PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Projekti i Kinës në situatën e re botërore
2015-01-23 16:53:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kur ekonomia botërore ka hyrë në situatën e re, ekonomia kineze ka hyrë në gjendjen "e re normale ". Më 21 janar pasdite sipas orës zvicerane, kryeministri i Kinës Li Keqiang mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shtjelluar këtë "gjendje të re normale " të Kinës përballë situatës së re të ekonomisë botërore.

Nismëtari i Forumit Ekonomik Botëror Dr. Klaus Schwab e quan vitin 2015 si viti që do të vendosë fatin e botës, sepse botës i nevojitet drejtimi i zhvillimit të mëtejshëm. Pak ditë më parë, Kina publikoi rritjen e GDP-së prej 7.4% në vitin 2014. Ku do të shkojë ekonomia kineze dhe çfarë ndikimesh do të ketë në botë kjo përqindje e rritjes ekonomike kineze? Me këtë rast, pjesëmarrësit e Forumit të Davosit kanë patur shumë dëshirë të dëgjojnë zërin e Kinës.

Në programin e sotëm, do t'ju flas për projektin e Kinës në situatën e re botërore.

Gjendja e re normale e ekonomisë kineze

"Fjalimi më i rëndësishëm tematik në këtë edicion të Forumit të Davosit." Kështu e vlerësoi fjalimin e kryeministrit kinez Li Keqiang gazeta britanike "Financial Times". Në fakt, duke raportuar rreth pjesëmarrësve të këtij edicioni të forumit të Davosit, pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare vunë në krye të listës emrin e kryeministrit kinez Li Keqiang .

Në raportin e gazetës "Financial Times" thuhet se kryeministri kinez u shpreh në Forumin e Davosit, se "sipërmarrja dhe novacioni nga i gjithë populli" do të sigurojë që ekonomia kineze nuk do të bjerë në mënyrë të fortë, por rritja ekonomike do të ngadalësohet.

Një ditë para fjalimit të kryeministrit kinez në Davos, Kina publikoi përqindjen e rritjes ekonomike në vitin 2014 prej 7.4%, përqindja më e ulët gjatë 24 vjetëve. Por fjalimi i Li Keqiang-ut tregon se qeveria kineze nuk do të përsërisë masat stimuluese të viteve 2008-2009 për shtimin e investimeve në vende, por do të realizojë rritjen ekonomike nëpërmjet reformës së tregut.

Li Keqiang është i sigurt se në Kinë nuk do të shpërthejë kriza monetare rajonale ose sistematike. Ai theksoi se ekonomia kineze ka hyrë në "gjendjen e re normale" dhe në të ardhmen, rritja e ekonomisë kineze do të lëvizë nga shpejtësia e lartë në shpejtësinë e mesme-të lartë. Ai shprehu kundërshtim për sigurimin e rritjes së fortë me politikën stimuluese monetare, "përkundrazi, rritja ekonomike do të mbështetet te reforma ekononomike dhe rregullimi strukturor."

Duke folur për vlerësimin e Kinës si ekonomia nr.1 e botës, Li Keqiang tha se kjo radhitje vlerësohet sipas aftësisë së blerjes, por përsa i përket nivelit të të ardhurave, Kina është më e prapambetur nga vendet e pasura.

Li Keqiang theksoi gjithashtu se Kina do të hapë më tej tregun e saj, gjë që do të shërbejë si shanc zhvillimi për vendet dhe rajonet e tjera. Ndërkohë, shtoi kryeministri kinez, "Nuk synojmë garë me asnjë vend në botë dhe në botën tonë me qytetërime të larmishme, propozojmë zhvillimin e përbashkët dhe bashkekzistencën harmonike".

E ardhmja e ekonomisë kineze, fokusi i vëmendjes së botës

Sipas raportimit të 21 janarit të gazetës koreanojugore "Culture Jounal", në prag të Forumit të Davosit, rritja e ekonomisë kineze ra në pikën më të ulët të 24 vjetëve të kaluar, gjë që krijon një atmosferë pesimiste për ekonominë kineze. Fondi Monetar Ndërkombëtar e uli në 6.8% parashikimin e rritjes ekonomike kineze këtë vit. Sipas një sondazhi të publikuar më 20 janar nga firma ndërkombëtare e kontabilitetit PricewaterhouseCoopers, ndër 1300 administratorët e lartë që pranuan intervistën, 38% e konsideron ShBA-në si treg më i rëndësishëm i rritjes në vitin e ardhshëm. Kjo është hera e parë që ShBA-ja kaloi Kinën në këtë drejtim pas vitit 2010, kur kjo firmë e përfshiu këtë pyetje në sondazhin e saj. Agjencia amerikane e lajmeve AP komentoi se ky është sinjal i qartë që kur Kina humbi epërsinë në rritjen ekonomike, qarqet tregtare inkurajohen nga potenciali i ekonomisë amerikane.

"Kur i gjithë globi shqetësohet për ngadalësimin e ekonomisë kineze, kryeministri Li Keqiang përpiqet të bindë pjesëmarrësit e Forumit të Davosit se ekonomia kineze është e shëndetshme në thelb", komentoi gazeta britanike "Financial Times". Li u shpreh se 7.4% është shifra më e ulët e rritjes së ekonomisë kineze gjatë mbi 20 vjetëve, por me përmasën kolosale të ekonomisë, Kina ka shtuar gjithësesi vlerën e prodhimit prej 800 miliardë dollarësh amerikanë vitin e kaluar, shifër kjo e barabartë me shumën e rritjes prej 10% para 5 vjetëve.

