20141224koz |
Projektuesit dhe zhvilluesit e lojërave elektronike të Jordanisë janë duke treguar muskujt e tyre virtualë në skenën rajonale dhe atë globale. Ata i prezantuan talentet gjatë Samitit të Lojërave të Amman-it, i cili është një shans për zhvilluesit dhe programuesit për t'u lidhur me aktorët dhe faktorët kryesorë të kësaj industrie, Google dge Sony PlayStation.
Dëgjoni raportin e korrespodentit tonë nga Jordania.
Lëvizja jordaneze e lojërave në internet është në zhvillim e sipër në botën virtuale arabe.
Në Samitin e Lojërave të Jordanisë, programuesit po përpiqen të kapin shansin duke prezantuar projektet e tyre të fundit.
Samiti organizohet nga Laboratori i Lojërave i Jordanisë, një iniciativë e Mbretit Abdullah II dhe Task Forcës Jordaneze e Lojërave.
Për shkak se kompanitë jordaneze zhvillojë gati 70 për qind të lojërave në internet dhe atyre për celularë në botën arabe, udhëheqësit e industrisë mendojnë se nxitja e talenteve në fushën e teknologjisë së informacionit, sidomos atyre të diplomuar nga universitetet, është hapi thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.
Udhëheqësit e industrisë parashikojnë një 'boom' në këtë sektor ndaj dhe duan të promovojnë talente si 15-vjeçarja Salar Shaëabkeh. Ajo ka dizenjuar lojë për celularë Jerasa, një lojë me rrokullisje topash.
"Ne kemi ardhur sot në këtë samit, për t'ju treguar njerëzve më shumë për lojën që kemi krijuar. Në dëshirojmë të kërkojmë mbështetje për të ardhmen, por edhe për faktin se ne jemi nxënës shkolle, ndaj shpresojmë se përfaqësuesit e qeverisë, të Sony-it apo të Google,-it që ndodhen sot këtu do të na mbështesin në të ardhmen."
Një ditë në të ardhmen ajo pret të arrijë të njihet si zhvilluese lojërash ashtu si Hussam al-Natour. Ai u nderua në skenë për punën e tij për PlayStation Vita, që është platforma e lojërave e Sony-it.
Al-Natour ka zhvilluar një mënyrë që u lejon dy përdoruesve të luajnë në të njëjtën kohë me një pajisje të vetme Vita.
"Ne ndodhemi këtu për të prezantuar lojën që kemi krijuar dhe njëherësh t'ju tregojmë njerëzve se ne jemi të aftë për të zhvilluar lojëra, dhe se ne morëm një çmim nga Sony dhe gjithashtu morrëm patentat pasi zhvilluam një lojë për PlayStation VITA që u mundëson dy njerëzve të luajnë me një pajisje të vetme në të njëjtën kohë."
Nour Khreis, kryetare e Task Forcës së Lojërave, beson se organizimi i samitit do ta vendosë Jordaninë në hartën ndërkombëtare të zhvillim të lojërave.
"Ne përgatitëm këtë takim midis zhvilluesve vendorë dhe aktorëve ndërkombëtarë të lojërave në internet, videolojërave në mënyrë që të shkëmbehet sa më shumë dije dhe njohuri me të ftuarit tanë ndërkombëtarë. Kështu talentet këtu do të kenë mundësi të jenë konkurrues në shkallë globale. Samiti gjithashtu do ta vendosë Jordaninë në hartën ndërkombëtare të zhvilluesve. Ne jemi kryesorë sot ne rajon për zhvillimin e lojërave dhe një nismë si Laboratori i Lojërave i Jordanisë i cili u hap dyert zhvilluesve, krijuesve dhe programuesve dhe u ofron atyre mjetet e duhura për të punuar dhe prezantuar punën e tyre skenën ndërkombëtare."
Khreis thotë e Jordania është një prej prodhuesve më të mëdhenj të rajonit në fushën e lojërave elektronike, por ndërkohë financimi i projekteve sidomos për të rinj sapo e kanë nisur karrierën e tyre, është i vështirë.
Financimi do të jetë thelbësor për të ardhmen e zhvillimit të lojërave, thotë Nour al-Hamoud, drejtori i programuesve i Fondacionit të Zhvillimit 'Mbreti Abdullah'.
"Unë mendoj se në vitet në vazhdim ne do të krijojmë më shumë vende pune sidomos në industrinë e lojërave. Njerëzit janë më të vetëdijshëm tani, gjithashtu vetë industria dhe qeveria kërkojnë daljen në dritë të punës, kështu që në të ardhmen besoj dhe jam i siguritë për këtë, do të këtë më shumë vende pune në këtë industri."
Në samitin e organizuar nga Jordania ka pjesëmarrës nga kompanitë Sony, Epic Games, Penguin, Insomniac Games dhe Google.
Gjithsej mbi 500 pjesëmarrës marrin pjesë në samit, përfshirë përfaqësues të shkollave dhe studentë, kompanitë e sektorit privat dhe gjithashtu individë privatë që punojnë në industrinë e lojërave jordaneze.
Ekspertët besojnë se kompanitë vendore të lojërave kanë potencial të madh, duke nënvizuar kërkesën në rritje për lojërat on line në botën arabe, ku shumica e popullsisë përbehet nga të rinjtë.