit, për shkak të sektorit të lulëzuar të shitjes së automobilave, hoteli tërheq ende shumë klientë. Kur gazetari vizitoi hotelin, një kompani e njohur po zhvillonte takimin vjetor në të. Siç bëhet e ditur nga drejtori i përgjithshëm i hotelit Li Yangjie, resorti vazhdon të funksionojë, por ka humbur lidhjen me pronarin:

"Pas ikjes së pronarit të hotelit, këshilli drejtues nënshkroi një marrëveshje me ne dhe na ngarkoi me administrimin e hotelit. Në një hap të ardhshëm do të diskutojmë me aksionerët permes gjykatës për një projekt të ri lidhur me pronësinë e hotelit ."


[foto nga HeJiangyong]

Në fund të vitit 2013, hotelit "Radison Plaza Cixi" iu caktua standardi I lartë me 5 yje. Investimet e përgjithshme të hotelit ishin 260 milionë juanë (rreth 42 milionë dollarë), kurse tani borxhet e hotelit kanë arritur në 450 milionë juanë (rreth 73 milionë dollarë). Hoteli "Radison Plaza Cixi" ka hyrë në etapën e rigrupimit pas falimentimit, ndërsa gjykata po e vlerëson atë për ta nxjerrë më pas në ankand.

Hoteli ndërkombëtar Huabin është me 4 yje dhe gjendet në Xidan në qendrën e Pekinit. Për shkak të pozicionit të mirë gjeografik, hoteli pret çdo ditë klientë të shumtë, por në krahasim me të kaluarën, shpenzimet për ushqim të klientëve në hotel janë pakësuar shumë. Menaxheri i hotelit zoti Yang u shpreh:

"Në të kaluarën, klientët nuk e llogaritnin shumë çmimin dhe porositnin pjata me çmime të larta, por tani kjo nuk ndodh më, ndaj të ardhurat nga restoranti dhe shërbimet ushqimore të hotelit janë ulur."

Aktualisht në Kinë ka rreth 13.5 mijë hotele të standardeve të ndryshme duke përfshirë rreth 850 hotele me 5 yje dhe mbi 2400 hotele me 4 yje. Sipas të dhënave, në vitin 2012, përfitimet e sektorit kinez të hotelerisë me yje arritën në mbi 5 miliardë juanë (rreth 810 milionë dollarë), kurse në vitin 2013, tërë sektori pësoi mbi 2.1 miliardë juanë (rreth 340 milionë dollarë) humbje të mëdha ekonomike.

Kryetari i shoqatës së hotelerisë në Kinë, Zhang Rungang thekson se në vitin 2014, të ardhurat e hoteleve kineze kanë rënë vazhdimisht, veçanërisht në hotelet luksoze, që mbështeteshin kryesisht nga institucionet qeveritare, të ardhurat u pakësuan dukshëm.

Kryeoficeri i të dhënave (CKO) i kompanisë këshillimore të hotelit Huamei, Zhao Huanyan është i mendimit se pakësimi i të ardhurave të hoteleve me yje në Kinë shkaktohet nga mosbarazia e ofertës me kërkesën:

"Tani sektori kinez i hotelerisë po has vështirësi në funksionim, pasi ofertat e hoteleve janë më të shumta se kërkesat. Sipas studimeve, GDP-ja rritet me 1%, tregu i hotelerisë do të rritet me 0.941%, domethënë rritja e konsumit hotelier duhet të barazohet me rritjen ekonomike. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, GDP-ja kineze shënoi një rritje mesatare vjetore prej 11.7%, kurse sasia e hoteleve me yje në Kinë shtohej për vit me 12% , duke tejkaluar shumë shpejtësinë e rritjes ekonomike."

Nga ana tjetër, pakësimi i të ardhurave të hoteleve me yje ka lidhje me politikën e uljes së shpenzimeve luksoze të hartuar nga qeveria kineze. Me këtë politikë, janë pakësuar dukshëm konsumet luksoze me fonde publike.

Nën gjendjen e tanishme, shumë hotele me yje kanë ulur çmimet për të tërhequr klientë, por sipas Zhao Huanyan kjo nuk është një mënyrë e mirë. Ai thekson se:

"Në fakt duhet të forcojmë nivelin e administrimit dhe duhet t'u ofrojmë klientëve shërbime të shumëllojshme e karakteristike."

Zhao Huanyan shprehet se megjithëse has vështirësi, sektori kinez i hotelerisë ka një shans të madh. Qeveria kineze e ka caktuar turizmin si një nga sektorët që zhvillohen fuqimisht. Nëse hotelet me yje ndërmarrin masa për të plotësuar më tej kërkesat e klientëve, tregu i hotelerisë do të ketë ende një hapësirë të gjerë zhvillimi . (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China