20141207yiliao |
Sot shumë institucione të huaja të shërbimit shëndetësor kanë hedhur vështrimin e tyre drejt Kinës, këtij tregu tërheqës të shërbimit shëndetësor për investitorët e huaj.
Me zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe me përparimin e madh shoqëror, sektori shëndetësor në Kinë është zhvilluar shumë shpejt. Në 30 vjetët e kaluar, sistemi publik shëndetësor i Kinës, që ishte nën kontrollin e qeverisë u hap gradualisht ndaj kapitaleve private e të huaja. Për të tërhequr më shumë investime të huaja, qeveria kineze ka lehtësuar pandërprerë kufizimet e hyrjes në sektorin shëndetësor.
Foto: Wang Rongjiang / 东方IC
Në të kaluarën, për të hapur një institucion të shërbimit shëndetësor, kapitalet e pjesës së brendshme kineze duhet të zinin të paktën 30% të investimeve të përgjithshme, kurse tani lejohen 100% e investimeve të investuesve nga Hong-Kongu, Makao e Tajvani. Për investuesit e huaj, kjo përqindje mund të arrijë në 90%.
Muajin e kaluar, spitali i përgjithshëm i Masaçusetsit të SHBA-së pati përfitim nga politika e re pasi do të krijojë degën e parë në Kinë me qëllim që t'u japë 1.4 miliardë kinezëve shërbim shëndetësor të nivelit të lartë.
Wang Haiying është analiste e shëndetësisë e Grupit Paqësor të Sigurimeve të Kinës. Sipas saj, tërheqja e investimeve të huaja në fushën shëndetësore është në favor të lehtësimit të barrës qeveritare në sistemin publik shëndetësor. Ajo tha:
"Pas krijimit të një institucioni të ri shëndetësor, pavarësisht privat apo publik, ai do të lehtësojë barrën e spitaleve të tjera në Kinë. Më e rëndësishmja është që spitalet private të kenë një mjedis të mirë mjekimi dhe pajisjet të jenë të përparuara ."
Megjithëatë shërbimi privat shëndetësor nuk pranohet lehtë nga të gjithë, sepse shpenzimet janë të larta. Lidhur me këtë Wang Haiying shprehet:
"Shpenzimet e larta të shërbimit privat shëndetësor janë pengesa kryesore për shumicën e pacientëve, pavarësisht nga niveli i lartë i shërbimit privat. Vetëm familje me të ardhura të larta zgjedhin shërbimin privat shëndetësor."
Sot shumë pacientë zgjedhin ende pritjen disaorëshe në një spital shtetëror për të marrë mjekimin dhe nuk shkojnë tek ndonjë spital privat.
Por vihet re se vitet e fundit, po ndryshon dalëngadalë pikëpamja e njerëzve për shërbimin privat shëndetësor dhe është shtuar pandëprerë numri i pacientëve që vizitojnë institucionet private shëndetësore.
Foto: 歌尽繁华 / 东方IC
Spitali "United Family" i krijuar para rreth 20 vjetëve në Pekin, është një nga spitalet e parë privat të huaj në Kinë. Drejtori i përgjithshëm i shëndetit familjar i spitalit "United Family" Joshua Kurtzig vë në dukje se kinezët kanë filluar të pranojnë shërbimin privat shëndetësor, pas krijimit të spitalit të tyre.
"Në fillim, spitali ynë u shërbente kryesisht të huajve në Pekin, kurse tani pacientët tanë janë kryesisht kinezë. Mendoj se shërbimi i nivelit të lartë dhe kërkesat e kinezëve për shërbimin e mirë privat shëndetësor kanë hedhur bazat e suksesit të këtij spitali."
Sipas një ankete të vitit 2012, rreth 30% e qytetarëve kinezë paguajnë sigurime shëndetësore private dhe 20% e tyre planifikojnë të blejnë sigurime ë tilla.
Me shtimin e pandërprerë të të ardhurave të kinezëve, shpenzimet e larta të shërbimit privat shëndetësor po pranohen më gjerësisht. Joshua Kurtzig u shpreh se ai ka e parë këtë ndryshim në spitalet private:
"Më shumë kinezë të klasës së mesme ose të lartë kanë zgjedhur shërbimin privat shëndetësor. Çdo kinez që kujdeset për shëndetin e gjithanshëm të familjes mund të provojë shërbimin tonë të shkëlqyer."
Foto: 莫一 / 东方IC
Spitali i ri i sipërpërmendur planifikohet të emërtohet spitali i përgjithshëm i Masaçusetsit në Kinë , i pajisur me 500 deri në 1 mijë shtretër dhe do të ndërtohet në një qytet ishullor afër Hong-Kongut.
Tani bisedimet për krijimin spitalit po vijojnë dhe përgjegjësi i përgjithshëm i spitalit shpreson që projekti të realizohet sa më parë. (Fani)