PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banorët e Makaos gëzojnë plotësisht mirëqenien shoqërore
2014-12-22 16:20:50 CRI Komenti juaj Printoni

20 dhjetori është 15-vjetori i kthimit të Makaos në gjirin e atdheut. Gjatë 15 vjetëve, ekonomia e Makaos është rritur disa herë. Me shtimin e të ardhurave, sistemi i sigurimeve shoqërore i Makaos është përsosur pandërprerë. Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos ka marrë një sërë masash në drejtim të mirëqenies në arsim, shëndetësi e punësim dhe si rezultat, niveli i sigurimeve shoqërore të banorëve të Makaos është më i përparuar se rajonet përreth, duke zënë një ndër vendet e para në botë.


Foto: 吴晖/东方IC

Makao është rajoni i parë ndër krahinat e gjuhës kineze ku zbatohet arsimi 15-vjeçar falas. Kjo politikë filloi të zbatohet në vitin 2007 dhe sipas saj banorët e Makaos gëzojnë arsimin falas nga niveli parashkollor deri në shkollën e mesme. Banori i Makaos zoti Wang ka një djalë që ndjek shkollën fillore dhe përshëndet politikën e arsimit falas:

"Kjo politikë e arsimit falas është përsosur pandërprerë. Heqja e shpenzimeve mësimore është një gjë e mirë për prindërit sepse mund të lehtësojë presionin ekonomik të familjes."


Foto: 周古凯/东方IC

Arsimi falas nuk do të thotë nivel i ulët arsimor. Sipas vlerësimit të Organizatës së Bashkëpunimit e Zhvillimit Ekonomik për aftësinë e nxënësve, niveli i matematikës, i shkencave e i leximit i nxënësve 15-vjeçarë të Makaos është më i lartë se niveli mesatar i anëtarëve të kësaj organizate.

Ky rezultat u arrit në sajë të përpjekjeve të qeverisë së Makaos për nxitjen e barazisë arsimore. Nga viti shkollor 2013 deri në 2014, fondet e arsimit falas të dhëna nga qeveria e rajonit të posaçëm arritën në 1.55 miliardë pataka të Makaos, shifër kjo e rritur 3.2 herë, në krahasim me vitin 1999. Drejtorja e Drejtorisë së Arsimit të Rinisë të Makaos Liang Li u shpreh se shtimi i pandërprerë i fondeve në arsim ka për qëllim të nxiten barazia e niveli i lartë i arsimit bazë. Ajo tha:

"Nga viti shkollor 1999 deri në 2000, rreth 60% e nxënësve kanë përfituar nga politika e arsimit falas, kurse nga viti 2012 deri në 2013, kjo përqindje u rrit në 80%. Kjo politikë u jep nxënësve shancin e barabartë të marrjes së arsimit duke hedhur baza për ngritjen e nivelit arsimor dhe përgatitjen e talenteve në vend."


Foto: 周古凯/东方IC

Për të përsosur sistemin e përgatitjes së talenteve në vend e për të krijuar rrjetin e arsimit për të gjithë banorët, qeveria e Makaos hartoi edhe projektin e mësimit të vijueshëm të banorëve në dy etapa. Deri tani ka mbaruar projekti i etapës së parë ku morën pjesë më se 140 mijë banorë. Në etapën e dytë në funksionim, subvencionet e mësimit për çdo banor janë 6000 pataka. Banorët e Makaos janë të mendimit se ky projekt ka rëndësi aktive për përgatitjen e talenteve në vend.

Makao me një numër të konsiderueshëm banorësh dhe burime të pakta, ka shpërndarë asistencën mjekësore në mënyrë të arsyeshme. Aktualisht në këtë rajon është krijuar një sistem i avancuar mjekësor në dy nivele, duke përfshirë qendrën mjekësore në lagje dhe spitalin e përgjithshëm. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit të Makaos Li Zhanrun u shpreh se ky sistem mund të sigurojë marrjen e mjekimit nga çdo pacient:

"Sistemi shëndetësor i Makaos mund të sigurojë kujdesin shëndetësor për çdo banor me të ardhura të pakta dhe kjo ka rëndësi të madhe. Shërbimi ynë mjekësor ndahet në dy nivele, banorët shkojnë së pari në qendrën mjekësore të lagjes për mjekim, nëse ka nevojë ata i drejtohen spitalit të përgjithshëm. Kjo masë mund të shmangë fluksin e vizitave të pacientëve në spital. Njëkohësisht mjekimi i banorëve në qendrën mjekësore të lagjes është falas".


Foto: 吴晖/东方IC

Strehimi është një problem tjetër i rëndësishëm për jetesën e banorëve. Politika e ndjekur nga qeverisja e Makaos për strehimin bazohet së pari në zgjidhjen e strehimit të familjeve me të ardhura të ulta. Në 5 vjetët e kaluar, në Makao u përuruan më se 22 mijë apartamente publike. Projekti "Shipaiwu" është projekti më i madh i apartamenteve publike në Makao. Ky projekt është investuar kryesisht nga qeveria e rajonit të posaçëm,ku sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit arrin në mbi 53 mijë metra katrorë dhe në të planifikohet të banojnë 60 mijë njerëz.

Pro projektet me synim mirëqenien e banorëve të Makaos nuk përfundojnë këtu. Deri tani sistemi i sigurimeve shoqërore ka mbuluar të gjithë banorët e Makaos dhe banorët nuk shqetësohen për jetesën pas daljes në pension. Vitin e kaluar, qeveria e rajonit të posaçëm vuri 75% të taksave të të lojrave të fatit në fondacionin e sigurimeve shoqërore dhe hartoi një sërë projektesh si atë të përkrahjes së punësimit të të rinjve me qëllim që burimet shoqërore të përdoren nga të gjithë banorët. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China