PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina aspiron të bëhet lideri i ekonomisë së internetit
2014-11-28 10:05:58 CRI Komenti juaj Printoni

Në mes të nëntorit, u zhvillua në provicën Zhejiang të Kinës Lindore Konferenca Globale e Internetit 2014, ku morën pjesë qindra personalitete të kësaj fushe nga shumë vende. Tema e konferencës treditore mbi zhvillimin e ekonomisë së internetit tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Në këtë drejtim, kompanitë kineze kanë shfaqur një nivel të lartë.

Sivjet është 20 vjetori i lindjes së internetit. Gjatë vetëm 20 vjetëve, interneti jo vetëm është përhapur në mbarë globin, por ka ushtruar ndikim të thellë mbi ekonominë. Parashikohet se deri në vitn 2016, ekonomia në internet do të arrijë në 4.2 trilionë dollarë amerikanë, por zoti Ren Xianliang, zv/drejtor i Zyrës Kombëtare të Informacionit dhe të Internetit, mendon se forca tërheqëse e ekonomisë në internet nuk mbetet vetëm në këtë shumë.

"Novacioni në aplikimin e internetit ka nxitur ndryshimin e zhvillimit ekonomik në mbarë globin. Interneti po luan rol të rëndësishëm në sistemin e ri rregullator të industrive dhe të rritjes ekonomike në sferën botërore. Interneti krijon formën e re të ekonomisë si dhe mënyrën e re të funksionimit të saj , pra ai po bëhet motori i ri i zhvillimit ekonomik."

Sipas zotit Ren, ekonomia në internet ka nxitur shumë edhe kërkesat e konsumit. Me zhvillimin e vrullshëm dhe ngritjen e biznesit online, kombinimi i ekonomisë reale me atë virtuale ka sjellë efektivitet kolosal ekonomik dhe shoqëror. Ekonomia e internetit, me karakterin e gjelbër, të mençur dhe me nivel të ulët ndotjeje ka nxitur edhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë globale.

Në ekonominë e internetit, ndërmarrjet kineze po luajnë rol gjithnjë e më të madh. Në sajë të karakterit të hapur të internetit, ndërmarrjet kineze të internetit po kapin një shans për kapërcimin e kolegëve të vendeve të zhvilluara, duke ushtruar ndikime të mëdha në botë. Krye-ekzekutivi i dyqanit online JD.Com, Liu Qiangdong tha:

"Nga vëllimi i tregtisë, Kina ka kaluar ShBA-në, duke zënë vendin e parë në mbarë globlin. Megjithëse cilësia e tregtisë pritet të ngrihet më tej, nuk do të ndryshojë tendenca. Besoj se pas një apo dy vjetësh, Kina do të bëhet vendi i parë i tregtisë online jo vetëm nga ana e vëllimit të xhiros, por edhe nga llojshmëria e mallrave, cilësia dhe shërbimet."

Në vitin 2013, vëllimi i tregtisë online në Kinë kaloi 10 trilionë. Sipas parashikimeve të Bankës së Investimeve

Morgan Stanley, deri në vitin 2018, vëllimi i tregtisë online i Kinës do të kalojë shumën e përgjithshme të tregtisë online të vendeve të tjera në botë. Nga ekonomia e internetit, Kina përfitoi jo vetëm fitime kolosale, por ushtron ndikime në mbarë globin dhe në modelin dhe konceptin e jetesës. "11 nëntori" ishte dita e blerjes e kinezëve, por nëpërmjet platformës së fuqishme të biznesit online, "11nëntori" i këtij viti u bë festa e blerësve të mbarë globit. Krye-operatori i Alibaba-së Zhang Yong tha:


Foto: 梁臻 / 东方IC

"Kur ideuam temën e '11 nëntorit' të sivjetshëm, e përcaktuam si viti i parë i festës të blerësve të mbarë globit. Pra, një nga aktivitetet me rastin e '11 nëntorit' është që nëpërmjet platformës sonë të shit-blerjes globale, 'Aliexpress', të tërheqnim sa më shumë konsumatorë të vendeve të tjera në këtë festë. Si rezultat, konsumatorë të 217 vendeve të botës realizuan blerje nëpërmjet 'Aliexpress' më 11 nëntor. Kjo pasqyron gjendjen aktuale dhe perspektivën optimale të biznesit online ndërshtetëror."


Foto: 呜啊呜啊 / 东方IC

Por për të luajtur një rol më të madh drejtues në rrymën e madhe të ekonomisë së internetit, Kina duhet të integrohet më tej në ekonominë botërore dhe të lidhet më tej me globin. Në këtë drejtim, krye-ekzekutivi i dyqanit online, "JD.Com" është i mendimit se përpara ndërmarrjeve kineze ka ende një rrugë të gjatë.

"Nëse një kompani zhvillon biznesin vetëm në vend, nuk tregon se ajo është e pjekur. Në dhjetë vitet e ardhshme besoj se më shumë kompani kineze të internetit do të hyjnë në arenën ndërkombëtare. Në të kaluarën, për shkak të pengesave gjatë zhdoganimit, mallrat e importuar ishin me çmim të lartë, në krahasim me ShBA-në dhe Evropën. Pas krijimit të zonave të tregtisë së lirë në disa krahina kineze, kinezët mund të shijojnë tani shërbime e produkte nga e mbarë bota, me cilësi të lartë dhe me çmim të ulët."


Foto: 梁臻 / 东方IC

Zhvillimi i ekonomisë së internetit nuk ndahet nga inkurajimi i qeverisë. Zv/kryeministri i Kinës Ma Kai tha ditët e fundit se në të ardhmen qeveria kineze do të përpiqet së bashku me kompanitë, që të krijojnë sistemin më të barabartë të tregtisë së internetit.

"Kina është e gatshme që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të hartojnë rregullat për përsosjen e tregtisë kibernetike, të zhvillojnë bashkëpunimin e biznesit online ndërshtetëror, të krijojnë lehtësi për zhdoganim e logjistikë, të kundërshtojnë proteksionizmin, që të nxitin lulëzimin e ekonomisë së internetit në mbarë botën." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China