PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lidhja e ndërsjelltë ndikon mbi jetesën e njerëzve
2014-12-26 17:27:19 CRI Komenti juaj Printoni

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Gjatë vitit 2014, lidhja e ndërsjelltë ka qenë në fokus të jetesës së çdo kinezi, si në blerjen e mallrave të ndryshme, turizëm, biznes etj.

Në festën e blerjeve më "11 nëntor" të këtij viti, vëllimi ditor i shitjeve të uebsajtit Taobao arriti në 57.1 miliardë juanë, shifër kjo 3 herë më e madhe se vëllimi i shitjeve me rastin e stinës së blerjeve "E premtja e zezë" dhe "Blerja në internet të hënën" në SHBA. Ky rezultat u arrit me pjesëmarrjen e të gjithë konsumatorëve kinezë si dhe të tjerëve nga mbi 200 vende të botës në internet.


Foto: Mark Lennihan / 东方IC

Zhvillimi i shpejtë i tregtisë elektronike me Taobao-n si përfaqësuese nuk ndahet nga transporti, logjistika etj. që kanë lidhje të ngushtë me strategjinë "lidhje e ndërsjelltë" e nxitur nga qeveria kineze. Në takimin e 21-të jozyrtar të udhëheqësve të APEK-ut të zhvilluar në vitin 2013 në ishullin Bali të Indonezisë, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti idenë e lidhjes së ndërsjelltë të Azi-Paqësorit. Në takimin e këtij viti në Pekin, Xi Jinping sqaroi më tej rëndësinë e lidhjes së ndërsjelltë në këtë rajon:

"Lidhja e ndërsjelltë është një mënyrë për nxitjen e bashkëpunimit, pasi atje ku kalon rruga, do të zhvillohet dhe bashkëpunimi. Me lidhjen e ndërsjelltë, transporti do të jetë më i lirë. Kjo është edhe një rrugë për shtimin e njohjes me njëri-tjetrin."

Strategjia "lidhje e ndërsjelltë" e nxitur nga Kina përfshin ndërtimin e infrastrukturës, qarkullimin ndërshtetëror të njerëzve, unifikimin e standardeve etj. Nga ana e qarkullimit të njerëzve, deri tani, Kina ka nënshkruar me rreth 90 vende marrëveshjen e hyrjes në vend pa vizë me njëri-tjetrin dhe pashaporta kineze është rivlerësuar pandërprerë. Kjo politikë u ka sjellë turistëve kinezë lehtësira për vizita jashtë vendit. 27-vjeçari Liu Hang që ka vizituar rreth 40 vende e rajone të botës, shprehet:

"Tajlanda është një shembull. Kur shkova për herë të parë në vitin 2008 në këtë vend, prita gjysmë muaji për të marrë vizë dhe pagova shumë para për garanci. Kurse tani kjo procedurë është hequr dhe mund të shkoj direkt me avion në Tajlandë duke marrë vizë pas mbërritjes. Kjo ishte e paimagjinueshme në të kaluarën."

Për të nxitur më tej lidhjen e ndërsjelltë globale, në gusht të vitit 2013, Kina paraqiti për herë të parë strategjinë "Një brez e një rrugë". "Një brez" domethënë brezi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit, kurse "një rrugë" është Rruga Detare e Mëndafshit në shekullin e 21-të. Një brez e një rrugë lidhen me kontinentin euro-aziatik dhe Oqeanin Paqësor e Oqeanin Indian. Tani po zhvillohet ndërtimi i infrastrukturës lidhur me këtë brez e rrugë dhe Kina ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me rreth 20 vende për ndërtimin e hekurudhave me shpejtësi të madhe.


Foto: 王炳真 / 东方IC

Si një nga rezultatet e ndërtimit të "një brezi e një rruge", në korrik të këtij viti, u vu në përdorim projekti i etapës së dytë i hekurudhës me shpejtësi të madhe që lidh Ankaranë me Stambolin e Turqisë. Kjo është hekurudha e parë me shpejtësi të madhe e ndërtuar nga Kina jashtë vendit. Për shkak të punës, i riu turk Ali udhëton me tren 4 deri 5 herë në javë, pasi në krahasim me autobusin apo avionin, shpejtësia e madhe dhe çmimi i ulët i biletës së trenit e tërheqin më shumë. Ai tha:

"Treni me shpejtësi të madhe është shumë i volitshëm, koha e udhëtimit është vetëm 1 orë e 10 minuta, edhe çmimi i biletës është i lirë."

Me thellimin e strategjisë "një brez e një rrugë", ka shpresë të nxiten më shumë rajone të tregtisë së lirë dypalëshe ose shumëpalëshe. Sipas statistikave, tani Kina po ndërton 20 rajone të tregtisë së lirë që kanë lidhje me 32 vende e rajone, njëkohësisht ka nënshkruar 12 marrëveshje të tregtisë së lirë dhe ka edhe 6 marrëveshje në bisedimet. Deri tani, të gjitha rajonet e tregtisë së lirë të përuruara gjenden në brezin ekonomik të Rrugës së Mëndafshit ose në Rrugën Detare të Mëndafshit në shekullin e 21-të. Profesori i institutit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Popullit të Kinës Wang Yiwei është i mendimit se "një brez e një rrugë" dhe ndërtimi i rajonit të tregtisë së lirë janë mënyra të rëndësishme për nxitjen e lidhjes së ndërsjelltë. Ai u shpreh:

"'Një brez e një rrugë' nxit kryesisht lidhjen e transportit, investimeve etj., kurse rajoni i tregtisë së lirë është kryesisht për nxitjen e qarkullimit tregtar dhe zhvillimin ekonomik. Kina dhe Evropa janë përkatësisht pikënisja e pikarritja e 'një brezi e një rruge', në të ardhmen ka mundësi të krijohet rajoni i tregtisë së lirë Kinë-Evropë, ky është një nga rezultatet e ndërtimit të 'një brezi e një rruge'."

Me zhvillimin e shpejtë të tregtisë elektronike, qarkullimin e njerëzve, ndërtimin e rajonit të tregtisë së lirë etj., po krijohet struktura e lidhjes së ndërsjelltë në Azi madje dhe në botë. Në të ardhmen jo të largët, bota do të bëhet në të vërtetë "një fshat global".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China