"Li Keqiang i shpjegoi botës ndryshimin e ekonomisë kineze," komentoi GERMAN FINANCE ONLINE më 21 janar. Megjithëse ekonomia kineze pati rritjen më të dobët pas vitit 1990, Pekini është plotësisht i përgatitur përballë pyetjeve të vendimarrësve të mbarë botës. Nga "mrekullia" në "gjendjen e re normale ", Kina po riekuilibron ekonominë e saj. Kina po shkëputet nga mënyra e vjetër e rritjes ekonomike në bazë të eksportit dhe investimeve, duke u mbështetur më shumë te novacioni, shërbimet dhe konsumi i brendshëm. Bota duhet të përcaktojë përsëri ekonominë kineze.

Gazeta koreanojugore "Daily Economic News" komentoi se Forumi i Davosit është arena më e mirë për qeverinë kineze për njohjen nga bota të politikës së thellimit të gjithanshëm të reformës dhe për zhdukjen e dyshimit nëse ekonomia kineze do të bjerë në mënyrë të fortë.

Në Davos kryeministri kinez Li Keqiang shoqërohet dhe nga shumë afaristë të njohur ndër të cilët më tërheqës janë presidenti i kompanisë së telekomunikacionit Huawei dhe presidenti i grupit Alibaba, Jack Ma Yun.

Kina dhe Forumi i Davosit

Forumi Ekonomik Botëror, që quhet edhe Forumi i Davosit, u krijua në vitin 1971, duke u bërë platforma kryesore politike e ekonomike në botë. Temat e forumit përfshijnë pothuajse të gjitha fushat. Gjatë 4 ditëve të forumit, përfaqësuesit nga 140 vende e rajone përpiqen të promovojnë qëllimet e tyre. Rusia orvatet të thyejë izolimin e Evropës e ShBA-së, ndërsa India përpiqet të tërheqë investimet e të pasurve. Por, bota ka pritur më shumë zërin e Kinës.

Në raportin e gazetës britanike "Financial Times" thuhet se Li është kryeministri i tretë kinez që vizitoi Davosin. Agjencia amerikane Bloomberg njoftoi se liderët kinezë kanë shfrytëzuar këtë forum në momentet kyçe të zhvillimit të vendit. Kina dërgoi delegacionin e parë zyrtar në Forumin e Davosit në vitin 1979, kur Deng Xiaoping hapi dyert e Kinës ndaj botës. Në vitin 1992, kur u tensionua gjendja midis Kinës dhe vendeve perëndimore, kryeministri i atëhershëm kinez Li Peng i tha të pranishmëve në Davos se Kina do të vazhdonte reformat ekonomike. Në vitin 2009, kur Evropa dhe ShBA-ja vuanin nga kriza monetare globale, kryeministri Wen Jiabao shprehu në Davos besimin për ruajtjen e rritjes së qendrueshme, duke skicuar planin e Kinës në stimulimin masiv të ekonomisë.

Nismëtari dhe kryetari ekzekutiv i Forumit të Davosit Klaus Schwab e përshkruan vitin 2015 si vit që ndodhet në udhëkryq, ose do "të shkojë drejt përçarjes dhe urrejtjes", ose "do të shkojë drejt solidaritetit dhe bashkëpunimit". Gazeta tajlandeze "Bankok Post" njoftoi se tema e edicionit të këtij viti të Forumit të Davosit është "situata e re globale", ku pjesëmarrësit diskutuan për ndërlikueshmërinë, brishtësinë dhe pasigurinë e botës. Qysh nga viti 2008 kur shpërtheu kriza monetare, bota ka kaluar revolucione politike, kryengritje dhe protesta masive, nga Rio-de-Zhaneiro në Athinë e në Kajro. Schwab u tha mediave se bota e sotme është mbushur plot me pasiguri dhe në këtë moment kyç ka nevojë të dëgjojë zërin e Kinës. "Shpresojmë që Kina të ndajë konceptin e përvojën e saj me ne dhe dëshirojmë të njohim planin e saj për të ardhmen si dhe rolin e saj në ekonominë botërore. Shpresojmë se Kina do të ketë një projekt efektiv për zgjidhjen e problemeve botërore."

Media ruse komentoi se kryeminsitri kinez Li Keqiang shpreson t'u përcjellë optimizëm pjesëmarrësve në Davos, por kjo nuk është një detyrë e thjeshtë.

Në fjalimin e mbajtur në Forumin e Davosit, kryeministri kinez Li Keqiang theksoi se për ekonominë e qëndrueshme për një kohë të gjatë, Kina duhet të përdorë paralerisht dy motorë, si qeveria dhe tregu, në bazë të reformës dhe novacionit. Ai e shpjegoi rregullimin e politikës ekonomike kineze me tre elementet kyç të sportit të skive, shpejtësinë, ekuilibrin dhe guximin. "Për ekonominë kineze, duhet të trajtohet raporti midis rritjes dhe reformës, duke ruajtur rritjen me shpejtësi të mesme-të lartë, kështu ekonomia kineze do të realizojë zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm dhe do t'i sjellë botës më shumë shanse." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China