Shkenca e teknologjia jo vetëm nxitin përparimin shoqëror, por edhe lidhen ngushtë me jetesën tonë. Në vitin 2014, Kina shënoi shumë rezultate tekniko-shkencore në fushën e fluturimit kozmik, të internetit, të mjekësisë etj. duke kontribuar në zhvillimin shoqëror.
Në vitin 2014, arritjet tekniko-shkencore kineze në fushën e fluturimit kozmik janë vërtet tërheqëse. Prova e fluturimit të kthyeshëm e projektit të eksplorimit të Hënës pati sukses duke hedhur bazën për lëshimin në vitin 2017 të anijes kozmike eksploruese të Hënës "ChangE Nr.5". Në 3 hapat "Rrethim, zbritje e kthim" të projektit të eksplorimit të Hënës, vështirësia teknike shtohet nga hapi në hap. Shefi i Zyrës së Projektit të Etapës së Dytë të Eksplorimit të Hënës e të Fluturimit Kozmik pranë Drejtorisë Shtetërore të Industrisë e të Teknikë-Shkencës të Mbrojtjes Kombëtare të Kinës Liu Tongjie u shpreh se çdo hap përballohet me shumë vështirësi teknike:
"Mes 3 hapave të rrethimit, të zbritjes e të kthimit, duhet të kapërcehen shumë vështirësi teknike, ndër të cilat, kthimi i anijes kozmike është më i vështiri. Megjithëse anija kozmike 'ChangE Nr.3' realizoi zbritjen në Hënë, nuk mund të sigurohet suksesi i zbritjes së anijes kozmike 'ChangE Nr.5'."
Krahas këtyre, në vitin 2014, pati edhe shumë arritje të tjera tekniko-shkencore si superkompjuteri "Tianhe Nr.2", hibridi i super-orizit, që tregon përparimin e shpejtë të nivelit tekniko-shkencor të Kinës. Këto arritje gëzuan përkrahjen e qeverisë dhe u realizuan me përpjekjet e punonjësve tekniko-shkencorë. Tani fondet tekniko-shkencore të Kinës kanë zënë 2% të GDP-së.
Foto: 张波 / 东方IC
Viti 2014 është 20-vjetori i hyrjes së internetit në Kinë dhe është një vit me zhvillim të fuqishëm të internetit në këtë vend. Këtë vit, interneti ndryshoi realisht jetën e kinezëve.
Më 20 shtator të vitit 2014, shoqëria kineze Alibaba nxorri aksionet në Bursën e Nju Jorkut dhe pas mbylljes së tregtisë në ditën e parë, vëllimi tregtar i shoqërisë arriti në 231 miliardë e 439 milionë dollarë dhe si rezultat, Alibaba u bë shoqëria e dytë më e madhe e internetit në botë pas Google. Në festivalin e blerjeve "11 nëntor", vëllimi ditor i shitjes i uebsajtit Taobao pranë Alibaba-së arriti në 57.1 miliardë juanë duke shënuar një rekord të ri spektakolar. Duke folur për suksesin e vet, pronari i shoqërisë Alibaba Jack Ma u shpreh se interneti ka ndryshuar jetën e njerëzve:
"Interneti në Kinë ka ndikuar e ndryshuar fushat e ndryshme shoqërore e ekonomike dhe po merr pjesë në zhvillimin e internetit botëror, duke dhënë një kontribut të veçantë për të."
Në vitin 2014, financat online të në Kinës u gjallëruan shumë shpejt , duke u bashkuar me sektorët tradicionalë. Softe Alipay, Wechat etj. filluan të ofrojnë shërbimin e financimit, ekonomia e internetit po thellohet më tej.
Interneti u ka sjellë njerëzve shumë lehtësi por ai edhe mund të kërcënojë privatësinë nëpërmjet publikimit të informacioneve individuale të përdoruesve të internetit etj. Në takimin e parë botëror të internetit, të zhvilluar në nëntor në Kinë, siguria në internet ishte në fokus të diskutimit të pjesëmarrësve nga vende të ndryshme. Ish-kryeministri i Irlandës Bertie Ahem tha në këtë mbledhje:
Foto: 大庆 / 东方IC
"Tani më shumë konsumatorë po përdorin më shumë teknologji të informacionit për të ndryshuar mënyrat e punës e të jetesës, por duhet të tregojmë vigjilencë për disa rreziqe në internet. Për shembull, nëpërmjet internetit, mund të zhvillojmë shumë biznese bankare në shtëpi ose në zyrë, prandaj duhet të forcojmë kontrollin në këtë fushë për të krijuar një hapësirë të sigurtë në internet."
Në vitin 2014, Ebola ishte një temë tjetër që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Ky virus i fuqishëm ngjitës nga Afrika shkaktoi mjaft viktima dhe në vende të ndryshme janë kryer studime për kontrollin e këtij virusi. Në këtë fushë, Kina ka pasur progres të madh. Vaksina Ebola e prodhuar nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake e Kinës është vënë në provë klinike dhe kjo është vaksina e tretë kundër virusit Ebola në botë, që provohet klinikisht pas atyre të prodhuara nga SHBA-ja dhe Kanadaja. Jemi të bindur se me përpjekjet e përbashkëta të shkencëtarëve të vendeve të ndryshme, do të mposhtim patjetër epideminë Ebola. (Fani)