PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujtojmë për të mos harruar-Guo Keli
2015-01-07 09:39:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në programin e sotëm, takohemi me ish-drejtorin e Kompanisë së Industrisë Kimike të Nankinit Guo Keli, I nderuar me titullin "Shembull i Punës në mbarë vendin" gjatë shekullit të kaluar. Ai e ka vizituar dy herë Shqipërinë. Herën e parë ishte në vitet 60-të, kur së bashku me kolegët e tij ndërtuan fabrikën e superfosfatit në Laç, pranë Tiranës. Ndërsa herën e dytë, në vitin 1989, Guo Keli drejtonte delegacionin tregtar që vendosi kontaktin e parë tregtar midis Kinës e Shqipërisë pas rifillimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke i hapur rrugën bashkëpunimit tregtar midis Kinës e Shqipërisë.

Ndjekim intervistën e gazetares së Radios sonë Zhang Zhuo me zotin Guo Keli.

Gazetarja: Çfarë mund të na thoni për Kompaninë e Industrisë Kimike të Nankinit?

Guo Keli: Kjo kompani që u ndërtua në vitin 1934 ka përbëhet nga disa fabrika dhe ka një histori 80 vjeçare. Pas ndërtimi, duke patur përmasa shumë të mëdha, kjo kompani konsiderohej si më e madhja në Lindjen e Largët. Kjo kompani është një ndërmarrje e përbashkët e industrisë kimike ku përfshihet fabrika e planifikimit, studimit, prodhimit të pajisjeve, ndërtimit dhe prodhimeve.

Gazetarja: Si u lidh Kompania e Industrisë Kimike të Nankinit me Shqipërinë?

Guo Keli: Kur hyrmë në vitet 60-70-të të shekullit të kaluar, na u kërkua të bënim shumë projekte ndihme për jashtë vendit. Mbaj mend se ishin 8 projekte, nga të cilat tre projekte ishin në Shqipëri. I pari ishte Fabrika e superfosfatit e Laçit. I dyti ishte Fabrika e Shkrirjes së Bakrit në Shqipëri dhe i treti Fabrika e Fosfatit. Për shkak të ndryshimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, dy fabrikat e fundit nuk u mbaruan, por kishim bërë shumë punë.

Gazetarja: A mund të na tregoni diçka rreth Fabrikës së superfosfatit të Laçit?

Guo Keli: Projekti i kësaj fabrike u bë në vitin 1962, kur nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kinë-Shqipëri Abdyl Këllezi erdhi në Kinë dhe nënshkroi me palën kineze këtë marrëveshje. Më pas ai vizitoi kompaninë tonë dhe duke iu përgjigjur kërkesës ne krijuam një sektor të posacëm që u quajt zyra e ndihmës jashtë vendit. Kompania përgatiti specialistë në fusha të ndryshme në këtë sektor. Pas kësaj kompania dërgoi disa specialistë në Shqipëri për të zgjedhur vendin e fabrikës sipas kushteteve të ndërtimit duke përfshirë kushtet e transportit, temperaturës, kushteve hidrologjike, gjeologjike etj. Kur mbaruan përcaktimin e vendit ata u kthyen në Kinë për të bërë projektin. Pas kësaj periudhe nisëm të kërkonim pajisjet, të cilat i dërguam në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes, Kina duhet të dërgonte specialistë të projektimit, ndërtimit dhe prodhimit në Shqipëri. Në 6 mujorin e dytë të vitit 1963, mora pjesë në këtë projekt. Isha drejtori i një sektori. Detyrat e mia konkrete ishin të kontrolloja projektin dhe hartën e ndërtimit. Kërkova pajisjet dhe për të shkuar jashtë vendit, duhet të hartoja dokumentet e prodhimit të teknikës, metodat e punës, programet e trajtimit etj. që ishte një detyrë e vështirë, pas së cilës përgatitëm teknikët shqiptarë që erdhën në Kinë.

Punonjësit që do të shkonin në Shqipëri punuan së bashku dy vite. Gjatë kësaj periudhe për dy vjet u bënë përgatitje. Kujtoj se kriteret e përzgjedhjes së specialistëve ishin tre- së pari kushti politik, së dyti aftësia profesionale dhe së treti gjendja shëndetësore. Në mesin e marsit të vitit 1966, shkova në Pekin për të bërë përgatitje për jashtë vendit. Më 20 mars u nisëm nga Pekini, nëpërmjet Moskës, Budapestit dhe arritëm në Tiranë më 30 mars, domethënë shpenzuam 10 ditë udhëtim.

