PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Kujtojmë, për të mos harruar" programi i posaçëm
2014-12-11 10:21:39 CRI Komenti juaj Printoni

Sot është ditëlindja e atdheut tonë të madh. Me këtë rast, kemi përgatitur një program të posaçëm, të titulluar "Kujtojmë, për të mos harruar". Janë të ftuar kinezë që punuan në Shqipëri para disa dekadave. .

Sivjet është 65 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë. Për këtë vend ballkanik, kryetari Mao Cedong ka thënë "Kemi miq në këtë botë, me ta jemi lidhur fort. Sado larg që jemi , si fqinj të mirë i kemi" . Për të rinjtë e sotëm kinezë kjo thënie ndoshta nuk është shumë e njohur. Por në 60 vite të shekullit të kaluar, shumë kinezë kanë qënë në Shqipëri për të ndihmuar në ndërtimin e saj dhe kanë krijuar lidhje të forta me këtë vend, pasi atje kaluan disa vite të rinisë.

Specialisti Zhang Shimin që doli në pension nga CRTV ka qenë në Shqipëri për të ndihmuar në ndërtimin e radiostacionit të Shijakut si dhe Televizionit shtetëror , në vitet 1969 dhe 1971. Në vitin 2004 kur përfundoi karrierën e tij, Zhang vizitoi sërish Shqipërinë për të marrë pjesë në projektin e rindërtimit të radiostacionit të Shijakut. Ai ka një ndjenjë të fortë dashurie për Shqipërinë.

Me krenari ai kujton kohën kur u dërgua të punonte jashtë Kinës.

"U ndjeva shumë krenar,pasi mendoja se kryetari më kishte besuar këtë detyrë. Kur më miratuan vajtjen time në Shqipëri u gëzova shumë, pasi Partia më kishte besuar këtë detyrë. Ishte një ndjenjë e fortë krenarie . Në atë kohë nuk mendova të fitoj para, por ndjehesha krenar. Unë do të punoja jashtë Kinës dhe mbarë familja ime ishte krenare për këtë. "

Personat që u dërguan me punë jashtë vendit ishin të besuar politikisht dhetë dalluar në punë .

Specialistë kinezë kanë punuar me shumë zell në Shqipëri. Ata punonin për pasion dhe jo për përfitim. Shpesh punonin me kohë të gjatë dhe pa pushim. Inxhinieri Liu Jinming që doli në pension nga Kompania Kimike dhe Industriale në Nanjing ka qënë në Shqipëri në vitin 1966 për të ndihmuar për ndërtimin e fabrikës së superfosfatit . Ai tregon se ka punuar mbi 30 orë, por edhe më shumë në disa raste.

"Kur punonin në Shqipëri në sektorin e ndërtimit, specialistët kinezë përpiqeshin shumë. Në një rast, kur kishte probleme kaldaja kemi qëndruar në punë 40 orë për ta rregulluar. Nuk pushonim fare. Përgjegjësi i punimeve Guo gjithashtu punoi bashkë me specialistët deri mbi 40 orë . Shqiptarët e dinë se sa shumë përpiqeshin specialistët kinezë për realizimin e punës së tyre ."

Kontributi në punë përbën vetëm njërën anë. Për të përshtatur zhvillimin industrial me kushtet e Shqipërisë, specialistët kinezë kryen shumë studime shkencore, disa prej të cilave të nivelit të lartë botëror . Nëpërmjet studimeve të specialistëve kinezë në punën e përbashkët të Metalurgjikut në Elbasan, u arrit realizimi i teknikës së ndarjes së nikelit dhe të kobaltit nga hekuri. Kjo ishte një teknikë e re botërore për kohën. Në këtë mënyrë u hap rruga e re e prodhimit të çelikut në Shqipëri.

Disa specialistë kinezë sakrifikuan jetën e tyre. Duke iu referuar të dhënave të kohës, Zhang Shimin kujton humbjen e jetës së specialistit kinez Zhang Baoyu , i dërguar nga Drejtoria Qendrore e Radiodifuzionit të Kinës e asaj kohe për të ndihmuar në Shqipëri.

