20141207xianfa |
Më 4 dhjetor Kina kremtoi për herë të parë "Ditën e Kushtetutës". Me këtë rast në krahina të ndryshme të vendit u organizuan aktivitete me synim dhënien e mesazhit të së drejtës juridike dhe përcjelljen e shpirtit të kushtetutës te qytetarët.
Në programin e sotëm, do t'ju flasm për Ditën e Kushtetutës së Kinës.
Më 4 dhjetor, me rastin e Ditës së Kushtetutës, afro 200 përfaqësues nga komuniteti u ftuan të merrnin pjesë në ceremoninë e betimit të gjyqtarëve para kushtetutës në Gjykatën e Lartë të Kinës.
"Unë jam gjyqtar i Republikës Popullore të Kinës. Betohem se do të jem besnik ndaj atdheut, popullit, Kushtetutës dhe ligjit. Do të zbatoj detyrën e gjyqtarit, do të respektoj etikën profesioniale dhe do të ndjek normat e gjyqtarit......
Foto: 宋海存 / 东方IC
Në ambjentet e Gjykatës së Lartë të Kinës, nën drejtimin e gjyqtarit të shkallës së parë Shen Deyong, 40 gjyqtarë nga gjykata të 4 shkallëve të mbarë vendit, u betuan solemnisht para kushtetutës, duke ngritur dorën e djathtë. Në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror, të zgjedhur në Kongresin e 18-të të PK të Kinës, u vendos të krijohet sistemi i betimit para kushtetutës, që të tregojë respektimin e ligjit dhe premtimin për mbrotjen e drejtësisë e barazisë.
Më 1 nëntor të këtij viti, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës e përcaktoi 4 dhjetorin si Dita e Kushtetutës e Kinës, në të cilën zhvillohen veprimtari promovuese mbi kushtetutën në mbarë vendin.
Dita e Kushtetutës, më shumë se një ceremoni, është një masë për të forcuar ndërgjegjshmërinë e mbarë shoqërisë mbi "sundimin e ligjit",si një koncept që ka të bëjë jo vetëm me drejtimin e vendit, por ka lidhje edhe me lumturinë e çdo qytetari.
Në akvitetin e hapur për publikun , të organizuar nga Gjykata e Lartë me rastin e Ditës së Kushtetutës, u ftuan edhe 9 përfaqësues të publikut për të treguar eksperiencat e tyre lidhur me "sundimin e ligjit". Gazetarët e pranishëm treguan vëmendje të madhe për eksperiencën e Zhang Hui-t dhe xhaxhait të tij Zhang Gaoping, që u burgosën gabimisht për 10 vjet për një çështjë të padrejtë gjyqësore. Kjo është hera e parë që Gjykata e Lartë fton të dënuarit padrejtësisht të marrin pjesë në një aktivitet të hapur për publikun e gjerë . Dy ish të dënuarve padrejtësisht, anëtarë të familjes Zhang, nuk u kishte shkuar kurrë ndër mend se do të ftoheshin në Gjykatën e Lartë.
"Kur mora ftesën nga Gjykata e Lartë, u emocionova pa masë, sa nuk më zuri gjumi tërë natën. Kur isha në burg, edhe në ëndërr shikoja sikur ankohesha në Pekin për padrejtësi. Por, kur u lirova nga burgu, nuk e kisha më këtë mendim."
Zhang Hui-Zhang Gaoping
Foto: 新安晚报 / 东方IC
"Nuk e përfytyroja se do të ftoheshim të vizitojmë gjykatën e Pekinit. Gjyqtarët na ndihmuan në zgjidhjen e padrejtësisë, i falenderojmë!"
Sipas statistikave jo të plota, gjatë dy vjetëve pas Kongresit të 18-të të PK të Kinës, në mbarë vendin u ndreqën mbi 20 çështje të mëdha gjyqësore, gjë që tregon parimin e transparencës së institucioneve të drejtësisë për korrigjimin e gabimeve. Zëdhënësi i Gjykatës së Lartë Sun Jungong u shpreh
"Ne ftuam dy të dënuar në mënyrë të padrejtë - Zhang Hui dhe Zhang Gaoping - të marrin pjesë në aktivitetin e hapur për publikun të Gjykatës së Lartë . Kemi për qëllim që t'i japim shoqërisë mesazhin që gjykata popullore mbron me vendosmëri të drejtat e shtetasve dhe çdo shtetas është i barabartë përpara ligjit."
Më 4 dhjetor, u publikua zyrtarisht "Harta online e gjykatave kineze". Në këtë hartë, të krijuar nga Gjykata e Lartë në bashkëpunim me motorin kinez të kërkimit "Baidu", përmblidhen informacionet e 3496 gjykatave kineze. Kështu qytetarët kinezë mund të gjejnë lehtësisht informacionet zyrtare të gjykatave.
Nga korrigjimi i çështjeve të padrejta gjyqësore, deri në masat lehtësuese për qytetarët, efektiviteti fillestar duket pas raundit të ri të reformës juridike.
"Qëllimi i Ditës së Kushtetutës është shndërrimi i tekstit të kushtetutës në çelësin e qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave e të interesave të tyre," tha Lin Laifan, profesori i Shkollës së Magjistraturës të Universitetit Tsinghua.
Qarqet juridike të Kinës kishin bërë thirrje për krijimin e Ditës së Kushtetutës. Lian Xisheng, profesor i së drejtës kushtetuese i Universitetit të Shkencave Politike dhe Juridike të Kinës tha, "Sundimi i vendit me ligj, në radhë të parë do të thotë sundim i kushtetutës , kurse përpara sundimit të vendit me kushtetutë, qytetarët duhet të kuptojmë ç'është kushtetuta. Dita e Kushtetutës është një rast i mirë për ndërgjegjësimin e qytetarëve ."
Në mëngjesin e 1 dhjetorit, në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar të Shkollës së 31-të të qytetit Qingdao u shtua një përmbajtje e veçantë, dhënia e njohurive mbi kushtetutën nga mësuesi i edukatës qytetare Xu Keming.
"Shumë nxënës mendojnë se kushtetuta është në nivel shtetëror, larg jetesës së tyre," tha Xu Keming. "Në fakt, kushtetuta ka lidhje të ngushtë me ta, P.Sh. arsimi i detyrueshëm 9 vjeçar, të cilin ata po ndjekin , përcaktohet në kushtetutë."
Në krahasim me rëndësinë e kushtetutës në jetën e qytetarëve, shoqëria nuk ka mjaft njohuri për kushtetutën. Në një sondazh të bërë kohët e fundit, ndër 1197 të pyeturit, vetëm15.7% e kishin lexuar plotësisht kushtetutën, ndërsa 33.2% prej tyre nuk e kanë parë fare kushtetutën. Këto shifra tregojnë se duhet të promovohet më tej kushtetuta në rradhët e qytetarëve.
Profesori Lin Laifan tha se krijimi i Ditës së Kushtetutës ka më shumë rëndësi kulturore sesa krijimi i sistemit. Kur qytetarët do të besojnë plotësisht kushtetutën, do të përdorin me iniciativë kushtetutën dhe do të bëhen zbatues e mbrojtës të kushtetutës, në mbarë shoqërinë do të formohet kultura e kushtetutës. (Wang Lei)