20140228HANZI |
Më 19 dhjetor, në Kinë u publikuan fjalët më të përdorura të 2014ës. Në programin e sotëm, do t'i hedhim një vështrim vitit 2014 sipas fjalëve më të përdorura kineze.
Fjalët më të përhapura pasqyrojnë gjendjen shoqërore
Nga mbi 7 mijë hieroglifë , të rekomanduar nga përdoruesit e internetit, fjala "ligj" (法 [fǎ]) u zgjodh si hieroglifi i vitit . Ndërkohë, "antikorrupsion" u vlerësua si fjala kineze e vitit dhe "humbja" e "Malaysia Airlines" u zgjodhën përkatësisht si hieroglifi ndërkombëtar dhe fjala ndërkombëtare. Krahas këtyre, "sundimi i shtetit me ligj" u vlerësua si shprehja më e përhapur në Kinë gjatë vitit 2014.
Aktiviteti "Përgjithësimi i vitit 2014 me fjalë kineze" organizohet bashkërisht nga Qendra Kombëtare e Vëzhgimit dhe e Kërkimit të Gjuhës, shtëpia botuese me histori më të gjatë në Kinë, "The Commercial Press" dhe uebsajti "people.com".
Aktiviteti "Fjala më e përdorur kineze e vitit " është zhvilluar për 9 vjet me radhë qysh nga viti 2006. Fjalët vjetore dolën nga mbi 7 mijë fjalë të rekomanduara nga përdoruesit e internetit dhe u zgjodhën me 120 mijë vota në internet. Në bazë të mendimeve të qytetarëve, gjuhëtarët përcaktuan më në fund fjalët e vitit.
Nga fjalët vjetore, shprehjet më të përhapura u vlerësuan në bazë të të dhënave gjuhësore të përmbledhura nga Qendra Kombëtare e Vëzhgimit dhe Kërkimit të Gjuhës. Burimet e të dhënave përfshijnë 18 gazeta, 26 televizione si dhe 2 uebsajte kineze. Përgjegjësi i kësaj qendre, Yang Erhong tha se shprehjet më të përhapura janë barometër që pasqyron zhvillimin dhe ndryshimin e shoqërisë.
Ligji, garanci për banorë të thjeshtë
Foto: Bullit Marquez / 东方IC
Në Kinë po zbatohet raundi i ri i reformave. Për modernizimin e sistemit të qeverisjes, drejtimi i shtetit sipas ligjit është një temë e rëndësishme. Në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 18-të PK të Kinës, ndër problemet emergjente shoqërore e ekonomike, sundimi i shtetit me ligj përcaktohet si tema kryesore, që garanton zhvillimin e reformave sipas ligjit.
Antikorrupsioni, pasqyra e vullnetit të banorëve
Fjalët më të ngrohta të vitit janë pasqyra e vullnetit të banorëve dhe jehona ndërkombëtare.
Sivjet, "antikorrupsioni" vlerësohet si fjala e vitit në Kinë, gjë që tregon se kjo fjalë me nocioni të theksuar politik, është rrënjosur në zemrën e kinezëve. Tani në Kinë lufta kundër korrupsionit ësthë bërë "gjendja e re normale".
Më 22 dhjetor në mbrëmje, pala zyrtare kineze publikoi se nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Ling Jihua u vu në hetim për shkeljen e rëndë të disiplinave. Ky është funksionari i 4-t në rang shtetëror , që u rrëzua nga posti brenda këtij viti. Feng Yue, studiuesi i politikës i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës i tha gazetës kineze "Global Times" se hetimi i Ling Jihua-s dhe dënimi i një sërë funksionarësh të tjerë të lartë tregojnë vendosmërinë e Kinës për luftën e antikorrupsionit. Në të kaluarën, komuniteti ndërkombëtar e konsideronte luftën kineze kundër korrupsionit si lëvizje e përkohshme, por kësaj here, faktet vërtetojnë se në Kinë do të hetohet deri në fund çdo funksionar i dyshuar, pavarësisht pozitës së tij.