"Ato ditë ndodheshim në malin e Dajtit, ku po instalonim antenat dhe unë përgjigjesha për pajisjet me valë të shkurtëra. Platforma në atë terren malor ishe shumë e vogël, sipërfaqja e tij ndoshta mund të ishte vetëm 10 metra katrorë. Zhang Baoyu po po drejtonte platformën, por nuk kishte në atë kohë rrjet mbrojtjeje, sepse nuk kishte kohë dhe punohej me shpejtësi. Unë po merresha me instalimin e antenës dhe e pashë kur ai filloi të ecte mbrapsht dhe kështu u rrëzua në lartësi të madhe. Dëgjova klithmën e tij dhe e pashë më pas të mbuluar në gjak. Një shqiptar e mbajti në krahë dhe e dërgoi me makinë në spital por nuk arriti të shpëtonte. Shqipëria zhvilloi ceremoninë zyrtare të varrimit të këtij specialisti kinez, që ra në krye të detyrës. Ishte një ceremoni mortore madhështore me pjesmarrjen e autoriteteve të larta shqiptare por dhe të mijëra qytetarëve , duke u krijuar një situatë mjaft emocionuese.

Kontributi i Kinës në Shqipëri nuk u përqëndrua vetë në industri, por edhe në kulturë, arsim etj. Me ftesën e qeverisë shqiptare, regjizorja Jiang Zuhui dhe balerini Zhang Ce nga Ansambli Qendror i Baletit i Kinës shkuan në Tiranë për të ndihmuar Trupën e Baletit të Shqipërisë për vënien në skenë të baletit "Detashmenti i kuq i grave ".

Provat ishin të lodhshme, por balerinët shqiptarë punonin me zell, madje edhe kur kishin plagë të lehta në këmbë, gjatë vallëzimit. Regjizorja Jiang Zhuhui ishte shumë e ndjeshme.

"Mbaj mend dy balerina shqiptare që kishin vrarë këmbët gjatë vallëzimit. Madje njëra nga balerinat preu me gërshërë këpucën e baletit, që të vazhdonte provat. U preka shumë nga kjo gjë ."

Pas përgatitjeve 4 mujore , shfaqja e parë e "Detashmentit të kuq të grave " fitoi duartrokitjet e publikut shqiptar dhe liderët e të dy vendeve e vlerësuan lart. Kështu specialistët kinezë krijuan lidhje të ngushta me kolegët shqiptarë, të cilat i ruajnë dhe sot, pas 50 viteve.

Në gusht të këtij viti, në Nanjing u organizuan Lojërat e 2-ta Olimpike Rinore. Kur shikoi që delegacioni i Shqipërisë hyri në stadium në ceremoninë e hapjes, Liu Jinming u ngrit në këmbë dhe filloi të duartrokiste fort duke shprehur simpatinë e tij për Shqipërinë.

"Doja të takoja delegacionin shqiptar, të dija nga cilat qytete vijnë. Mendoja se ndoshta mund të kishte prej tyre nga zona e fabrikës së superfosfatit. Ndoshta po tu thoja emrat e disa miqve shqiptarë mund të ishte gjyshi i ndonjërit prej tyre. Kam njohur shumë shqiptarë dhe kam mall për ta. "

Jiang Zhuhui i kujton shpesh kolegët shqiptarë. Ajo u trishtua shumë kur mësoi për vdekjen e balet maestrit Agron Aliaj. Madje ajo, sivjet me rastin e 50 vjetorit të shfaqjes së parë të baletit "Detashmenti i kuq i grave" kishte planifikuar të ftonte kolegun dhe mikun e saj shqiptar Agron Aliaj në Pekin.

"Dëshiroja të ftoja Agronin në Pekin dhe të ndiqte shfaqjen. Por mësova se nuk jeton më dhe për këtë më vjen shumë keq."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China