20150104qiye |
Gjatë vitit 2014, kompanitë kineze kanë arritur rezultate të reja në tregun botëror. Kompania e biznesit online "Alibaba" hyri në bursën amerikane të aksioneve, duke financuar 25 miliardë dollarë amerikanë, shumë kjo që shënon një rekord në historinë e tregut botëror të aksioneve. Celulari Mi radhitet në vendin e tretë pas Sumsung-ut dhe Iphone-t për vëllimin e shitjes. Grupi i Hoteleve "Jinjiang Inn" bleu Grupin Francez të Hoteleve Louvre. Veprimtaritë e kompanive kineze i paraqitën botës "kartëvizitën e shkëlqyer të Kinës".
Si shihen kompanitë nga qytetarët e thjeshtë të vendeve të ndryshme? Cilat kompani kineze janë më të njohura për ta? A dëshirojnë ata të punojnë në ndërmarrje kineze? Me këto pyetje, gazeta kineze "Global Times" bëri një sondazh në vende të ndryshme.
ShBA: Na shkon ndër mend i pari "Alibaba"
Foto: Mark Lennihan / 东方IC
"Duke folur për kompaninë kineze, që më kanë lënë përshtypje më të thella, më kujtohet Alibaba." Gjatë intervistës për gazetën "Global Times", Derek, që punon në Kompaninë e Sigurimeve "Farmers Insurance", tha se krahas hyrjes në tregun e aksioneve të ShBA-së, gjatë gjysmëvitit dhe lajmet mbi pronarin e Alibabasë Jack Ma shihen shpesh në mediat kryesore amerikane.
"Kam parë se gjithnjë e më shumë kompani kineze kanë hyrë në tregun amerikan", tha për "Global Times" një eksperte e sigurimeve në Los Anxhelos , duke shtuar se kanë tërhequr vemendjen e saj dhe të fqinjëve të saj investimet e kompanive kineze në pasuri të paluajtshme në SHBA. Si P.Sh. kompania kineze e sigurimeve 'Anbang Grup' bleu sivjet Hotelin Waldorf-Astoria në Nju-Jork me 1 miliardë e 950 milionë dollarë amerikanë. Kjo ka ngjallur diskutime të gjera në media dhe në rradhët e qytetarëve amerikanë."
Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Katonezëve në ShBA, Zhang Tieliu ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e kompanive kineze në këtë vend. Ai i tha gazetarit të "Global Times" se investimet e kompanive kineze janë kryesisht në industrinë ushqimore, energji dhe pasuri të paluajtshme dhe këto kompani kanë pasur prirje shumë të mirë zhvillimi. Vitin e kaluar, kompania kineze "Shuanghui International" bleu kompaninë "Smithfield Foods", prodhuesin nr.1 të mishit të derrit në ShBA, me 7.1 miliardë dollarë amerikanë, një shumë që radhitet në vendin e parë ndër rastet e blerjes së kompanive amerikane nga kompanitë kineze.
Zhang parashikon se në vitin 2015 një raund i ri i investimeve kineze do të hyjë në tregun amerikan.
Pavarësisht nga prirja e mirë e zhvillimit, imazhi i kompanive kineze jashtë vendit nuk është në nivelin e duhur. Duke folur për punësimin në kompani kineze, një pjesë amerikanësh thanë se këto kompani e promovojnë rrallë veten në reklama, ndërsa një pjesë tjetër kanë merak se në kompanitë kineze orari i punës është më i zgjatur. Lidhur me këtë, specialistët analizojnë se për përmirësimin e imazhit, kompanitë kineze duhet të forcojnë promovimin që të njihen më shumë,ndërsa drejtuesit e kompanive duhet të ndryshojnë mënyrën e menaxhimit.
Evropa: kompanitë kineze kanë potencial të madh
Foto: 赖鑫琳 / 东方IC
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tregtisë së Jashtme dhe të Investimeve të Gjermanisë, tani në këtë vend janë regjistruar mbi 1300 kompani kineze, me 16 mijë punonjës. Kohët e fundit, gazetarët e "Global Times" intervistuan shumë qytetarë të thjeshtë dhe sipërmarrës e ekspertë që kanë kontakte me kompani kineze. Ata vërejtën se më shumë se gjysma e të anketuarve dinë të paktën emrin e një kompanie kineze, kurse kjo përqindje ishte më pak se 20% para dy vjetëve. Nëse nota maksimale e vlerësimit për kompanitë është 10, gjermanët i japin notën 6 kompanive kineze, ndërsa kompanive japoneze dhe koreanojugore notën 8 dhe atyre amerikane 8.5.
