20141221ouzhou |
Më 16 dhjetor, u zhvillua në Beograd takimi i tretë i liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL), ku morën pjesë kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama.
Epoka e re e bashkëpunimit Kinë-Shqipëri
Më 15 dhjetor, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Kinës (EXIM) Li Ruogu nënshkroi përkatësisht me ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe ministrin e Infrastrukturës e Transportit Edmond Haxhinasto dy marrëveshje, "Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Mekanizmin e Bashkëpunimit në Financim" dhe "Memorandumin mbi Bashkëpunimin e Financimit për Rrugën e Arbrit".
"Ky është projekti i parë pas mbi tre dekatave,me të cilin Kina dhe Shqipëria rifillojnë bashkëpunimin." njoftoi Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua,duke shtuar se "Ai jo vetëm simbolizon pjesëmarrjen përsëri të Kinës në ndërtimin e një vendi mik të vjetër, por pasqyron edhe etjen e Shqipërisë për investime të huaja, gjatë përpjekjeve të saj për rritjen ekonomike."
Më 16 dhjetor, kryeministri shqiptar Edi Rama, që u ndodh në Beograd në takimin e tretë të liderëve të Kinës dhe të 16 vendeve të EQL-së, përmes një postimi në rrjetin social, 'Facebook', tha se projekti i rrugës së Arbrit "është fruti i parë i një epoke të re".
Gjatë takimit me kryeminstrit kinez Li Keqiang, Edi Rama tha se bashkëpunimi i Shqipërisë dhe vendeve të rajonit me Kinën është thelbësor për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal.
"Pala shqiptare dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fushën ekonomike tregtare, të bujqësisë, të ndërtimit të infrastrukturës, atë arsimore etj., dhe mirëpret ndërmarrjet kineze të investojnë në Shqipëri për të realizuar zhvillimin e përbashkët," tha Rama.
Nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang vlerësoi lart miqësinë tradicionale midis Kinës e Shqipërisë. Këtë vit të dy vendet shënojnë 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
"Kina dëshiron t'i çojë në një nivel më të lartë marrëdhëniet dypalëshe dhe njëherësh dëshiron të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e autostradave, hekurudhave dhe porteve shqiptare," tha kryeministri kinez, duke shtuar se me palën shqiptare do të diskutohet për zgjerimin e kanaleve të financimit dhe nxitjen e ndërmarrjeve kineze që të investojnë në Shqipëri.