Qysh nga nisja e luftës së antikorrupsionit dy vjet më parë, në Kinë janë dënuar mbi 50 funksionarë mbi rang ministrash. Procesi i antikorrupsionit po thellohet më tej. "Të mbyllet në kafaz shpërdoruesi i postit !" është bërë motoja e shoqërisë kineze.
Sundimi i shtetit me ligj, tema e Kinës 2014
Foto: Ng Han Guan / 东方IC
"Sundimi i shtetit me ligj" dhe "Takimi i APEC-ut në Pekin" zënë dy vendet e para ndër shprehjet më të përhapura në vitin 2014. E para, që u përcaktua si strategji shtetërore në Plenumin e 4-të të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 18-të PK të Kinës, skicon programin e qeverisjes në disa vite të arshdhme, ndërsa e fundit simbolizon preludin e partneritetit të Azi-Paqësorit drejt së ardhmes.
"Gjendja e re normale", karakterizon ekonominë kineze
Në Kinë u zgjodhën edhe 10 shprehjet të reja dhe "gjendja e re normale" është njëra prej tyre.
"E re" do të thotë ndryshe nga të kaluara, ndërsa "normal" kupton qëndrueshmërinë. Ekonomia kineze karakterizohet me "gjendjen e re normale" mishëron gatishmërinë e qeverisë qendrore për reformat ekonomike si dhe njohjen e qartë për ndryshimin e gjendjes ekonomike në periudhën e ardhshme.
"Malaysia Airlines": humbje e respektit ndaj jetës
"Malaysia Airlines", një kompani e panjohur e aviacionit civil, ka tërhequr vëmendjen e gjerë në vitin 2014, për shkak të aksidenteve të çuditshme të dy avionëve brenda një viti. I pari ishte humbja e lidhjes së avionit MH370, gjurmët e të cilit nuk janë zbuluar deri më sot. I dyti ishte rrëzimi i avionit MH17 nga goditja, por nuk është përcaktuar akoma fajtori. Prapa dy aksidenteve fshihen sfonde dhe mosmarrëveshje shumë të ndërlikuara. Dy aksidentet tronditën mbarë botën, sepse fajtorët e tyre humbën respektin ndaj jetës.
Humbje, një fjalë që përdoret më shpesh në vitin 2014
Gjatë vitit 2014, fjala "humbje" duket në shumë ngjarje, si humbja e avionit të "Malaysia Airlines", humbja e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, humbja e kontrollit të Ukrainës, humbja e besimit të Barack Obamas etj.
Krahas Kinës, në disa vende të tjera aziatike, ku përdoret hieroglifi kinez, u vlerësuan gjithashtu hieroglifi i vitit.
"Taksë", në fokus të opinionit të Japonisë
Në prill të vitit 2014, qeveria japoneze e ngriti taksën e konsumit nga 5% në 8%. Kjo taksë, që lidhet ngushtë me jetesën e banorëve, është në fokus të opinionit.
Aktiviteti i vlerësimit të hieroglifit vjetor organizohet nga Shoqata e Kontrollit të Aftësisë së Hieroglifit Kinez (Kanji), qysh nga viti 1995 dhe deri më sot janë zhvilluar 19 edicione.
"Ngatërrimi", fjala e vitit në Singapor
Më 17 dhjetor, gazeta e Singaporit "Linahe Zaobao" publikoi fjalën e vitit , "ngatërrimi", si përgjithësim i vitit 2014.
Kryeredaktori i gazetës Wu Xindi tha, "gjatë këtij viti, shumë ngjarje përreth na kanë shqetësuar dhe fjalë 'ngatërrim' është pasqyra e drejtpërdrejtë e ndjenjave tona, si shtetas të një vendi të vogël me treg të hapur. Çdo lëkundje e jashtme ushtron ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj vendit tonë." (Wang Lei)