Në Gjermani, të anketuarit janë mësuar më shumë me kompanitë kineze që merren me pajisje elektroshtëpiake, si Huawei, Lenovo, Haier etj. të cilët kanë reklarama në televizionet dhe gazetat vendëse dhe produktet e tyre shiten në filialet e dyqaneve. Ndërkohë, kompanitë kineze fotovoltaike, si "Yingli Solar" etj. janë të njohura për tifozët e futbollit, sepse ato sponsorizojnë disa ekipe gjermane.
Gjatë intervistës për gazetën "Global Times", punonjësi i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë të Francës Pierr tha se shumë kompani kineze krijojnë vetëm përfaqësi në Francë, por nuk ngrenë nënkompani apo të zhvillojnë veprimtari tregtare. Ndaj francezët e kanë të vështirë të flasin për kompanitë kineze.
Megjithatë, pothuajse të gjithë të anketuarit evropianë janë të mendimit se krahasuar me kompani të vendeve të tjera, ato kineze kanë më shumë potencial për përmirësim. Ata mendojnë se kompanitë kineze janë rivalë të drejtpërdrejt të kompanive gjermane e franceze dhe në 2 a 3 vitet e ardhshëm, ndërmarrjet kineze do të kenë epërsi në sektorin e automjeteve, të pajisjeve elektroshtëpiake, të aparateve elektronike dhe të produkteve IT, ku Evropa kishte epërsi.
Rektori i Akademisë së Markës të Hamburgut Schinphan i tha gazetarit të "Global Times" se për përmirësimin e imazhit të tyre në Evropë, kompanitë kineze duhet të ngrejnë cilësinë e produkteve, të promovojnë markat e tyre, të kenë planifikimin afatgjatë dhe të komunikojnë si duhet me mediat vendëse.
Koreja e Jugut: nga indiferenca në habitje
Foto: 东方IC
"Përsa i përket përmasës së ekonomisë, Kina është 7 herë më e madhe se Korea e Jugut. Në të kaluarën, produktet kineze ishin të njohura për imitimin e produkteve të vendeve të zhvilluara, por tani Kina ka një prezantim të habitshëm në prodhimin e celularit të mençur, të automjeteve, të anijeve dhe në fushën petrokimike, ku Koreja e Jugut kishte epërsi në të kaluarën, por tani vendin e saj e ka zënë Kina."
Një koment i botuar kohët e fundit nga agjencia koreanojugure e lajmeve Yonhap pasqyron imazhin e kompanive kineze në këtë vend.
Pas hyrjes në tregun aksionar të ShBA-së, vlera e Alibaba-së ia kaloi Sumsung-ut, kompanisë më të madhe koreanojugore, gjë që ngjalli reagim të madh në Korenë e Jugut. Në fund të dhjetorit, zyrtarët e Ministrisë së Shkencave të Koresë së Jugut vizituan Kinën dhe shkuan posaçërisht në gjigantët kinezë të IT-së si Mi, Alibaba, Tencent, Lenovo etj., që të gjenin sekretin e zhvillimit të vrullshëm të këtyre kompanive kineze.
Specialitët koreanojugorë janë të mendimit se "revolucioni tregtar" i Kinës është krejt i ndryshëm nga ai amerikano-evropian "në formën e shpërthimit". Bazuar në tregun e madh të brendshëm, në Kinë do të lindin më shumë kompani të suksesshme.
Një gazetar i mediave financiare i tha gazetës "Global Times" se në të kaluarën koreanojugorët u kushtuan më shumë vëmendje partnerëve amerikanë dhe rivalëve janponezë, duke treguar indiferencë për kompanitë kineze. Por gjatë 2 a 3 vjetëve të fundit, qarqet e ndryshme të Koresë së Jugut e kanë kthyer vëmendjen te kompanitë kineze.
Në gusht të vitit 2014, presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye u takua në rezidencën presidenciale me Jack Ma, pronarin e Alibaba-së. Kjo ishte hera e parë që ajo u takua posaçërisht me një sipërmarrës kinez, pas ardhjes në fuqi. Në fakt, Park takohet shumë rrallë me sipërmarrës të huaj dhe në të kaluarën, ajo kishte takuar vetëm Zuckerberg-un, kryeekzekutivin e Facebook-ut.
Nga këto fakte del se pavarësisht pala zyrtare apo ajo popullore, Koreja e Jugut tregon vëmendje jashtëzakonisht të madhe për kompanitë kineze. (Wang Lei)