PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
CES dominohet nga TV 4K, teknologjia që vishet dhe drone-t
2015-01-07 16:13:56 CRI Komenti juaj Printoni

CES dominohet nga TV 4K, teknologjia që vishet dhe drone-t

Ekspertët thonë se televizorët 4K, teknologjia që vishet dhe avionët e telekomanduar, done, do të dominojnë këtë vit Ekspozitën Ndërkombëtare të Elektronikës në Las Vegas.

Ceremonia vjetore e teknologjisë do të mirëpresë mbi 3,500 ekspozues, përfshirë gjigantë të teknologjisë si Sony, Samsung dhe LG.

Korrespodenti i CRI-së Liu Min, raporton:


Foto: MICHAEL NELSON / 东方IC

Për njerëzit që duhan të jetojnë me teknologjinë e re, CES, Ekspozita e Elektronikës së Konsumit, është aktiviteti më i rëndësishëm në botë për të marrë pjesë. CES mbahet si vendi më i rëndësishëm që tërheq biznese dhe konsumatorë të teknologjisë.

Organizatorët thonë se këtë vit aktiviteti do të tërheqë mbi 3,500 ekspozues, përfshirë prodhues dhe furnizues të pajisjeve teknologjike, zhvillues të sistemeve dhe të tjerë. Ndërkohë pritet ta vizitojnë këtë ekspozitë të teknologjisë mbi 150,000 veta nga mbi 140 vende të ndryshme.

Michael Gorman, kryeredaktori i uebsajtit Engadget, një revistë teknologjie on line, thotë se televizorët ultra-high definition 4K pritet të jenë dominuesit e aktivitetit edhe këtë vit.

Me ekrane që përmbajnë katër herë më shumë pixels se televizorët normalë HD, të shumtë janë ata që i konsiderojnë televizorët Ultra HD si e ardhmja e argëtimit shtëpiak.

Vitin e kaluar si Samsung ashtu dhe Sharp prezantuan modelet e tyre të televizorëve 4K.

Prodhuesi jugkorean LG Electronics do të prezantojë këtë vit modelin e ri të platformës televizive webOS 2.0 Smart 4K TV.

"Televizorët 4K, ishin një risi e madhe vitin e kaluar. Unë mendoj se do të vazhdojë edhe këtë vit, duke sjellë më shumë përmbajtje. Tani televizorët janë në treg dhe çmimet po ulen. Mendoj se këtë vit ajo që do të diskutohet është përmbajtja se çfarë do të mund të shikojmë në këto ekrane kaq të bukur," thotë Gorman.


Foto: MICHAEL NELSON / 东方IC

Nga unazat deri tek orët byzylykë, teknologjia që mund të vishet është një tjetër risi e këtij viti e elektronikës së konsumit. Ishte prodhuesi jugkorean Samsung që hapi garën e orëve smat dhe tani oferta është më e gjerë.

Më herët Apple prezantoi orën e saj smart, ndërsa prodhues të tjerë pritet të bëjnë debutimin e tyre deri në vitin 2015.

Michael Gorman, kryeredaktori i uebsajtit Engadget:

"Tani ka mundësi të shumta për t'u veshur me teknologji, qofshin bizhuteri apo veshje të pajisura me ndijesorë. Sot ka një tendencë për të prodhuar veshje të cilat kanë të instaluara pajisje elektronike. Ndaj sot besoj se pajisjet elektronike që mund të vishen po bëhen një faktor i rëndësishëm," thotë ai.

Vizitorët e ekspozitës së teknologjisë do të kenë rastin të njihen këtë vit me arritjet e fundit të drone-ve. Gazetarja Colleen Taylor, e uebsajtit TechCrunch, beson se drone-t do të jenë një tjetër element dominues i ekspozitës.

Teknologjia është zhvilluar vrullshëm vitet e fundit, nga lodrat deri tek drone-t që përdoren për biznes.


Foto: MICHAEL NELSON / 东方IC

"Teknologjia e avionëve të telekomanduar është e pafund. Mjetet sa vjen dhe bëhen më të lira dhe më të lehta për të fluturuar. Ndaj besoj se CES do të kontribuojë për t'i përhapur done-t edhe më tej."

Por ndërsa gjigantë të prodhimit të elektronikës si LG Electronics, Samsung dhe Sony e kanë bërë traditë pjesëmarrjen në ekspozita të tilla, Taylor thotë se i duhet kushtuar vëmendje edhe disa markave të vogla që gjithashtu përbëjnë risi.

"Historikisht, ekspozita u ka kushtuar vëmendje prodhues të mëdhenj si Sony apo Toshiba. Dhe padyshim që ata mbete lojtarë të rëndësishëm të tregut të elektronikës së konsumit, por ka qenë shumë mbresëlënëse këto vitet e fundit dalja e disa prodhimeve nga kompani të vogla," thotë ajo.

Ekspozita Ndërkombëtare e Elektronikës së Konsumit do të zhvillohet deri më 90 janar 2015 në Las Vegas. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China