20150114KOZ |
Industria e muzikës ka parë rritje të qëndrueshme në Kinë në vitet e fundit, duke ecur në një vijë me rritjen e klasës së mesme.
Në ShBA, disa njerëz po sugjerojnë që Broadway të fokusohet tek prodhimet origjinale kineze, një sektor ende në zhvillim në krahasim me produksione të mëdha të Nju Jorkut, i cili mund të ketë një të ardhme premtuese në skenën globale.
Korrespodenti i CRI-së në Nju Jork Su Yi, raporton.
Katër teatro për të vënë në skenë muzikale do të hapen në Pekin më vonë këtë vit. Ata ndodhen në Distriktin e Artit Tiaoqiao dhe Teatrin Kombëtar të Baletit.
Ky është sinjali i qartë se muzikalet po bëhen gjithnjë e më popullorë në qytetet e mëdha të Kinës. Në turneun e fundit në Kinën Kontinentale, muzikali Mamma Mia arkëtoi 200 milionë juan, me afro 400 vënie në skenë. Gjithashtu muzikali 'Phantom of the Opera' grumbulloi mbi 100 mijë spektatorë dhe arkëtoi 60 milionë juan në vetëm dy muaj.
Kjo ka bëtë që disa prodhues kinezë të mbushin hendekun e krijuar në tregun e brendshëm të muzikaleve, por ata nuk janë të kënaqur thjesht me blerjen e shfaqjeve nga Broadway, ata duan të vënë në skenë diçka origjinale.
Zhang Yu është presidenti dhe menaxheri i përgjithshëm i kompanisë shtetërore 'China Arts and Entertainment Group'. Kompania e tij do të menaxhojë katër teatrot në Distriktin e Artit Tianqiao.
Ai thotë se ky është çasti i duhur për të vënë në skenë disa muzikale origjinale.
"Për sa kohë që tregu ka nevojë për diçka të tillë, e gjitha më pas do të varet se sa fort do të punohet për ta realizuar. Nëse ne nuk do të arrijmë ndonjë rezultat në 20 vitet e ardhshëm, unë mund t'ju garantoj se Kina nuk do të ketë ndonjë muzikal origjinal."
Kompania e tij nuk ka blerë shfaqje nga Broadways vitin e kaluar dhe është fokusuar tek dy pjesë origjinale. Zhang thotë se kompania do ta testojë tregun me vepra origjinale. Sipas tij tregu kinez nuk është më në fazë eksperimentale për vënien në skenë të muzikaleve.
Në fakt disa producentë të Broadway kanë njohur prej kohësh rritjen e tregut kinez dhe potencialin e punëve origjinale.
Robert Nederlander Jr., president dhe drejtor ekzekutiv i Nederlander Worldwide Entertainment, është prej tyre.
Familja e tij drejton teatro në Broadway dhe shfaqje prej tre brezash dhe kompania e tij së fundi bleu versionin spanjoll të pjesës klasike RENT to Cuba që përkon dhe me afrimin politik të ShBA-së dhe Kubës.
"Ai (tregu kinez) është e gjallë dhe vazhdon të rritet me shpejtësi. Ky është një treg për të cilin ne jemi shumë të ngazëllyer. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe do të sjellim në Kinë shfaqje të mëdha dhe sjellim në ShBA shfaqje të mëdha kineze."
Nederlander thotë se në fillim së bashku me partnerin kinez në Shangai, ata duhet t'i shpjegonin gjysmës së audiencës se cafrë ishte një muzikal i Broadway-it, por tani gjërat kanë ndryshuar shumë.
Kur fjala bie tek produksionet origjinale, ai sugjeron u sugjeron producentëve kinezë, çelësin e suksesit të Broadway: historitë e mëdha.
"Ne duam që njerëzit të thonë se kjo është një shfaqje madhështore dhe jo vetëm kjo është një shfaqje e madhe kineze. Ata po e shohin atë sepse është jashtëzakonisht argëtuese pavarësisht se vjen nga Kina dhe ka një fabul kineze. Kjo është receta e suksesit."
Dhe kjo është pikërisht ajo që producentët kinezë janë duke bërë tani. Ashtu siç nënvizon dhe kreu i 'China Arts and Entertainment Group', Zhang Yu, ata po përpiqen të prodhojnë versionin kinezisht të disa shfaqjeve klasike të Broadway pasi është ende herët për tu dalluar me identitetin kinez.
"Nuk do të kishte kuptim për dikë të pohonte se do të rriste 'dardha kineze' nëse më parë nuk do ta kishte provuar këtë fryt ndonjëherë."
Zhang thotë se një projekt i suksesshëm pavarësisht se është nga Broadway apo nga Kina, do të ndihmojë për të maturuar tregun e ri kinez të muzikaleve.
"Një projekt i suksesshëm është në gjendje për ta dyfishuar numrin e audiencës, dyfishuar tregun dhe kapacitetin e prodhimit."
Korrespodenti i CRI-së në Nju Jork, Su Yi.
(foto nga ballet.org.cn)