PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ëndrra olimpike e He Zhenliang-ut
2015-01-09 10:33:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më 6 janar, Pekini ia paraqiti kandidaturën Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), duke filluar zyrtarisht procedurën e kërkesës për organizimin e Olimpiadës Dimërore 2022.

"Asnjë vend nuk është i përsosur, por dua që vendet e tjera të shohin se nuk fshehim të metat, por përpiqemi të ndryshojmë, të përparojmë dhe të zhvillohemi gradualisht......Mendoj se kjo është më e rëndësishme."


Foto: 国泰 / 东方IC

Këto fjalë i tha He Zhenliang, që mori pjesë në përpjekjet e Pekinit për kandidaturën e organizimit të lojërave olimpike verore. Por dy ditë para paraqitjes së kandidaturës nga Pekini për lojërat olimpike dimërore, Kina humbi përgjithmonë "babagjyshin olimpik".

Në programin e sotëm, le të kujtojmë He Zhenliang, "babagjyshin olimpik" të Kinës.

Më 4 janar, He Zhenliang, kryetari i nderit i Komitetit Olimpik të Kinës dhe anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u nda nga jeta në Pekin, në moshën 85 vjeçare. He Zhenliang është simboli i lëvizjes olimpike të Kinës. Gjatë 30 vjetëve në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ai mori pjesë në shumë veprimtari të rëndësishme, si rimarrjen e statujës së ligjshme të Kinës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dy procedurat për kandidaturën e organizimit të Lojërave Olimpike Verore dhe organizimin me sukses të Olimpiadës 2008. Ai kaloi edhe tronditje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, nga skandali i rryshfetit për Lojërat Olimpike Dimërore Salt-Lejk-Siti si dhe reformat e vështira të KON-it.

He Zhenliang vërtetoi dhe dha kontribut të rëndësishëm për ëndrrën e Kinës për Olimpiadën, ndërsa për atë vetë, ëndrra olimpike ishte që Kina të luajë rol më të madh në qarqet sportive ndërkombëtare.

Në vitin 1955, He Zhenliang filloi të merrej me punët e jashtme në Komtetitn Kombëtar të Fiskulturës dhe të Sportit të Kinës. Në vitin 1981 ai u zgjodh anëtar i KON-it dhe më vonë punoi edhe si anëtar ekzekutiv si dhe nënkryetar i parë i KON-it. Megjithëse doli në pension nga KON në vitin 2009, ai nuk u nda asnjë ditë nga lëvizjet olimpike para ndarjes nga jeta në janar 2015. Ai u shpreh se gjatë dekatave, ëndrra e tij më e madhe dhe puna më e rëndësishme janë "organizimi i Lojërave Olimpike nga Kina".

"Gjatë këtyre vjetëve, kam menduar gjithmonë për përgatitjet lidhur me kandidaturën e Pekinit për organizimin e Lojërave Olimpike. Kam krijuar miqësi me anëtarët e KON-it të vendeve të ndryshme dhe kam mbledhur materiale të vlefshme, në mënyrë që me të vendosur të paraqitet kandidatura, të përdor njohjet dhe përvojën time! Njëkohësisht, gjatë kontakteve miqësore me anëtarët e tjerë, i njoha më shumë me Kinën, kështu që ata do ta përkrahin Kinën për kandidaturën."

Pavarësisht nga humbjet, Pekini fitoi më në fund kandidaturën për organizimin e Lojërave Olimpike 2008. U realizua ëndrra e He Zhenliang-ut. Por ëndrra e tij nuk mbetet në organizimin e Olimpiadës nga Kina. Në vitin 2007, ai u shpreh se për Kinën, rëndësia e organizimit të një edicioni të Olimpiadës është më e gjerë se veprimtaritë sportive.


Foto: 王利 / 东方IC

"Për njohjen e Kinës, shkëmbimet e drejtpërdrejta midis popujve mund të luajnë rol më të madh se media ose njoftimi i palës së tretë. Asnjë vend nuk është i përsosur, por dua që vende të tjera të na shohin se nuk fshehim të metat, por përpiqemi të ndryshojmë, të përparojmë dhe të zhvillohemi gradualisht......Mendoj se kjo është më e rëndësishme."

Ëndrra olimpike e He Zhenliang-ut ka të bëjë jo vetëm me Kinën.

"Punët e mia përfshijnë edhe mbrojtjen e të drejtave e interesave të vendeve në zhvillim në qarqet sportive ndërkombëtare. Njëkohësisht, përpiqem ta ndryshojë eurocentrizmi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Kam theksuar më se njëherë rëndësinë e shumëllojshmërisë së kulturës e të përhapjes së lëvizjes olimpike si dhe vlerën e respektimit ndaj kulturave të ndryshme. Jam i kënaqur që pata përparime në këto punë."

Pikërisht për këtë arsye, kur Rio–de-Zhanejro e Brazilit fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike 2016, He Zhenliang shprehu gëzimin e tij.

"Fitorja e Rios tregon se pjesa dërrmuese e anëtarëve mendojnë se lëvizja olimpike duhet të përhapet më tej, të zhvillohet në ato vende që nuk kanë organizuar Olimpiadën. Suksesi i Pekinit e inkurajon më tej Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që të marrë vendim të provojë në terrenin e ri, në Amerikën Jugore."

Pasi ka shijuar zigzaget e ekonomive të reja në familjen olimpike, lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes olimpike, He Zhenliang pati një ëndërr më të madhe. Para daljes në pension nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ai tha:

"Ne, kinezët nuk mund të kënaqemi vetëm me një vend në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por duhet të luajmë rol këtu. Duhet të marrim pjesë jo vetëm në gara, por edhe në vendimmarrje, në hartimin e rregullave. Duhet të ushtrojmë ndikim në drejtimin e zhvillimit të kësaj organizate. Këto janë punët tona."

Në vitin 2014, kryetari i ri i KON-it Thomas Bach, bazuar në dëgjimin e mendimeve të familjes olimpike, paraqiti "Strategjinë e re " për reformat e Olimpiadës. Zhvillimi i vazhdueshëm, më shumë vëmendje për të rinjtë, këto koncepte të "Strategjisë së re " përputhen edhe me moton e Pekinit për kandidaturën e Lojërave Olimpike Dimërore. Tani në KON ka 3 anëtarë kinezë dhe në shumë organizata sportive ndërkombëtare punojnë aktivisht shumë kinezë. "Të bashkohet ëndrra e Kinës me ëndrrën olimpike", kjo ëndërr e He Zhenliang-ut është në realizim e sipër.

Qysh nga 5 janari, Komiteti Olimpik Ndëkombëtar kishte ulur flamurin në gjysmështizë për tre ditë me radhë, në shenjë nderimi për zotin He Zhenliang. Kryetari i KON-it Bach tha se He është një personalitet i kultivuar dhe artistik, nismëtari i vërtetë i vlerës shoqërore të lëvizjes sportive. Njëkohësisht, ai e ka njohur popullin kinez me kulturën olimpike. "Nderoj pasionin dhe energjinë e zotit He. Qysh nga ardhja ime në KON, ai më ka shfaqur miqësi të vërtetë. I jam mirënjohës përgjithmonë."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China