Detyrat në Shqipëri ishin së pari të ndihmonim specialistët e ndërtimit, të kontrollonim pajisjet, domethënë instalimi i pajisjeve të përputhej me kërkesat e prodhimit. Së dyti, të ndihmonim punonjësit shqiptarë të hartonin planin e fillimit të prodhimit. Së treti, të organizonim specialistët kinezë që do të përgatitnin punëtorët shqiptarë.

Fillimi i punës së kësaj fabrike ishte i suksesshëm. Gjatë ndërtimit, ish kryeministri Shehu vizitoi dy herë fabrikën për të takuar specialistët kinezë. Në majin e vitit 1967, për shkak të mbarëvajtjes së punimeve të kësaj fabrike ajo u vlerësua si "Fabrika e Flamurit të Kuq" dhe Enver Hoxha vizitoi fabrikën dhe bëri fotografi. Ai shprehu falenderime për ne. Në shtatorin e vitit 1967, fabrika nisi veprimtarinë e saj dhe ne u tërhoqëm. Kur u larguam, drejtuesit kryesorë të fabrikës dhe punonjësit e ambasadës na shoqëruan nga fabrika në aeroport me një atmosferë festive.

Qëndrova atje një vit e gjysmë nga marsi i vitit 1966 deri në shtatorin e vitit 1967. Gjatë kësaj kohe jeta ishte e larmishme. Në orën 7 çdo mbrëmje dëgjonim Radion e Jashtme të Kinës. Shpesh organizonim orë politike,por dhe veprimtari të tjera argëtuese dhe sportive si lojë shahu, badmingtoni, pingpongu dhe basketbolli. Në atë kohë përveç specialistëve kinezë dhe punonjësve shqiptarë kishte dhe ushtarë që garantonin sigurinë e fabrikës. Ne dhe ata shpesh luanim. Shqiptarët ishin shumë mikpritës me ne. Na ftuan në shtëpitë e punëtorëve, oficerëve dhe e madje edhe të zyrtarëve vendorë.

Gazetarja: Në vitin 1989, vizituat përsëri Shqipërinë. Për çfarë shkuat sërish dhe si u ndjetë gjatë kësaj vizite të dytë ?

Guo Keli: Më 22 prill të vitit 1989, u nisa nga Pekin. Para nisjes, kompaninë tone e kishte vizituar dy herë Nasip Pulasimi që ishte shefi i grupit të punonjësve shqiptarë që u përgatitën në Nankin. Ai kishte shprehur dëshirën të bashkëpunonte me ne. Këtë rrashë ai donte të ndërtohej një fabrikë azoti në Fier. Kompania jonë mori pjesë në tender, krahas disa kompanive amerikane, angleze dhe gjermane. Fituam ne dhe këtë herë nuk ishte ndihmë, por shkëmbim tregtar. Me 32 milionë dollarë amerikanë, do të ndërtonim një fabrikë azot me përmasa mesatare.

Në prillin e vitin 1989 shkova në Shqipëri për të vizituar punënjësit në vendin e ndërtimit si dhe për të diskutuar rreth projekjteve, madje nënshkruam dhe marrëveshje. Këtë herë biseduam për 11 projekte dhe të gjitha ishin të suksesshme. Pjesa më e madhe ishin projekte të rindërtimit të fabrikës së vjetër. Në atë kohë ambasadori i Kinës në Shqipëri ishte Fan Chengzuo, i cili ishte mjaft i gëyuar për këto projekte. Ai tha se shkëmbimet tregtare me Shqipërinë shërbejnë si thyerje e akullit në marrëdhëniet e dy vendeve. Ndjeja se të dy vendet kanë një bazë të mirë dhe mund të zhvillojnë marrëdhënie të mira. Unë si një njeri që ka lidhje me Shqipërinë shpresoj që populli shqiptar të jetojë në lumturi.

Gazetarja: A keni ruajtur ndonjë suvenir të dhënë nga miqtë shqiptarë ?

Guo Keli: Kam një anije druri, një suvenir që tregon miqësinë e dy vendeve, prandaj e kam ruajtur. Kjo anije ka kuptime të shumta. Ajo përfaqëson artizanatin e shqiptarëve dhe simbolizon miqësinë e thellë mes popullit shqiptar dhe atij kinez. Kjo anije me vela që lundron larg në dete, tregon një histori të gjatë të miqësisë mes dy vendeve që mund të trashëgohet pavarësisht largësisë. Kjo është një dhuratë me vlerë për mua.(Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China