PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina zhvillon turizmin në Rrugën e Mëndafshit
2015-01-19 09:21:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit nisi në qytetin Xian të Kinës Veriperëndimore veprimtaria "Kina e bukur – 2015-a, Viti i turizmit në Rrugën e Mëndafshit", e organizuar nga Drejtoria Shtetërore e Turizmit e Kinës. Tema kryesore e veprimtarisë është "Vizita në Rrugën e Mëndafshit, njohja e Kinës së bukur". Drejtoria Shtetërore e Turizmit ka hartuar një plan 3-vjeçar për promovimin e turizmit në zonat përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit, të njohura si "Një Brez e një Rrugë" .

Qyteti i lashtë Xian ka qenë kryeqyteti i 12 dinastive kineze dhe pikënisje e Rrugës së Mëndafshit. Në dinastinë Han para mbi 2000 vjetëve, Rruga e Mëndafshit u bë një korridor tregtar që lidhte Kinën me viset e ndryshme përgjatë saj. Sot kjo rrugë është bërë një nga markat më tipike të turizmit kinez. Zv.drejtori i Drejtorisë Shtetërore të Turizmit të Kinës Du Jiang u shpreh se nxitja e integrimit të turizmit në vendet përgjatë Rrugës së Mëndafshit është një mjet i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit turistik mes Kinës e këtyre vendeve. Du Jiang shprehet:

"Zhvillimi i turizmit në Rrugën e Mëndafshit është në dobi të integrimit të burimeve turistike dhe do të nxitë më tej shkëmbimet e bashkëpunimin turistik midis Kinës e Azisë Juglindore, Azisë Jugore, Azisë Verilindore dhe Evropës Qendrore e Lindore."

Para dy vjetëve, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti idenë strategjike të ndërtimit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Deri tani 27 provinca e rajone kineze kanë shprehur vullnetin e tyre për të qenë pjesë përbërëse e kësaj strategjie. Nënkryetari i provincës Shanxi Bai Aying u shpreh se veprimtaria "Viti i Turizmit në Rrugën e Mëndafshit" do të nxitë zhvillimin e turizmit në këtë provincë:

"Shanxi po ndërton Brezin Turistik të Rrugës së Mëndafshit. Vitin e kaluar nisi nga funksionimi fondacioni i investimeve në sektorin turistik, me një fond fillestar prej 5 miliardë juanësh. Me rastin e 'Vitit të turizmit', do të bashkëpunojmë me rajonet fqinje për të forcuar shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor e turistik me vendet përgjatë Rrugës së Mëndafshit."

Drejtori i Qendrës të Studimit të Turizmit pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Song Rui është i mendimit se rajonet buzë Rrugës së Mëndafshit kanë karakteristika të ndryshme turistike dhe se potenciali i bashkëpunimit turistik midis tyre është shumë i madh:

"Krahinat e ndryshme përgjatë Rrugës së Mëndafshit kanë karakteristika e zakone të ndryshme kulturore vendore. Nën markën e Rrugës së Mëndafshit, këto krahina, si Shanxi, Gansu, Xinjiang etj., mund të shfryzëtojnë plotësisht karakteristikat e tyre."

Në qershor të vitit 2014, projekti i Rrugës së Mëndafshit i paraqitur bashkërisht nga Kina, Kazakistani e Kirgizistani, u pranua në Listën e Trashëgimive Botërore, duke u bërë kështu një trashëgimi kulturore botërore. Tashmë fokusi është përqendruar në gjetjen e rrugëve të nxitjes së bashkëpunimit turistik midis vendeve buzë Rrugës së Mëndafshit në të ardhmen. Zv.shefja e Zyrës së Nxitjes së Turizmit e të Bashkëpunimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë Shtetërore të Turizmit të Kinës Li Yaying u shpreh se kjo drejtori ka hartuar planin 3-vjeçar të promovimit të turizmit në "Një Brez e një Rrugë". Më tej znj. Li shprehet:

"Ky plan përfshin promovimin e turizmit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Do të integrojmë burimet turistike vendore dhe do të forcojmë bashkëpunimin turistik me vendet e rajonet buzë Rrugës së Mëndafshit, për të krijuar sistemin e gjithanshëm të bashkëpunimit turistik ndërkombëtar, duke nxitur lidhjen e ndërsjellë të vendeve e rajoneve përkatëse nëpërmjet turizmit."

Sipas këtij plani, provincat e qytetet kineze buzë Rrugës së Mëndafshit do të hartojnë së bashku destinacionet turistike, duke promovuar turizmin e Rrugës së Mëndafshit. Njëkohësisht, do të hapen linja ndërkombëtare fluturimesh për turizëm në Rrugën e Mëndafshit, duke thjeshtuar procedurat e marrjes së vizës dhe të hyrjes. Në të ardhmen, përgjatë Rrugës së Mëndafshit do të sigurohet turizmi i lirshëm dhe më shumë turistë kinezë e të huaj do të ndiejnë magjinë e kësaj rruge të lashtë e madhështore. (Fani/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China