20141231kz |
'Boom' në industrinë kineze të drone-ve
Prodhuesit e avionëve të telekomanduar të Kinës janë duke u ngritur financiarisht dhe jo vetëm, dhe tani ata janë furnizuesit më të mëdhenj në botë për tregun civil të dorne-ve.
Në një kohë që gjithnjë e më shumë konsumatorë po blenë teknologji, ndërsa prodhuesit diskutojnë të ardhmen e industrisë dhe disa prej sfidave me të cilat ata përballen.
E themeluar në vitin 2009 nga një inxhinier që që në vegjëli ishte i pasionuar pas avionëve të kontrolluar në distancë me radio, kompania DJI është tani një prej furnizueseve më të mëdha të botës për tregun e done-ve civilë.
Kompania është rritur nga 20 punëtorë në një forcë pune prej 2,800 vetash, përfshirë kinezë, amerikanë dhe koreanë dhe e ka selinë në qytetin jugor të Shenzhenit. Por ata kanë gjithashtu zyra në Los Angeles, Tokio dhe Frankfurt.
Modeli i fundit i prodhuar nga DJI, quhet Inspire 1, dhe doli në treg në nëntor 2014.
Ky model është i pajisur me një kamera që mund t'i transmetojë video direkt një smartphone-i, nëpërmjet sistemit GPS.
Çmimi i këtij avioni të telekomanduar fillon nga 2,899 dollarë, ndërsa modeli Phantom 2, më i shituri i DJI-së, shitet për 679 dollarë ose 959 dollarë nëse në të është instaluar një kamera GoPro.
Kompania DJI e sheh veten si një krijuese "robotësh konsumi të arsyeshëm (çmimi)," sipas Michael Perry, një amerikan nga Tekasi që drejton marrëdhëniet me publikun të kompanisë.
"Ka pasur shtim të kërkesave të cilat ne kurrë nuk e menduam se do të vitin për modelin Fantom. Që nga arkeologët që i fluturojnë këta avionë të telekomanduar mbi rrënojat e inkasve në mënyrë që ta zhvillojnë tokën saktë në Peru dhe pa e prishur trashëgiminë kulturore, e deri tek fermerët të cilët e përdorin drone-in për të vepruar me precizon në bujqësi, apo agjentët e pasurive të patundshme që duan një perspektivë të re mbi pronën që ata janë duke u zhvilluar. Ju mund të thoni se mund të zhvillonim produkte të posaçme për secilin nga këto tregje, por në vend të kësaj, pse të mos krijojmë një sistem të cilin mund ta përdorin të gjithë nga pajiset e tyre individuale."
Provinca Guangdong, aty ku ndodhet dhe qyteti Shenzhen, është gjithashtu edhe shtëpi e disa kompanive të tjera të prodhimit të avionëve të telekomanduar, përfshirë Ehang.
Ajo u themelua në prillin e kaluar. Mbledhja e financimeve në nëntor përfundoi krijimin e done-t 'Ghost'.
Në më pak se gjashtë javë kompania mblodhi mbi 600 mijë dollarë, gjashtë herë më shumë se qëllimi i tyre fillestar. Bashkëthemeluesi i saj 25-vjeçar Derrick Xiong thotë se avionët e telekomanduar janë bërë epiqendra të internetit.
"Është njolloj si shpërndarësi i sinjalit Wi-Fi në shtëpi, lidh çdo gjë. Pra avionët e telekomanduar, kur ngrihen në ajër, mund të mbajnë një sërë sendesh, jo vetëm kamera për filmime nga ajri. Mund të mbajnë një sërë mjetesh të ndryshme që mund të kombinohen me Oculus ose me syzet Google ose çdolloj tjetër të ngjashëm. Çdo lloj pajisjeje me hyrje dhe dalje. Ndaj unë dua të nënvizoj se drone-t janë të pamatshëm."
Drone-i më i thjeshtë Ghost shitet për 375 dollarë pa kamera të instaluar, ndërsa versioni më i përparuar i pajisur me kamera GoPro shitet për 879 dollarë.
Si kompania DJI ashtu dhe Ehang thonë se shumicën e biznesit e bëjnë brenda Kinës. Sipas Derrick Xiong, tregu kinez nuk është "pjekur aq sa të ofrojë shitje të mëdha".
Derrick Xiong mendon se kompanitë që prodhojnë drone duhet të sigurohen se po sheshin një produkt të sigurt.
"Sa i përket gabimeve mekanike, shmangies dhe pengesave, ne duhet të fokusohemi kryesisht tek teknologjia që dhe të garantojmë se jeta e përditshme e njerëzve nuk do të preket nga drone-t. Mendoj se ky është çelësi."
Avionët e telekomanduar do të ndikojë thellësisht shumë sektorë dhe madje qeveritë janë të interesuara për t'i përdorur në operacionet e shpëtimit apo qëllime mbikëqyrjeje.
Gjatë operacionit të shpëtimit si pasojë e tërmetit gushtin e kaluar në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, qeveria vendore përdori avionë të telekomanduar për të vlerësuar përmasën e dëmeve.
Krijuesi zviceran e software-ve, Pix4D, ka projektuar aplikacion për të transformuar imazhet e marra nga drone-i DJI në harta tredimensionale.
Kompania Ehang ka zhvilluar sistemin "Eja pas meje," ku avioni i telekomanduar mund të ndjekë dikë duke përdorur sistemin GPS që ia transmeton të dhënat një smartphone-i.